Larg Durrësit e Vlorës, Lorenc Vangjeli: Rama ka rigjetur dashurinë në Shkodër

10 Shtator 2024, 09:29Politika TEMA
Larg Durrësit e Vlorës, Lorenc Vangjeli: Rama ka rigjetur

Pas Durrësit dhe Vlorës, për analistin Lorenc Vangjeli, kryeministri Edi Rama do të ngjitet deri në Shkodër për të kandiduar për deputet në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Vangjeli u shpreh në A2 CNN se kryeministri ka rigjetur dashurinë për Shkodrën, ndërsa thotë se ky qark shihej si një “mollë e ndaluar” për socialistët, të cilët janë të gatshëm "t’i çojnë edhe Lungomaren e Vlorës nëse do të kenë mundësi".

“Me shpirt, kam përshtypjet te dashuria e tij e rigjetur për Shkodrën. Shkodra ka qenë basti i madh i tij. Shkodra ka qenë si një grua për të dyja palët.

PD-ja e mendonte si një grua që e kishte në shtrat dhe çfarë do që t’i bënte, ta dhunonte, ta mbante mbyllur, ajo nuk do të largohej nga shtëpia.

Ndërkohë, PS-ja e shihte si një bukuroshe, tek e cila nuk kishte asnjë shans. Megjithatë, iu afrua, e mori. Nëse Rama do të kishte mundësi, do ta merrte në krah Lungomaren e Vlorës dhe do ta çonte në Shkodër. Do të thoshte: Erdha dhe ua solla.

E shoh Ramën në Shkodër, pasi është një nga qarqet që përcakton ngjyrën e qeverisjes. Tirana, Shkodra, Vlora, Elbasani dhe Durrësi, kushtëzojnë edhe ngjyrën e qeverisjes.

Sa kohë që Rama thotë, unë do të hidhem në këtë lumë dhe të gjithë të tjerët do të hidhen pas meje”, tha Vangjeli.

3 Komente

  1. Q
    Qoftelargu

    Nivel i ulet i gazetarise,O LORNC VANGJELI!!!!Ne Korce i thone PIKA ne B…E,o lolenc!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirona

      Shyqyr Shkodra i therriti trurit dhe u distancu nga maloku Salih.

      Përgjigjjuni
      1. E
        E di

        ky masturbohet kur degjon komentet e veta ne tv... aq shume i pelqen vetja kur flet!!!! Trap.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje