PS kryeson me 20 mijë vota në Fier, kandidati i Berishës: E pashpjegueshme

15 Maj 2023, 13:28Politika TEMA

PS kryeson me 20 mijë vota në Fier, kandidati i Berishës: E

Në bashkinë Fier vijon numërimi i votave, ndërsa deri tani kandidati i Partisë Socialiste në Fier, Armando Subashi është mbi 20 mijë vota para kandidatit të Bashkë Fitojmë, Edvar Kodheli.

Në një intervistë për Euronews Albania, Kodheli u shpreh se nuk e priste aspak këtë rezultat dhe se do të bëjë një analizë të detajuar një moment të dytë për të nxjerrë konkluzionet.


“Nuk prisja absolutisht me kaq diference, është diçka e pashpjegueshme çfarë ka ndodhur. Më duhet të bëjë verifikimet e nevojshme që të nxjerr konkluzione.

Procesi është dukur i rregullt, por të shtunën ka pasur lëvizje të çrregullta. për mua është një rezultat tepër negativ, kam qenë në terren ku kam takuar shumë njerëz”, tha Kodheli.

6 Komente

  1. b
    ben

    Nuk eshte aspak e cuditshme, por nje humbje qe tregon kundershtimin ndaj dyshes kriminale Berisha - Meta. Vetem ata qe nuk kane tru ne koke nuk arrijne ta kuptojne se shqiptaret nuk i duan maskarenjte qe permenda me siper.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Km

      Ka nje shpjegim:-ti Ka djegur votat me incelerator.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pickaxhiu

        Po Kodhel e ke gjet...ka patur ca levizje te c'regullta te shtunen lol

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noci

          Si qenka e pashpjegueshme kur PS merr zakonisht 8deputete gati sa gjysma e Tiranes

          Përgjigjjuni
          1. U
            United States

            Ke takur njerez dhe te kan dhene aq sa meriton. Populli nuk gabon kur gjykon. Mos u genjeni nga ata qe ju bejne qefin.

            Përgjigjjuni
            1. J
              Juristi

              Se cfare ketu per mos shpjegim,nje zot e di dhe ky kandidati qe e paska koken me qoshe,Ps-ja Fierin e ka hambar votash historikisht,qyteti ka ndryshuar per mire keto vite,Salen dhe Liken nuk e do njeri,dhe ky thote pse humba kaq thelle.N.q.s. nuk e kupton se ke parti,koalicion, ke prezantuar atehere mos ju ndaje Sales dhe Likes, se je ne rregull,se nuk ke per te kuptuar asgje.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje