VIDEO/ Paditi Xhelal Mziun për shpifje, Agron Malaj paraqitet në GJKKO

1 Korrik 2025, 14:15Politika TEMA
VIDEO/ Paditi Xhelal Mziun për shpifje, Agron Malaj paraqitet në GJKKO

Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu është paditur për shpifje në Gjykatën e Posaçme nga ish-kryebashkiaku i Burrelit Agron Malaj, që u zgjodh edhe deputet nën siglën e Partisë Socialiste.

Padia erdhi pas një deklarate të bërë nga Xhelal Mziu një ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, se automjeti që përdorej nga Malaj ka shpërndarë para në këmbim të votave.

Agron Malaj është paraqitur sot në GJKKO, ku do të mbahet edhe seanca e parë e pajtimit.

Më 10 maj 2025, një ditë para zgjedhjeve u shënua një incident, ku simpatizantët e Partisë Demokratike ndaluan një automjet duke pretenduar se personat që ishin në të, po shpërndanin para me qëllim blerjen e votave në favor të Partisë Socialiste.

Pas kësaj ngjarje, drejtuesi politik i qarkut Dibër i PD Xhelal Mziu, akuzoi kandidatin e PS Agron Malaj, duke thënë se automjeti që po shpërndante para ishte i tij.

1 Komente

  1. S
    Sass

    Zakonisht ju rraca e juaj nuk beni kallzime ne polici por levizni kallashin ,ky veprim po me habit pa mase.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje