OSBE-ODHIR nxjerr raportin e parë: Dita e zgjedhjeve ishte paqësore, fushata u dominua nga liderët e partive

15 Maj 2023, 16:00Politika TEMA

OSBE-ODHIR nxjerr raportin e parë: Dita e zgjedhjeve ishte paqësore,

Misioni i OSBE-ODIHR mbajti një konferencë për mediat për të dhënë raportin e parë sa i përket zgjedhjeve të 14 Majit. Kryesuesja e misionit Audrey Glover tha se fushata ishte në përgjithësi paqësore por u fokusua më shumë tek liderët partiakë sesa tek tek vetë kandidati për bashkitë përkatëse.

“Fushata ka qenë paqësore megjithëse pati edhe sulme të forta verbale nga liderët e partive kundër njëri tjetrit. Përveç disa tubimeve të mëdha fushata ka qenë e qetë. Kandidatët nuk kanë zhvilluar debate por kanë përdorur rrjetet sociale. Lidhja e mediave me partitë politike shkakton ndërhyrje në autonominë editoriale. Përdorimi i pamjeve të përgatitura nga partitë për lajmet është shqetësuese sepse rezulton në reklama politike. Ka pasur edhe sulme ndaj gazetarëve dhe shpifja është një krim i dënueshëm. Media nuk ka bërë raportime për zgjedhjet. Ne kemi qenë të shqetësuar për infrastrukturën e qendrave të votimit për personat me aftësi të kufizuara. Shqetësimi unë më i madh është deri në çfarë mase u është bërë presion të punësuarve në administratë.”, tha Glover.

Glover përmendi gjithashtu edhe shqetësimin e tyre për presionin ndaj administratës publike.

“Fatkeqësisht fushata dhe pasqyrimi i këtyre zgjedhjeve u përqendrua më shumë në partitë konmbëtare dhe jo në çështjet e rëndësisë më të madhe në vendndodhje të ndryshme. Ky fokus kombëtar reduktoi aftësinë reale të zgjedhësve për të bërë zgjedhjen e tyre në nivel vendor. ODIHR do të japë një raport përfundimtar pas disa muajsh. Ju urojmë Shqipërisë vetëm sukses në zgjidhjen e çështjeve që përmendëm dhe kërkojmë nga aktorët politikë që të punojnë për qytetarët.”, tha Glover.

Lini një Përgjigje