Deputeti socialist Xhemal Qefalia thotë se në fokus të Partisë Socialiste, është ripërtëritja e partisë.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Qefalia u shpreh se Partia Socialiste ka ambicie për të pasur intelektualë në parti, ku do të ketë të rinj në moshë, por edhe në ide.
Lidhur me opozitën, e cila ka komentuar drejtuesit politikë të PS në qarqe, Qefalia u shpreh se opozita duhet të merret me hallet e veta.
“Natyrisht, kjo ëhtë diçka mëse normale. Ripërtëritja e PS, në këtë kontekst, PS ka pasur në filozofinë e saj ripërtëritjen. Nuk ka ndonjë risi të re, pavarësisht mënyrës sesi është artikuluar. Është mëse normale. Një deputet i votuar nga elektorali, zëri i tij ndihet më i fuqishëm në seancat parlamenare.
Kemi pasur ambicie për të pasur kapacitete intelektuale, sjellin jo vetëm freskinë e moshës, por edhe ide të reja. Po konkretizohet në programin e PS, që do shpaloset në fillim të fushatës elektorale. Më vjen mirë që PD i ka ngjitur ca copëza, nuk mendoj që lufta është midis individëve.
Është shumë e rëndësishme qasja ndaj programit, elektoratit. Nuk paragjykoj askënd nga opozita, mendoj që opozita, para se të merret me individët që ka përcaktuar PS, duhet të merret me copëzat që i kanë mbetur jashtë”, theksoi ai.
Zoti Qefalia te beje nje deklarim pasurie ose ti nenshtrohet nje hetimi pasuror qe nga ballkoni dajtit deri ne qender te tiranes, pastaj le te flasi per cfare ti doje qefi. Shikoni kronikat televizive, gjitnje pas Erion Velise duke tundur koken per ate cfare veliaj thishte neper takime.