Siguria në shkolla, Rama: Në 2025-ën do të monitorohen nga kamera

9 Shtator 2024, 13:46Politika TEMA
Siguria në shkolla, Rama: Në 2025-ën do të monitorohen nga

Jo vetëm rrugët, por edhe edhe shkollat do të jenë nën monitorim të rreptë të kamerave. Detajet e këtij projekti që pritet që vitin tjetër të çohet përpara e bëri të ditur kryeministri Edi Rama sot në ambientet e shkollës “Babë Dudë Karbunara”, një shkollë simbol në qytetin e Beratit, që është një nga 25 shkollat e reja që hapën dyert sot në të gjithë vendin.

“Është rritur siguria pa diskutim, por mbetet një problem natyrshëm, një problem në formën e një shqetësimi për prindërit sepse normal që çdo prind kur nis fëmijën në shkollë, qëndron me një farë meraku në tërësi, edhe kur ne ishim fëmijë dhe prindërit na çonin në shkollë dhe në një projekt që ne po e çojmë përpara dhe do të fillojmë ta jetësojmë vitin e ardhshëm, si një nga projektet madhore të Shqipërisë 2030 në aspektin e sigurisë, ku ne do të bëjmë një kapërcim epokal në monitorimin e sigurisë së rrugëve; në monitorimin e sigurisë së qyteteve; në monitorimin e sigurisë së hapësirave të mëdha publike, është përshirë edhe monitorimi i sigurisë në shkollë, por një monitorim që do të shkojë deri në qelizë, një monitorim që do t’i japë mundësi drejtuesve të shkollës, do t’i japë mundësi prindërve, do t’i japë mundësi edhe fëmijëve që të ndihen fare të qetë, por nga ana tjetër edhe që secili të bëjë detyrën e vet

Në sensin që nuk është thjesht një projekt sigurie për fenomenet kriminale apo për ndërhyrjet nga jashtë, por është një projekt sigurie kundër bullizimit, është një projekt sigurie kundër kopjeve dhe kundër braktisjes së orëve të mësimit, kundër kthimit të kurrizit të ndonjë mësuesi nga nxënësit e kështu me radhë”, tha Rama.

3 Komente

  1. D
    Detari

    pse akoma ka nxenes nalbaniston? apo jane femijet e iranianve?

    Përgjigjjuni
    1. s
      sapa

      Po nuk u binden shqiptaret se po fillon te behet shteti as mos u merr me kamera e budallalliqe se nuk rri kush ne ate vend!Fundja e fundit prinderit duan nje te ardhme te mire per femijet e tyre kurse ne shqiperi pervec hajduterise dhe korrupsjonit nuk meson gje tjeter!Deri ne kete moment as qe duket drite ne horizont se po fillon te behet shteti!Perkundrazi; te deklarosh se do fusesh njerezit ne burg po nuk deklaruan pagen njesoj si ata qe vjedhin energjine elektrike eshte qesharake.Sikur ke thene qe nuk je prokuror te fusesh njerezit ne burg por ja qe per nje pjese qenke prokuror dhe paske mundesine per ti futur ne burg kurse per te tjeret JO!

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zyko

        E gjete edhe nje tender tjeter palo. Keto pune sikur do i benin satelitet apo ata mbulojne hajduterine tende e te shpures te shpifur qe ke ngritur?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje