
Humbja e Sali Berishës dhe Ilir Metës në zgjedhjet e 14 majit, është në kufijtë e të pabesueshmes.
Natyrisht pritej që ata të humbnin në shumicën e bashkive, por humbja ka ardhur me një rezultat plebishtar, që nuk të lë asnjë fjalë për pretendime apo kontestime.
Fjala vjen, Berisha e Meta kanë humbur në Shkodër, një bastion historik i PD, që nuk ishte fituar kurrë nga PS, me një rezultat dërrmues.
Edhe pse gara pritej të ishte e ngushtë, Benet Beci kryeson me mbi 10 mijë vota, duke befasuer edhe më optimistët.
Berisha humbi edhe një tjetër bastion historik të PD, atë të Devollit.
Por Berisha dhe Meta kanë humbur edhe në qytetet e tyre të lindjes, Tropojë dhe Skrapar.
Tani iu kanë mbetur të krneohen me fitoren e Fredi Belerit në Himarë!
Lini një Përgjigje