
Pjerin Ndreu e konsideron vlerësim nga banorët lezhjanë rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Lezhës, ku ai ka fituar me mbi 52% të votave duke u rikonfirmuar për një tjetër mandat.
Në mbyllje të numërimit, kandidati i PS ka deklaruar se ky rezultat do të thotë më shumë përgjegjësi dhe më shumë projekte për Lezhën.
“Është vlerësim që më jep komuniteti lezhjan dhe kemi dhënë mesazhe të drejtpërdrejta se ne dimë të punojmë, dimë të respektojmë njerëzit, dimë të zgjidhim problemet e komunitetit.
Ky 4-vjeçar ka qenë shumë i ngarkuar për arsye të atyre që ne kemi thënë, për arsye të situatës që ne kemi gjetur bashkinë, në situatë të vështirë financiare.
E kemi merituar këtë rezultat që morëm sot. Njerëzit e quajnë Lezhën çuditërisht bastion të djathtë, kjo është teori e gabuar tashmë. Njerëzit nuk kanë nerva të dëgjojë askënd se kujt partie i përket.
Ne do t’i japim Lezhës atë energji që Lezha nuk e ka menduar kurrë. Ky rezultat na frymëzon realisht na bën që të ndihemi më të përgjegjshëm dhe më të kujdesshëm për të realizuar objektivat. U
në kam pritur fitore, kam menduar se do fitoj por nuk kam menduar ndonjëherë për ndonjë rezultat X. Mendoj se ka qenë një ndihmë edhe taktika e gabuar e kundërshtarit”, tha Ndreu.
Ky eshte i lindur per pune,dhe e mira e tij ,edhe kur ka qene ne polici nuk ka dalluar te majte e te djathte
Kryetari i tanishem i Bashkise ka punuar shume edhe me pare…..dhe shpresojme te punoje Prape…….. Lezha ka ndryshuar shume….. I urojme Shendet e suksese Pjerin Ndreut Nga lezhjanet e djathte…..
E meriton fitore Pjerin Ndreu Qe ne mandatin e pare ja ka ndryshuar fytyren lezhes Shendet e krahe te lehta e kete mandat te dyte