“Ore po të kërkojnë këta të Gardës” - Braçe kujton momentin kur Fatos Nano i shkoi në shtëpi për lindjen e vajzës: Habiti gjithë lagjen

1 Nëntor 2025, 17:03Politika TEMA
“Ore po të kërkojnë këta të Gardës” -

Ndarja nga jeta e liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, i ka lënë të trishtuar jo vetëm familjarët e miqtë e ngushtë, por të gjitha ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të ndër vite.

Një prej tyre është deputeti i PS Erion Braçe i cili në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamet Veliu, ka rrëfyer shumë nga historitë me Nanon, apo bashkëpunimin me të.

Por cili është një kujtim që Braçe e veçon në aspektin njerëzor me ish-kryeministrin?

“Në plan personal, më njerëzor është kur u bëra me vajzë, Fatos Nano habiti gjithë lagjen time… kërkonin nëpër lagje ‘ku e ka shpinë ai’. 

Një komshiu im i ra derës dhe më tha ‘ore po të kërkojnë këta të Gardës’. ‘Garda mua?’ i thash… një nga ato oficerët më tha ‘po vjen kryeministri, është bashkë me zonjën’. Dhe më erdhi në shtëpi”, rrëfeu ai.

Braçe ka deklaruar se Nano është udhëheqësi historik i PS-së, teksa shtoi se ata janë produkt i shkollës së tij politike.

Ndër të tjera Braçe u ndal edhe tek diskutimet që ka pasur me të ndjerin, gjatë kohës që ishin bashkë në politikë.

“Fatos Nano është udhëheqësi historik i PS-së. Nga rrënojat e Partisë së Punës ndërtoi një gjë komplet të re me bashkëpunëtorë, një forcë politike që i mbijetoi kohës. Mbi të gjitha, forcë politike ekuilibruese në Shqipëri. 

Kijeni parasysh që nuk ka qenë e lehtë fare, se midis dy periudhave ishte burgu në mes dhe dhunë ekstreme sa here që ai mundohej të sillte në politikë qetësi, kulturë dhe dialog. Ne jemi produkt i asaj shkolle që Fatos Nano solli në PS dhe politikë”, u shpreh Braçe.

7 Komente

  1. R
    Ramiz Alia

    Na mallengjeve bolet o Erion me kte shkrim per nje cop pijanec e nje komunist kurv qe na la ne kte derexhe

    Përgjigjjuni
    1. m
      mirel

      Ra iza...gjithe njerezve ju del mallengjimi nga mendja dhe shpirte, ty te dalka nga bolet, pikerisht aty ku te lindin edhe mendimet apo idete.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Ramiz Alia

        Andej ke dal dhe ti Mirel kari,pyete mamin

        Përgjigjjuni
    2. M
      Menduam mos Ufot pate per Vizite !

      Megjithe respektin qe ke ne popullate si politikane i paster ! Historia qe tregon me te ndjerin Nano ! eshte pothuaj njesoje si dikur qe kure ish Udheheqesit e PPSH benin Vizita ne Familiet e Deshmoreve... Normal dhe me vone vinin privilegjet e ketyre Familieve dhe fisit te Deshmreve... Ndersa juve jeni i paster , jetoni i thjeshte pa privilegje... Kjo eshte nje merite se si jetoni i thjeshte pa te pare askush privilegjet !

      Përgjigjjuni
      1. M
        Menduam mos Ufot pate per Vizite !

        Megjithe respektin qe ke ne popullate si politikane i paster ! Historia qe tregon me te ndjerin Nano ! eshte pothuaj njesoje si dikur qe kure ish Udheheqesit e PPSH benin Vizita ne Familiet e Deshmoreve... Normal dhe me vone vinin privilegjet e ketyre Familieve dhe fisit te Deshmreve... Ndersa juve jeni i paster , jetoni i thjeshte pa privilegje... Kjo eshte nje merite se si jetoni i thjeshte pa te pare askush privilegjet !

        Përgjigjjuni
        1. C
          Chihuahua

          E mban mend ore kokëcep! Kur ishe me Majkon për kryetar. Hapur dhe qartë. Dhe sapo fitoi Nano në congress ishe i pari që i dole me lule... Kaq butak, pa-shtyllëkurrizore, pa-bythës ishe... Këto lëpirje bën dhe sot e-Dramës për një copë deputetlliku. Dmth tipike, politikan Kurvë!

          Përgjigjjuni
          1. t
            thjesht te dua te miren

            ore ki kujdes kur flet se po te mori inat komandanti puthu me milon se sa te merret vesh se nuk ke vjedhur i bere nja 10 vjet brenda

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje