Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu i bëri thirrje edhe njëherë deputetëve të opozitës nga “Top Story” të bashkohen në komisionin për mirëqeverisjen dhe antikorrupsionin.
Gjekmarkaj: SPAK-u në shumë momente është në sintoni me qeverisjen, rasti i tillë ishte burgosja e Sali Berishës. Tani jemi në një fazë tjetër, opozita ka liderin e saj të burgosur, nuk ka goditur deri më sot drejtësia një njëri në detyrë. Kjo është oferta e PS, joshja paraja. Suksesi i tyre është rrënimi dhe largimi i të rinjve. Retorikë e një qeverie.
Gogu: Nuk preken dot kompetencat e SPAK se është në rezolutë. Kemi nisur një proces të gjerë dhe të gjatë me eksperte, presim kolegët e opozitës të bashkohemi.
Do përpiqemi ta çojmë deri në fund, kolegët opozitar që siç kanë kuptuar që të burgosurin e kanë në krye, duhet të kuptojnë që ky komisioni është për shtet bërjen.
Komisioni ka një detyrë fisnikë që ka çdo komision, pasi shikon gjendjen në mirëqeverisje, antikorrupsion dhe sundimin e ligjit.
Kolegët nuk kanë nevojë të shkojnë rrugicave por të vijnë në komision dhe të thonë ja cilat janë ligjet që duhet të ndryshohen.
Komisione koti...pa ndikim fare....nuk di ndonje komision te kete bere ndonjehere pune...
Do you feel like a chain store? Practically floored One of many zeros Kicked around, bored Your ears are full but you're empty Holding out your heart To people who never really Care how you are
Z.Gogu ju si deputete e denonconi korrupsionin dhe pastaj SPAK -u merr masat Ju mbroni kolegët tuaj të korruptuar me këtë të ashtuquajtur komision dhe vendosni kush duhet hetuar dhe kush jo. Lëreni SPAK -un dhe BKH të bëjë punën e tyre