
Kryesocialisti Edi Rama nuk ka humbur kohë dhe një ditë pas zgjedhjes mblodhi në një takim në selinë rozë Kryesinë e re. Rama ka dhënë porositë për fushatën zgjedhore të 2025-ës. Ai u ka kërkuar anëtarëve të rinj të kryesisë që të nisin përgatitjet për zgjedhjet 2025 dhe të angazhohen në terren.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë se Rama ka dhënë edhe porositë se si do të ndahet puna mes tre drejtuesve politikë të Tiranës, Erion veliaj, Elisa Spiropali dhe Ogerta Manastirliu.
Burimet thonë se Erion Veliaj do jetë drejtues politik për të gjithë qarkun, ndërkohë që Manastirliu do të merret me organizimin në strukturën e partisë në Bashkinë Tiranë. Sa i takon Spiropalit do merret me strukturën e partisë në bashkitë e tjera të qarkut: Kamëz, Vorë, Rrogozhinë dhe Kavajë.
Kryeministri Rama ka kërkuar angazhim më të madh edhe në takime me diasporën. Veç Taulant Ballës që do të jetë drejtuesi politik për Diasporën, në grupin që do të organizojë punën dhe takimet do të jetë edhe Romina Kuko, anëtare e Kryesisë dhe kryetare e këshillit Bashkiak të Tiranës si dhe Igli Hasani, ministër i Jashtëm dhe Zerina Bruci, sekretare për Diasporën.
Mbledhja me dyer të mbyllura zgjati rreth 1 orë, ndërsa në përfundim të saj Rama nuk preferoi të flasë për mediat, por me batuta uroi ditën e parë të shkollës. Mbledhjes së Kryesisë i parapriu një bashkëbisedim me 108 aplikantët e deritanishëm në platformën 'Deputeti që duam'.
Në Asamblenë e Partisë Socialiste, e cila u mbajt një ditë më parë, kryesocialisti Edi Rama ju bëri të qartë deputetëve se sigurimi i një vendi në Parlament, nuk do të jetë aspak i lehtë.
Rama tha se në listën e sigurt do të jenë deputetët vetëm me një mandat, dhe të rinjtë. Deputetët me më shumë se një mandat, dhe vetë ai, si kryetar i partisë do të jenë në garë të hapur me të tjerët, ndërsa parashikoi një humbje të thellë të PD-së.
Kryesia e PS
Anetaret gra
Lindita Nikolla
Albana Kociu
Klodiana Spahiu
Anila Denaj
Etilda Gjonaj
Anetaret burra
Erjon Braçe
Arben Pëllumbi
Toni Gogu
Eduard Shalsi
Igli Hasani
Lini një Përgjigje