Balluku shpall fitoren e PS në Dibër: Jemi mbi 8 mijë vota para

15 Maj 2023, 14:00Politika TEMA

Balluku shpall fitoren e PS në Dibër: Jemi mbi 8 mijë vota para

Partia Socialiste ka shpallur fitoren në të katërta bashkitë e qarkut Dibër.

Zv. kryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht drejtuesja politike e PS në qarkun Dibër tha se fitorja e PS me 8 mijë vota para tregon për një votë plebishitare përtej të majtës dhe të djathtës.


“Diferenca prej 8300 votash tregon se sot në Dibër janë bashkuar të majtë e të djathtë, janë ata që janë të bindur se Rahim Spahiu do të bëjë diçka për Dibrën. 8 mijë vota plus në një vend kur vështirë se PS do i kishte këto vota.

Pra, kemi një diferencë të madhe. Është votë plebishitare, popullore që e vë Spahiun para përgjegjësisë për t’ju përgjigjur të majtëve dhe të djathtëve”, tha Balluku.

Lini një Përgjigje