Paketa e Maleve, Rama: Disa bashki kanë përcaktuar 10 projektet! Përllogariten 5 milionë euro në njërën prej tyre

3 Prill 2026, 16:05Politika TEMA
Paketa e Maleve, Rama: Disa bashki kanë përcaktuar 10 projektet!

Paketa e Maleve ka shënuar përparime, tha kryeministri Rama. Disa prej bashkive kanë përcaktuar 10 projektet për të nënshkruar, ndërsa në njërën prej tyre që nuk e cilësoi, përllogariten 5 milionë euro nga investimet.

“Paketa e Maleve ka pasur progres. Disa bashki kanë bërë progres me procedurat dhe kanë përcaktuar objektivin bazë të 10 projekteve për të nënshkruar dhe vijuar me procesin e marrjes së lejes. Në njërën nga bashkitë janë 5 milionë euro të llogaritura nga 10 investimet e llogaritura në Paketën e Maleve nga persona që janë në emigracion”, tha Rama.

Lini një Përgjigje