Socialisti Petro Koçi komentoi zhvillimet e fundit brenda PS, si dhe vendimin e kryeministrit Edi Rama që deputetët e vjetër do të shkojnë në një përballje të drejtëpërdrejtë me rivalët e opozitës dhe nuk do të jenë pjesë e listës së mbyllur.
Koçi e sheh si pragmatist këtë vendim të kryesocialistit, teksa shton se po të krahasosh listat e drejtuesve politikë të dy forcave mund të dallosh se ajo e PS është fituese, nisur dhe nga rezultatet e fundit zgjedhore.
“Rama nuk ka zgjedhur një ekip dhe një taktikë për të bërë ndere. Rama ka zgjedhur një ekip që jep maksimumin. Është zgjedhje parimore dhe pragmatiste.
Në pjesën ku do motivohet dhe angazhimi personal që është lista e hapur kuptohet që duhen më shumë ata me përvojë. Unë mendoj që listat do të jenë të kombinuara. Edhe te ajo e mbyllura do ketë brenda...
Unë hyj te ajo kategori që duhet të jem pjesë e një fushate që fitohet duke ushtruar përvojën. Edhe po të shohësh ekipet e drejtuesve në qark sheh se në PS njëri është më fitues te tjetri dhe tek opozita, njëri më humbës se tjetri. Epërsia e forcës në pushtet është rritur”, tha Koçi në A2.
Thone se ne listen e foltores se vicidolit do futen dhe dy emrat qe po bejne cdo jave serialin koncert ne vitin 1936 para bashkise se Tiranes . Njeri eshte emri i tallagjares se Tiranes , gruas me te shpifur te planetit Adriana nockederres dhe tjetri eshte emri i bajlozit te vicidolit priftit pastor pa veladon te foltores se vicifolit Dorjan telit barkderrit me mjekrren gjithe morra.E para do jete ne vend te sigurte ne liste me nr.36 kurse i dyti me nr.37.