Rinumërimi për Fierin: Asnjë ndryshim rezultati pas hapjes së 40% të kutive. Bien PD e "Nisma', rritet PS. Zegjineja thellon diferencën

1 Korrik 2025, 11:00Politika TEMA
Rinumërimi për Fierin: Asnjë ndryshim rezultati pas hapjes

Në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” po vijohet me ditën e dytë të rinumërimit të votave për qarkun e Fierit. Deri më tani janë hapur 246 kuti nga 587 kuti, ose rreth 42% (ora 10:15). Hapja e kutive edhe në këtë qark, nuk pritet të sjellë asnjë ndryshim. Njëjtë si në qarkun e Tiranës, hapja e kutive po tregon vetëm gabime të vogla, ndërsa PD edhe në këtë qark kryeson me numrin e votave të pamerituara.

Partisë Demokratike i zbriten 74 vota të pamerituara, ndërsa Partisë Socialiste i shtohen 28 vota nga rinumërimi. Shifra këto që i zbehin shpresën Lapajt për t’i marrë PS një mandat në Fier. Nisma Shqipëria Bëhet shpreson që të marrë 519 votat e nevojshme dhe të fusë në Kuvend kandidatin Azmer Duleviç. Por, zhvillimet deri tani nuk i kanë shkuar në favor. Pasi, jo vetëm që PS është fuqizuar, por nga ana tjetër Lapajt i janë zbritur 4 vota.

Humbje të vogla kanë pësuar edhe parti të vogla si Lëvizja Bashkë 4 vota, 2 Koalicioni Djathtas për Zhvillim. Përveç PS-së, që i shtohen disa vota, edhe partisë Mundësia i shtohen 3 vota, që i janë hequr nga numërimi fillestar.

Mandati i Zegjine Çaushit ishte në pikëpyetje për shkak të diferencës së ngushtë me kandidaten Maldrita Bardhos. Por rinumërimi i deritanishëm ka thelluar diferencën në favor të Çaushit, pasi Bardho ka humbur 39 vota, ndërkohë që Çaushit i janë shtuar 4 vota.

4 Komente

  1. k
    km

    Ezmer-(brrun i theksuar )Dule vici.duhet te jete harrixhi bosnjak.Ai duhet te hyje ne parlamento vetem per kete origjine te tij.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Libofsha

      Janë shqiptarë boshnjakë që jetojnë në Rreth-Libofshë të Fierit. E kanë deklaruar veten serbë...... Serbia ju solli libra në serbisht, por nuk i lexuan sepse nuk dinë asnjë fjalë serbisht..... . Nuk kanë ditur kurrë.... . Sepse janë shqiptarë të Bosnjës të shpërngulur nga përndjekja serbe në vitet 1930...... . Edhe të parët e tyre kanë folur vetëm shqip..... . Sidoqoftë, Asmeri është djalë i mirë, i shkolluar, i edukuar mirë dhe intelektual...... . Do të doja të fitonte.

      Përgjigjjuni
    2. H
      Hasoni

      Dhe rregulloheni me ligj, zoterinj pergjegjes, qe here tjeter cila parti apo individ kerkon rinumerim pa fakte bindese, te paguaje shpenzimet! Nuk ka detyrim taksapaguesi te shpenzoje para per parti dhe individe qe perfaqesojne kauza private!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Korrik 2025

        Hason ! Nuk eshte asgje pagesa e taksapagusit shqipetar per rinumurimin i cili zgjidh nje problem per tu vene kufirin genjeshtarve dhe mashtruesve. Problem eshte pagesa e taksapaguesit shqipetar per legalizimet e filluara ne vitin 2006 dhe qe vazhdon edhe sot, te trojeve te ndertimeve pa leje, te legalizuara edhe ne kundershtim me ligjin. Gjithashtu edhe pagesa e taksapagusit per vendimet gjyqesore te pa drejta te gjykates shqipetare te cilat i zhben Gjykata e Strasburgut.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje