
Muajin e ardhshëm Shqipëria do të nisë diskutimet për kapitullin e parë të anëtarësimit në BE, atë për të drejtat themelore. Lajmin e ka dhënë në parlamentin hungarez komisioneri për zgjerimin, ende në detyrë, Oliver Varhelyi.
Para deputetëve Varhelyi deklaroi se Shqipëria ka bërë reforma të thella, veçanërisht në drejtësi, ndërkohë që nuk ka kushte nga vendet anëtare të BE-së.
Komisioneri njoftoi gjithashtu ndarjen e vendit tonë nga Maqedonia e Veriut, e cila nuk po arrin që të miratojë ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga Bullgaria, kusht për të cilin Brukseli nuk mund të tolerojë qeverinë e djathtë në pushtet në Shkup.
Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerimin në BE: Tani çështja që kemi përpara nuk është nëse do t’i pranojmë shtetet ballkanike në familjen evropiane, por kur do të ndodhë kjo. Sa më shpejt t’i integrojmë plotësisht këto vende, aq më i fortë dhe më i qëndrueshëm do të jetë stabiliteti në kontinentin tonë. Në këto vite kemi marrë vendime të rëndësishme për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke mbajtur me to konferencat e para ndërqeveritare.
Shpresoj që muajin e ardhshëm të hapim kapitullin e parë të negociatave për çështjet bazë me Shqipërinë dhe ndoshta edhe me Maqedoninë e Veriut, në varësi të miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Ne kemi hartuar dhe zbatuar instrumente si plani i rritjes ekonomike prej 6 miliardë eurosh për të përshpejtuar integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Optimizëm për fillimin faktik të negociatave për kapitujt e parë të anëtarësimit ka shfaqur edhe kryediplomati Hasani një ditë më parë, duke iu referuar relaksimit të marrëdhënieve me Greqinë pas daljes nga burgu të Fredi Belerit. Pritet që Athina të mos kundërshtojë mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare në muajin tetor, ndërsa çështja e pronave të minoriteteve do të monitorohet vazhdimisht gjatë procesit të negociatave.
Komisioneri Varhelyi tha se tashmë shtetet e Ballkanit kanë paraqitur planet e tyre për agjendat e reformave dhe ato do të vlerësohen individualisht në bazë të arritjeve.
Nji her bir Curve ,gjithe jetes i Tille
Ka 33 kapituj gjithsej...me kte ritem I bie? E gabuar qe Shqiperia liberalizoi punesimin e shtetasve te BE ne Shqiperi. Duhet reciprocated. Shqiptareve u del shkuma per letra.
Ne qoftese kundershtohet nga Athina apo kushdo tjeter, me mire Shqiperia te antaresohet me Kinen. Nje jete kemi dhe nuk mundemi te ja kushtojme as Europes e as qeneve te rruges te Athines. Me peqe e lepe nuk arrin asgje. Europa eshte qe s'e merr vesh se çfare ben tani; nuk eshte me Europa e burrave dhe grave qe e drejtonin por ca rjepacak qe veshtrojne per karriken e tyre si Gaz Bardhi. Shqipetaret shumica kane dokumenta europiane, nuk ka ç'na duhet BE me kushte te felliqura per te na mbajtur te nenshtruar. Duhet folur hapur dhe me ze te larte. Jane plot 34 vjet: lindi djali u martua dhe tani eshte gjysh ! S'ka ç'duhet me kjo Europe, kur do filloje edhe rrjedhja e saj.