Sako mbi 6100 vota para, Ardian Çela thumbon Igli Carën: Unë nuk e di se çfarë pune ka bërë ky zotëria në 33 vjet

15 Maj 2023, 12:24Politika TEMA

Sako mbi 6100 vota para, Ardian Çela thumbon Igli Carën: Unë

Ardian Çela, drejtues i PS në qarkun Durrës në daljen televizive në mesditë tha se në 197 kuti të numëruara nga 342 në total, kandidatja e PS, Emirjona Sako është 6100 vota diferencë me kundërshtarin Igli Cara dhe pritet që ky rezultat të thellohet.

“Nuk e di kujt i referoheni si bastion i majtë apo djathtë, sepse tashmë ka shumë mandate që Durrësi administrohet nga e majta. Ne i kemi pasur projeksionet dhe sondazhet që në shtator dhe kemi qenë gjithmonë të sigurt për kandidatin tonë” tha Çela për Vizion Plus.

“Ky është një shpërblim i punës që ka bërë qeveria me rindërtimin dhe problematikat që ka pasur qyteti dhe gjithë puna që është bërë me strukturat. Nuk është rastësi një rezultat i tillë. Ne nuk jemi të shqetësuar. Do të vazhdojmë punën për të realizuar ato projekte që ka qeveria ka për bashkinë e Durrësit” tha Çela.

Ky është mandati i 7-të që konfirmohet për PS në bashkinë e Durrësit. Ndërkohë që Çela pati edhe një mesazh për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Igli Cara.

“Nuk e di se çfarë pune ka bërë ky zotëria në 33 vjet. Më thoni një punë që ka bërë” tha Cela.

Ndërkohë ai tha se edhe në bashkitë e tjera të qarkut PS është fituese.

7 Komente

  1. N
    Noci

    Ai mund te jete ne rreshtin te gabuar por nuk eshte i paafte.Po te ishte me ju do ju nderonte .Respektoni kundershtarin

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kureshtja vete

      O Nocroku, Amon se po vdes nga kureshtja...cfare profesioni ka dhe me cfare eshte mare ky tipi Igli. Gojet e kqia thon se ka noca biznesi t'qelbta ne porto!

      Përgjigjjuni
      1. a
        animas

        Flet ky, qe ska bere asgje ne jeten e tij e se njeh askush, Igli Cara garoi ne siglen e gabuar por eshte nje person qe ka bere nje fushate fantastike, vetem fare dhe ka mbeshtetjen e te gjithe durrsakeve qe e njohin dhe e duan per ato gjera te mira qe ka bere.

        Përgjigjjuni
      2. D
        DR

        O Ard djali....lene se me fillu me numëru gjithë "punët" që i ka bo nga mbrapa PS Durrësit për 7 mandate fillon e vjen shum erë muhabeti... A fitove...lene mos u merr me llafe po futju punës dhe na hidhni çik beton ene mbi kokë se e meritokemi ...

        Përgjigjjuni
        1. a
          animas

          Po fix....rri mos fol se je deri ne gryke.....

          Përgjigjjuni
        2. a
          animas

          Po ti cfare pune ke bere?? Se nuk te njohin njerezit per ndonje pune pervec doganierit....dhe ate sdije ta beje

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eni

            Ky eshte njeriu me i pasur ne Durres ....dosjet I ka mal deri sa ti vije dita ....

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje