Opozita rrezikon të mos regjistrohet në 14 maj? Rama: Do futen si çeço, se s'janë aty për njërin apo për tjetrin, por për njerëzit

6 Mars 2023, 13:07Politika TEMA

Opozita rrezikon të mos regjistrohet në 14 maj? Rama: Do futen si

Kryeministri Edi Rama tha se asnjë parti politike nuk rrezikon që të mos regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit, referuar këtu Partisë Demokratike e cila vijon luftën e saj të brendshme, kësaj here në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Rama tha se të gjitha partitë politike “do të futen në zgjedhje si çeço”, duke thënë se një gjë e tillë bëhet për njerëzit.

“Mua nuk më rezulton që do ketë ndonjë parti që nuk do të hyjë në zgjedhje, me rezulton e kundërta, të gjithë do hyjnë dhe do hyjnë si çeço, sepse në zgjedhje nuk hyhet për njërin apo për tjetrin, por për qytetarët”, tha Rama.

Ai u pyet edhe në lidhje me gjyqin për vulën e PD-së, por zgjodhi të mos bëjë komente.

“Ju e dini mirë që nuk flas në prani të miqve që vijnë nga jashtë për problemet e politikës së brendshme”, deklaroi ai.
Ky reagim i kreut të qeverisë edhi gjatë konferencës së përbashkët që kreu i qeverisë pati me homologen e tij daneze Mette Frederiksen.

2 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    O Lideri Boteror i Albanistonit, jo se do ti po si e kerkon ligji…..

    Përgjigjjuni
    1. A
      AI

      Genjeshtaret ferkojne gjithe kohen Hunden....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje