Berisha humb në vendlindje, kreu lokal i PS: Tropoja ka zgjedhur të ecë përpara

15 Maj 2023, 12:36Politika TEMA

Berisha humb në vendlindje, kreu lokal i PS: Tropoja ka zgjedhur të

Kryetari i Partisë Socialiste në Bashkinë e Tropojës, Egzon Bashkurti ka reaguar në lidhje me fitoren historike të PS-së në këtë bashki.

Bashkurti tha se kandidati Rexhë Byberi, fitoi falë punës së bërë në krye të bashkisë gjatë 4 viteve që ai ishte në pushtet. Kreu lokal i PS shtoi se Tropoja zgjodhi këtë herë zhvillimin dhe jo kandidatët politikë. 

“Tropoja këtë radhë ka zgjedhur të ecë përpara me zhvillimin dhe padyshim suksesi ishte me fitoren tonë historike me kandidatin tonë Rexhë Byberi.

Një njeri që për 4 vite vendosi në radhë të parë punën në Tropojë. Me mbështetjen e qeverisë u bë një punë shumë e mirë në Tropojë dhe Tropoja e vlerësoi këtë gjë.

Tropoja më në fund zgjodhi zhvillimin dhe jo figura politike që në vijimësi kanë marrë vota dhe kanë përdorur Tropojën për interesat e tyre politike. Tropoja zgjodhi zhvillimin”, tha Bashkurti. 

Fitorja historike e PS-së u shoqërua me një festë të madhe nga simpatizantët e Partisë Socialiste.

2 Komente

  1. A
    ALBAN DEGA

    TROPOJA KA VENDOSUR TE ECE PERPARA … - Fitoi e gjithe Malesia e Gjakoves… Opozitare po vellezer - Asnje incident gjate fushates- qytetari e vellazeri shembullore - Urime te dy fituesve Rexhe Byberit dhe Besnik Dushes e mbare popullit te saj BOTES KRYQ E TERTHOR I KAM RA SI TROPOJEN ASKUND S’ KAM PA ME E BUKURA NE DYNJA SHOQE VETEM VETEN KA !

    Përgjigjjuni
    1. q
      qytetar

      Gjerat po ndryshojne per mire ! urime !

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje