Brenga reale e Sali Berishës për listën e sforcuar

9 Shtator 2024, 20:10Politika TEMA
Brenga reale e Sali Berishës për listën e sforcuar

Nga Ylli Pata

Listat e krerëve të qarqeve të PD-së së Sali Berishës nuk kanë pasur një debat apo mërzitje në mjediset e demokratëve në territor.

Të vetmit që kanë ngritur zërin, me logjikë të plotë se kjo ngritje zëri është një sinjal politik, kanë qenë aktorë të rëndësishëm që ju bashkuan Sali Berishës në ditët e tij të vështira.

Pjesa tjetër, madje as mbështetësit mediatikë, të cilët kanë vite që janë aktivë në një kundërshtim të fortë ndaj pushtetit të Edi Ramës, as nuk e kanë marrë mundimin që t’I hyjnë këtij diskutimi.

Të vetmit që pranojnë të hyjnë në diskutim televiziv për këtë çështje janë mbështetës historic të së djathtës, të cilët PD, kur ka qenë e fuqishme nuk ua ka varur, pranojnë të diskutojnë për atë që njohin. E në realitet e njohin mirë atë mjedis ku kanë milituar si aktivistë.

Dhe duhet thënë se komentet apo diskutimet e mjaft personazheve që gjatë pushtetit apo fuqisë së PD-së nuk ua ka varur kush, pasi i kanë quajtur anonimë, në disa panele televizive, kryesisht jo media të atashuar me klanet e Berishës e Metës, kanë qenë të një niveli të lartë.

Një fakt që tregon se shoqëria jo vetëm tek opozita shqiptare, por edhe brenda ishujve të PD-së së vjetër, është racionale dhe nuk i ka humbur logjika.

Ndërkaq, njerëz të PD-së që nuk i largohen emisioneve televizive, që u atashuan si zëdhënës së Fredi Belerit, rreken të justifikojnë se Sali Berisha ka çuar në qarqet kryesore njerëzit më të rëndësishëm të partisë.

E në fakt, po t’i hedhësh një sy listës së krerëve të qarqeve të PD-së së Berishës, shikon se aty ka dy zona influence: ajo e besnikëve të tij, që përfshihen Bylykbashi në Durrës, Tritan Shehu në Gjirokastër, Belind Këlliçi në Tiranë, apo edhe Luciano Boçi në Shkodër. Të katër njerëzit e afërt të doktorit, nuk kanë asnjë mundësi për të ndryshuar situatën  në qarqet e tyre. E këtu nuk bëhet fjalë për zgjedhjet e votimet, pasi deri atëherë do ndodhin shumë e gjëra, e situata ndryshon.

Krerët e rretheve janë për të mobilizuar dhe krijuar një atmosferë politike aktive përpara dhe gjatë votimeve. Profesor Boçi në Shkodër, nuk ka nga tja fillojë, pasi atje strukturat e PD së Berishës nuk ekzistojnë në territor, ndërkohë që ka një numër të shtuar intelektualësh pro PD, që janë fiksuar fort për tu futur në listën e deputetëve. Natyrisht sikur kjo do ndodhte, do të kishte një risi të paktën e një freskim i kësaj elite që e ka ngrënë livadhin e vet.

Por doktori në Shkodër nuk ka nevojë për intelektualë që duan të bëhen deputetë, pasi partia e tij nuk është talent show. Ai kërkon ushtarë, madje ushtarë nga ata specialët që të nxjerrin gjak në vetull. Ky është realisht misioni i profesorit, i cili ka shkuar me adresa të sakta në Shkodër nga doktori, për të “riaktivizuar strukturat e fjetura”, të cilët më 14 maj 2023 treguan se janë zgjuar e madje entuziastë, por jo me Berishën.

Tirana, është e kotë të thuhet se e kanë treguar të gjitha protestat para bashkisë së Tiranës, Durrësi është edhe më dramë, e që u pa, edhe pse kandidatura e Igli Carës ishte më e mira e të gjithë garuesve të koalicionit Berisha-Meta.

Problemi është me qarqet që jua ka dhënë “djemve plangprishës”: Bardhit-Fierin, Gjekmarkajt-Lezhës, e Saljanjit Elbasanin.

I gjithë ky operacion është i monitoruar por edhe i dubluar nga Berisha. Gaz Bardhi në Fier, ka këmba këmbës Luan Baçin, Gjekmarkaj nuk merr dot frymë nga Gjin Gjoni, kurse Saljanji duket e kanë çuar në Albasan që të lërë Kavajën me frikë se do ta bëjë bastion të tijin. Pas fitores së vetme të rëndësishme në zgjedhjet e shkuara.

13 Komente

  1. M
    Makiaveli

    Z.Pata Kryetari i bashkisë Tropojë në arrest shtëpiak për disa km rrugë rurale Lali me 4 drejtorë në burg për vjedhje miliona euro asnjë masë. Si gazetar investigativ i "pavarur" keni ndonjë koment? Po u publikoj Mero këtë koment dhe je burrë thuaj mendimin tuaj anonim

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lot

      I pavarur, uahahajahajajajaj, je i madh. Ky edhe gruan ia ka dhënë drejtorëve te Rilindjes vetëm që te shkruaje ne gazeta.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Makiaveli

        "ipavarur" në thonjëza zotëri kape ironinë

        Përgjigjjuni
    2. E
      Eldoni

      Ky, berisha e do humbjen vetë. Dergimi i këtyre njerezve, është , më ka çuar nana me la gojën. Ky vendos këlliçin në tiranë ku akoma sju ka thare boja qe i dhanë tironsit një këllçiçi që këllçiç nga trutë, jo më te drejtojë. Berisha i bëri elozhe këllçiçit sikur po i gjente gadurren e dytë duke thënë, është djal i mirë, ka mbaruar shkollën e lartë, dhe se e ëma këllçiçit ma ka lën amanet. Or berish, or çfar njeriu paske qenë or ti, ne duam partinë dhe nuk dusm të jëmën e këllçiçit or ti. Prandaj dhe jemi larguar aq sa për inat të komshiut vemi e flemë me mullijxhinë. Berish, na shkatrrove atë qe donim ne demokratet, donim mbështetjen popullore, por me këllçiça se ti ke amanete, ne nuk mund të ndjekim.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kuituzovi

        Salianji ne Elbasan do dalin me brek neper kembe se elbasanasit nuk mund t'a harrojne vrasjen e qytetarit te tyre, Pjerin Xhuvanit nga banda e Gaz Bardhit. Ne ate qytet, PS-te e ka te garantuar fitoren se elbasanasit per shkak te asaj qe ndodhi,do t'ja japin voten PS-te.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Burg

          Po pse thua PS. Thuaj nënës parti qe na do aq shumë, ty te duan gruan e motrën dhe ti ia shërben partisë nënë.

          Përgjigjjuni
        2. p
          prokuroia me SPAK e gjykata te izolojne krimin po

          Pse nuk eshte ne burg Salinjani per babalen?!

          Përgjigjjuni
          1. r
            robi

            Po protestuesin e perjetshem krricin e faros me dy gishta lart ku do ta coni , mundesisht afer Astirit se aty ai ka lene nje pjese te shpirtit te tij ku per 18 muaj u a nxiu jeten Tiranasve me bllokimin e trafikut per te penguar ndertimin e unazes. Sot unaza eshte ndertuar dhe per 4-5 muaj pothuaj mbyllet dhe ajo lindore dhe Tirana do jete me e kompletuar. Kricin e faros me mire lereni aty tek dera e bashkise me tallagjaren e Tiranes se eshte bere si nje shfaqje humoristike javore taman si ajo e filmit koncert ne vitin 1936. Dalin 14 trusholare bushkolas kokpalare dhe 8 oratore dhe kakarisin 2 ore duke pare njerzit kalimtare qe nje grua torollake kokpatllake ne histeri delirante halucionate dhe ne ekstazi proaktive intensive kercenon gjithe piramiden shtererore sikur eshte zeusi dhe nuk i hyn nje ferre ne kembe. Kjo Adriana nockederrja kur del ne ekran nipat e mij tremben dhe thone o gjysho hiqe kete budallaqen se na tremb me ato turinjte si te derrit.

            Përgjigjjuni
            1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

              Po përgatitet për përdorim force, nqofse do jetë në katin e tetë, për zgjedhjet!

              Përgjigjjuni
              1. P
                Patoku

                O Pata. Dhjetë herë e ke quajtur Sali kufomen doktor. E çfar i ka mbetur atij për doktor o mjeran. T’i thuash tjetrit dokktor do të thotë human. Çfar humanizmi i ka mbetur Sali Berishës që i ka lyer duart me gjakun e shqiotarlve?

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Puta

                  Bastard serb.

                  Përgjigjjuni
                  1. k
                    k

                    Shtet degjeneratash dhe kurvash.

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      RAIFI

                      Si nuk e kupton Berisha se është i vdekur politikisht.Nëse mendon për PD larg më mirë do ishte të tërhiqet dhe të hesht,atëher edhe Rama s'do kishte me kënd të merret.Nëse ka detyrë edhe më tej të ia bënë argatin Serbisë ta ndërpresë se at punë tani më mirë po e bënë Edi Rama.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje