Edi Rama: Sot PS ka mbi 700 mijë zgjedhës, deri në 2030 duhet të jemi partia e 1 milion shqiptarëve aktivë.

9 Shtator 2024, 18:19Politika TEMA
Edi Rama: Sot PS ka mbi 700 mijë zgjedhës, deri në 2030 duhet

“Sot ne nuk matemi ku ishim, matemi ku duam të jemi në 2030”, kështu është shprehur Kryeministri Edi Rama, teksa ka prezantuar platformën ‘Deputeti që Duam’.

Rama tha se Partisë Socialiste i duhet një energji edhe më e madhe, ndërsa theksoi se PS sot ka 700 mijë zgjedhës, ndërsa në 2030 synon të jetë partia e 1 milion shqiptarëve aktivë.

“Zgjedhësit tanë janë mbi 700 mijë, ambicia jonë është që në të synojmë që PS 2030 të jetë partia e 1 milion shqiptarëve aktivë. Jemi gati tu presim krah hapur dhe t’ju ofrojmë drejt destinacionit që mendoni për vetën tuaj”, tha ai.

Më tej ai shtoi se në fund të këtij procesi do të kenë qindra aplikantë në platformën ‘Deputeti që Duam’ dhe se përpjeka për tu ngritur drejt majës së 2030, ka nevojë për më shumë njerëz se grupi parlamentar.

Edi Rama: Sot ne nuk matemi ku ishim, matemi ku duam të jemi në 2030. Ndaj na duhet një energji ende më e madhe, një PS që të jetë pasqyra ambicieje jo thjeshtë të vetvetes por të shoqërisë për Shqipërinë. Ne duhet  një parti që të jetë një parti pasqyrë e të gjithë forcave të progresit në vend, të mishëruara në fytyrën, mendjen dhe shpitin e të gjithë atyre që janë pjesë e këtyre forcave.

Forcave të sipërmarrjes, universitare, të forcave të punës në fshat, të cilat në një pjesë të konsiderueshme janë forca mbështetëse të PS. Zgjedhësit tanë janë mbi 700 mijë, ambicia jonë është që në të synojmë që PS 2030 të jetë partia e 1 milion shqiptarëve aktivë. Jemi gati tu presim krah hapur dhe t’ju ofrojmë drejt destinacionit që mendoni për vetën tuaj. Besoj që në fund të këtij procesi mund të kemi qindra aplikantë.

Numri i deputetëve të skuadrës së PS është shumë më i vogël se ky numër. Beteja e pranverës së ardhshme dhe përpjeka për tu ngritur drejt majës së 2030, ka nevojë për më shumë njerëz se grupi parlamentar.

3 Komente

  1. e
    enter””

    Bastardi Ne 2030 shqiperia do jete me pak se 1 milione

    Përgjigjjuni
    1. E
      ERTV

      PPSL. Deri në 2030 as 1milionë Shqiptarë nuk kanë për të mbetur aty. Edhe sikur të gjithë të votonin për ty. (Jo që se besoj, pasi amortizimi ka qenë dhe është shumë i madh). Sesi shtohen votat hajt ma gjeni ju matematikanin që bën llogaritë. Veç nëse ky di të njëjtën matematikë me Lulin

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tutu

        Ti vetem socialist nuk je Rama… ti je thjesht jashteqitje e kesaj klase politike , qe shume shpejt shpresojme te shkosh ne gropen septike qe te takon.. si votues i Ps te them se une e mijra te tjere qe ti i linçove keto 12 vjet do te japin trapin e jo voten…

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje