Opozita proteston sot për rrëzimin e qeverisë, reagon Yuri Kim: Me rëndësi të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore

7 Korrik 2022, 18:32Politika TEMA

Opozita proteston sot për rrëzimin e qeverisë, reagon Yuri Kim:

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë një koment të shkurtër për protestën e thirrur nga Partia Demokratike pasditen e së enjtes. 

Para nisjes së aktivitetit që po mban Dhoma Amerikane e Tregtisë, kryediplomatja u shpreh se është e drejta e qytetarëve që të protestojnë, por shtoi ajo, e rëndësishme është që të zbatohet ligji dhe që protesta të jetë paqësore.

“Është e drejta e të gjithë qytetarëve që të protestojnë, me rëndësi është të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore”, tha Kim.

 

2 Komente

  1. T
    Telat

    Po t’i leme ne qetesi dhe paqe te vjedhin Shqiperine dhe shqiptaret.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nik

      E drodhi edhe Kimetja, se i kane hequr veshin ne Washingron per hapat e gabuar me djalin politik te Perbindeshit te Vicidolit, Lulzime Bashen.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje