“E normal, njëri do të fitojë,” Zef Hila i shtrëngon dorën kundërshtarit socialist

15 Maj 2023, 13:50Politika TEMA

“E normal, njëri do të fitojë,” Zef Hila i

Zef Hila i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Vaut të Dejës i ka shtrënguar dorën kundërshtarit të tij nga kampi socialist, Kristian Shkreli.


Përpos se pranoi humbjen, Hila pranoi po ashtu se fushata ishte e qetë dhe se numërimi shkoi shumë mirë.

“Dikush do fitojë. Unë e uroj me gjithë shpirt. Fushata ka qenë e qetë. Numërimi shkoi shumë, shumë normal. E normal, njëri do fitojë. Të shkoftë mbarë!”


Sipas të dhënave të publikuara ng Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kristian Shkreli i PS-së ka siguruar 7581 vota në Vaun e Dejës, Zef Hila siguroi 5204 vota ndërsa kandidatja e PD-së zyrtare, Klomentina Drini numëron 833 vota.  

7 Komente

  1. s
    shqip

    Nje veprim dinjitoz, qe duhet marre shembull nga udheheqesit e opozites. Burrat e vertete pranojne me dinjitet edhe humbjen dhe pershendesin kundershtarin per fitoren. Nuk e njoh personalisht zotin Zef Hila, por me siguri ka admirimin tim si qytetar.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Veprim i duhur !

      Veprim i duhur QYTETARIE , i lumtë !

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noci

        Zef Hila ka qene nje nder kryebashkiakët me punetore qe ka patur PD duke filluar me Bushatin e me pas ne Vaun e Dejes ku e dorezoi ne 2019 qe nuk moren pjesë ne zgjedhje.Nuk mund te fitonte se ndodhet ne krahun e gabuar dhe perballe Tom Doshit mjeshtri i votave per PS dhe PSD

        Përgjigjjuni
        1. I
          I velaj

          Respect per memyren si reagon dhe kjo eshte tregues se je me shume se nje fitues zgjedhjesh moralisht te rrenuara

          Përgjigjjuni
          1. Roberto

            Kjo eshte burreri. Ne jemi mesuar vetem te shajme dhe te fyejme apo me keq te zihemi dhe te vritemi. Bravo Zef Hiles per pranimin e rezultatit. Une po te isha do bashkepunoja me njerez te tille qe edhe pse kundershtare japin mesazhe qytetarie ne keto kohe qe nuk jane per tu humbur me si ne kohen e qofte-largut Berisha.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bashkimi

              Burrnia njihet në raste të tilla. Bravo zotri Zef Hilla, kështu veprojnë njerëzit me dinjitet që e kuptojnë se kjo është garë jo betejë. Uroji çdo të mire dhe sukese në të radhmën.

              Përgjigjjuni
              1. k
                kacinari

                e po jan te vatikanit te dy ,,,,se po ishin te ertoganit do shaheshin me liber shpije,,,,haha

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje