
Bashkia e Devollit i është besuar për 4 vitet e ardhshme kandidatit të PS-së, Eduard Duro me 8376 vota. Ndërkohë, kandidati i koalicionit “BF”, Elvis Hajdërlli, ka marrë 8011 vota.
Pas fitores së Hajdërllit, banorët kanë dalë në festime. Gjithashtu festimeve iu është bashkuar edhe drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi i cili ka dhënë një prononcim për mediat.
Peleshi thotë se Devolli ishte një fitore e shkëlqyer pasi shprehet se ishte fitorja e njerëzve të punës e njerëzve të thjeshtë.
“Jo vetëm në qakrun tonë por në të gjithë Shqipërinë. Devolli sot tregoi që fitorja ka qenë këtu, ka qenë në zemrën e çdo devolliu. Unë kam patur gjithmonë besim këtë radhë ja dolëm, kanë qenë të gjithë bashkë, një grup i shkëlqyer që u bashkuan dhe vëtëm u bashkuan për një qëllim për të fituar Devollin.
Ne fitoren nuk e duam për ca të nënës dhe ca të njerkës, për ne fitorja është për të gjithë. Devolli është i punës, njerëzit puëntorë të Devollit që janë më punëtorët në Shqipëri, nuk kanë se si të mos mbështesnin progresin.
Mjafton që të ishin bashkë dhe fitorja do të shkonte aty ku duhej dhe unë këtu gjej momentin të falenderoj të gjithë për procesin, falenderoj komisionerët të dy krahëve, vëzhguesit, forcat e rendit”, tha Peleshi.
Lini një Përgjigje