"Me rëndësi vota e diasporës", Klosi për ndarjen e drejtuesve politikë të PS: Tirana, beteja më e madhe

9 Shtator 2024, 14:30Politika TEMA
"Me rëndësi vota e diasporës", Klosi për ndarjen e

Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi pasi ditën e djeshme ka zbuluar emrat të cilët janë zgjedhur nga votimi për organet e larta drejtuese të Partisë Socialiste, i ftuar në “Shqipëria LIVE”, bëri një analizë më të thellë.


Ndër të tjera, ai i dha rëndësi vendimit për më shumë se një drejtues në Tiranë dhe foli për votën e diasporës, drejtuesi politik i të cilës është Taulant Balla, ku tha se i kanë dhënë rëndësi të veçantë, për ta bërë reale.

“Ne synojmë të bëjmë reale votën e diasporës, ta ndjekim në krijimin e strukturave të forta”, tha Sekretari i Përgjithshëm.

I pyetur nga moderatorja Sidorela Gjoni, se përse ka tre drejtues për Tiranën nga ana e PS, ndërkohë që nga opozita është vetëm Belind Këlliçi, Klosi tha se ‘Tirana është beteja më e madhe dhe kështu e kanë gjykuar’.

“Është garë, secila forcë politike ka strategjitë e saj. Partia Demokratike e ka gjykuar me një drejtues, ne mendojmë se duhet të jetë më shumë.

Duhet të kemi edhe shumë forca, edhe nga figurat e rëndësishme. Do të ketë shumë forca që do garojnë meqë është dhe hapësira e madhe, në Tiranë kërkohet ai numri i nevojshëm”, u përgjigj Klosi.

 

3 Komente

  1. B
    Blendi, voten e emigranteve nuk e keni apriori

    Blendi, harrojeni voten e diaspores, mos u tallni me ne. Nese nuk rregulloni dot nje aplikacion ekzistues te RTSh qe ne ne emigracion ta shohim nga TV publik cfare ndodh ne atdhe, si mendoni se do merrni votat e emigranteve? Shumica jone ne Usa jemi kunder nongrates, por as ju nuk jua japim voten sepse nuk jeni te zote, perseri, ta detyroni RTSh te transmetoje per ne larg atdheut. Kete kerkese tonen Qeveria e qoftelargut na e plotesonte.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      E kane seriozisht ripjellja per vjedhjen e votes se diaspores, pasi ketu kane deleguar pupacin e shokut Fatos,qe eshte i specializuar ne krime elettorale.

      Përgjigjjuni
      1. e
        e po...

        Rtsh eshte kthyer si syri saliut,voten emigranten e japin atje ku punojne dhe jetojne. Asnje perfitim s'kemi pase nga Shqiperia, pa lere qe kerkojne edhe te postojme voten me zarf se pak para dergojme ne Shqiperi! Harrojeni !

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje