Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Shkup: Jemi shumë afër anëtarësimit, do t’i përmbushim të gjitha detyrimet tona

1 Korrik 2025, 10:15Politika TEMA
Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Shkup: Jemi

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup, ku po merr pjesë në Samitin dyditor mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili është fokusuar në zbatimin e Planit të Rritjes për rajonin.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, në nisje të samitit, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se vendet e Ballkanit janë sot më afër se kurrë realizimit të aspiratës për anëtarësim në BE.

“Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shumë shekullore dhe më vjen mirë që ka një atmosferë pozitive në këtë drejtim. Jemi shumë afër anëtarësimit dhe besoj fort që do t’i përmbushim të gjitha detyrimet tona. Plani i përbashkët do të realizohet plotësisht,” u shpreh Rama.

Gjatë samitit, pritet që liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian të diskutojnë mbi zbatimin e Planit të Rritjes, një nismë që synon të afrojë më shumë vendet e rajonit me tregun e përbashkët evropian dhe të nxisë zhvillimin ekonomik.

Në sesionin hapës, pjesëmarrësve iu drejtuan me fjalë përshëndetëse kryeministri i RMV-së Hristian Mickoski dhe Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos.

Samiti pritet të ketë dy panele diskutimi:

Në panelin e parë me temë “Plani i Rritjes: Vlerësimi, hapat e ardhshëm dhe komunikimi”, liderët e rajonit, përfshirë kryeministrin Rama, do të diskutojnë mbi përparimin dhe zbatimin e iniciativave kryesore të Planit të Rritjes, veçanërisht ato të Shtyllës 1 që përfshin turizmin, mbrojtjen e konsumatorit dhe lehtësimin e qarkullimit në kuadër të “Autostradës” së Tregut të Përbashkët.

Ndërkohë, paneli i dytë, i titulluar “Thellimi në Shtyllat e Planit të Rritjes”, do të mbledhë ministrat për Çështjet e BE-së, përfaqësues të institucioneve evropiane, organizatave rajonale dhe partnerëve zbatues, për të analizuar detajet teknike të secilës shtyllë dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm drejt integrimit.

3 Komente

  1. T
    Teodor

    Perpjekjet kane filluar ne 92. Ti ke 12 vjet ne pushtet. Do kalosh dhe 4 pra 16. Nuk besoj se do te hyjme para 20 viteve qe vijne. Faktoret jane shume por kryesorja mentaliteti Shqiptar qe gjerat nuk I zgjidhim me shtet por ne fis e komunitet. Por dhe politikanet e korruptuar we nuk kane asnje interes vetiak.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Po me mendjen tende je bere shteti me I perparuar ne bote dhe Europa do te lusi te hyni ne gjirin e saj. Por kur mendon se zevendesi jot i korruptuar , hajdut dhe I arratisur , vjen ndonje dyshim …I madh. Nuk mund te hysh ne Europe me administrate dhe shtet totslisht te korruptuar, mafjoz, lavatriçe e Europes.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Transparent

        Uje ne çezma, gjigand. Kur do e hapim kapitullin e ujit, se na grine morrat. Kush e ka fajin, e di vetet ti - Saliu si gjithmone....Erdhen turistat elitare, ndenjen nje nate dhe iken nga syte kembet per ne Korfuz. U ngriu kaka ne bythe, se nuk laheshin dot.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje