"PD, e falimentuar në çdo lloj drejtimi", avokati: Berishës i ka mbetur dopio 6-ta në dorë. Luçiano Boçi, mish për top në Shkodër

10 Shtator 2024, 09:39Politika TEMA
"PD, e falimentuar në çdo lloj drejtimi", avokati:

Avokati, Idajet Beqiri ka deklaruar se kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës i janë djegur të gjitha mundësitë për të konkurruar kundrejt qeverisë së Ramës.

Po ashtu Beqiri shtoi se sipas tij edhe deputeti Luçiano Boçi është një kartë e djegur ndërsa tha se transferimi i tij në Shkodër nuk është gjë tjetër veçse “mish për top”.

“PD është e falimentuar në çdo lloj drejtimi. I keni dhënë domino në duar, por ai kryesori, Sali Berisha ka dopio gjashtën në dorë, pra është djegur nuk bën dot domino.

Tjetri, ai i Shkodrës ka dopio pesën në dorë. Luciano Boçi ishte i dështuar në Elbasan, do të ishte mirë të ishte në fakt në Elbasan, por e çuan mish për top në Shkodër sepse atje do ta përcjellin me këpucë të kuqe sepse nuk harrojnë atë që i bëri djalit të Ndrek Luçës atje.

Shkodra për Ndrek Luçën të ha jetën, pra janë hakmarrës. Rama tani është në një fushë ku rezultatin e ka 9 me 0, pra që ka fituar 9 herë dhe duke qenë më këtë rezultat eksperimenton pastaj sikurse fut të rinjtë, bën spektakël", tha Beqiri  në emisionin “3D” nga Alban Dudushi.

1 Komente

  1. b
    b

    O Palle po shume mire ja beri djalit hajdut e trafikant te te ndjerit .Ndreka ishte tjeter kurse ky eshte hajdut i shqiptareve.Eshte 1 skllavopronar i koheve moderne. Mos me trego per trafikantin e heroines dhe kokaines.Sot eshte kryeministri nr 2 pasi kush e di leket e kujt shpelan nga keto qe jane ne qeveri Gojet e liga thone te Rames.Punetoreve iu merr shpirtin dhe as rrogen minimale nuk marrin.Jane hallexhije te shkretat

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje