Rama prezanton platformën ‘Deputeti që Duam’: Ja kriteret që duhet të plotësoni, për t'u zgjedhur kandidatë për deputet

9 Shtator 2024, 18:11Politika TEMA
Rama prezanton platformën ‘Deputeti që Duam’: Ja kriteret

Partia Socialiste ka prezantuar platformën ‘Deputeti që Duam’. Kryeministri Edi Rama është shprehur se aplikantët duhet të jenë vlerë e shtuar, duke theksuar që ata të tregojnë se çfarë janë në gjendje të bëjnë dhe të tregojnë se kanë kandidatë që i duhen PS-së.

Rama u shpreh se nuk do u shkojnë nga pas për t’i mësuar apo për t’u kërkuar llogari, por do i ndjekin në distancë për të parë sesi e promovojnë kandidaturën e tyre për të fuqizuar personin publik që do të bëhen.

Kryeministri Edi Rama: Platforma është një instrument që për herë të parë ne e kemi vendosur në qendër të një procesi që ndryshe nga hera e parë, fillon thuajse një vit para zgjedhjeve dhe afro 9 muaj përpara se të regjistrohen kandidatët që do të jenë pjesë e skuadrës përfaqësuese të PS.

Ju jeni grupi i parë i aplikantëve që jeni këtu, por që do të zgjerohet me aplikantë të tjerë, të cilët duke filluar nga ju, nuk duhet të presë që mbasi u bë aplikimi, të ndodhi përzgjedhja.

Avantazhi i atyre që vijnë më parë është vetëm koha që kanë në dispozicion për të treguar se janë një vlerë e shtuar në skuadrën tonë. Vlerë të shtuar nuk të bën mosha më e re, as fakti që ke dëshirë apo as fakti që mund të flasësh bukur apo mund të kesh qenë më parë në rrethin më të gjerë që ka PS, nuk të bën as lidhja apo nyejt që mund të kesh me PS. Të gjitha këto janë krejtësisht të pamjaftueshme.

Vlerë të shtuar të bën çfarë ti je në gjendje të demonstrosh, duke treguar se je kandidat që i duhesh skuadrës së PS, duhet ta demonstrosh këtë përditë.

Po përgatit dhe një udhërrëfyes me sugjerime, që ju do t’i ndiqni sipas dëshirës. Askush nuk do t’u vijë pas për të kërkuar llogari, për t’ju mësuar

Do ju ndjekim në distancë për të parë sesi promovoni kandidaturën tuaj duke fuqizuar personin tuaj publik që sot është i panjohur, dhe që nesër kur të vijnë zgjedhjet të jetë i njohur në komunitetin e tij, në një rreth të caktuar profesionistësh, i njohur në rrjete sociale për një grup të caktuar njerëzish dhe një individ që ka provat se pas tij ka zgjedhës që do zgjedhin ta mbështesin. Kjo platformë është për të gjithë ata që përndryshe nuk u vjen radha.

5 Komente

  1. P
    Pordhe me rigone....

    Kushti i pare: sunit,shiit i ber synet...... gezuar ramazonin

    Përgjigjjuni
    1. I
      Idioti

      Qe ne momentin qe thua nuk do tu rrime nga pas ti mesojme ti nuk ben me per drejtues te qenka enjtur mendja keq fare Kalo ne terapi intensive

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patriot

        Shprehja deputeti qe ne duam, qeveria qe ne duam ka nja 100 vjete qe perdoret ne shqiperi. Por te gjithe kane dale hajdute profesioniste por mbase shpines se kryetarit. Prandaje kryetari parakajmeton brezin e ri qe po I kthene shpinen, tjetetren e dine vete.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mjaft me "Dekllarata"!

          z. Edi Rama, me fillimvitin 2025, qe prej fillmvitit 2009, JANE 16 VJET, qe JU, i bini daulle/dajre/tepsise Tuaj: "Përzgjedhim më të mirët si kandidatë... deputete .. ("...ne lartesine e Misionit!".., "te afte te behen pjese e SKEMES", ... )". Rezultati eshte me statistika zyrtare, gjithnje e me shume nder vite, keni bere deputete te PS jo vetem vajza/gra e djem/burra te paafte e sharlatane, por deri kriminele, trafikante e vrases. Ju, duke u kapur fort pas "Ujkut" Sali Berisha e "Hienes" Ilir Meta(j), duke mos ia "leshuar" ata Drejtesise e duke i transformuar ne "Gogole elektorale", keni bluajtur si "Cakalli" kockat e Shqiperise e te Shqiptareve, duke mashtruar nder vite pikesepari anetaresine e simpatizantet e PS, e keshtu elektoratin e majte ne pergjithesi, si dhe ate pjese te elektoratit shqiptar qe mbetet gjithmone ne kerkim te paqes e qetesise, kunder perplasjeve e barbarive. Mos beni sikur keni harruar Levizjen Rinore te Dhjetor 2018 - Janar 2019! Ke po kerkoni te mashtroni perseri ma tallavane "ecim perpara" 2025 per 2030 me "Përzgjedhim më të mirët si kandidatë... deputete.."?

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rabid Left

            Bukur fort..po kujt i thu!

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje