Tirana Connectivity Forum, Hasani: Mekanizmat e Procesit të Berlinit të integrohen më mirë me ato të Bashkimit Evropian

10 Shtator 2024, 12:28Politika TEMA
Tirana Connectivity Forum, Hasani: Mekanizmat e Procesit të Berlinit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në edicionin e 10-të të Tirana Connectivity Forum (TCF24), organizuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, nën kujdesin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ministri Hasani theksoi në fjalën hapëse se në në rajon, mes fqinjëve, objektivat e përbashkëta gjeopolitike, ekonomike dhe sociale duhet të jenë prioritet dhe se mekanizmat e Procesit të Berlinit duhet të integrohenmë mirë me ato të Bashkimit Evropian.

“Lufta në Ukrainë nënvizoi fuqimisht rëndësinë e stabilitetit rajonal dhe prosperitetit, së bashku me përputhjen e rajonit me Politikën e Përbashkët tëJashtme dhe të Sigurisë së BE-së. Monitorimi izbatimit sistematik të angazhimeve të Procesit tëBerlinit, për të krijuar më shumë angazhim dheqëndrueshmëri të rezultateve do të jetë me rëndësi tëjashtëzakonshme.

BE-ja dhe Ballkani Perëndimorduhet të jenë më të hapur në gjetjen e rrugëve për njëintegrim të përshpejtuar para anëtarësimit të plotë. Duke qenë de-jure pjesë e kontekstit normativ të BE-së dhe Politikës së Përbashkët të BE për sigurinë dhepunët e jashtme, dhe de-facto pjesë socio-ekonomike e saj, duhet ta pranojmë këtë situatë dhe ta bëjmëzgjerimin e prekshëm”, theksoi Ministri Hasani.

Duke qëndruar tek bashkëpunimi rajonal, MinistriHasani theksoi se konvergjenca me BE, ështëinstrument i domosdoshëm për perspektivën e përbashkët evropiane.

Ai theksoi se, diskutimi aktual mbi Politikën e Kohezionit të BE-së dhe mbi kornizën e re financiareshumëvjeçare të BE-së pas vitit 2027, mund të jenëmjetet, përmes të cilave këto propozime do të luajnërolin e tyre, në afrimin hap pas hapi të BallkanitPerëndimor drejt dhe në Bashkimin Evropian.

TCF24 përkon me 10-vjetorin e Procesit te Berlinit dheështë pjesë e kalendarit zyrtar të PresidencësHungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Lini një Përgjigje