Paralajmërimi i SHBA-së për sulme iraniane, Ermal Nufi qetëson qytetarët: S’ka vend për shqetësim! (VIDEO)

2 Prill 2026, 10:53Politika TEMA
Paralajmërimi i SHBA-së për sulme iraniane, Ermal Nufi

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, foli për gazetarët para se të hynte në sallën e Kuvendit, ku komentoi paralajmërimin e ambasadës amerikane në Tiranë për sulme të mundshme nga Irani.

Nufi u shpreh se ky paralajmërim nuk i është drejtuar vetëm Shqipërisë, por është shpërndarë nga të gjitha ambasadat amerikane në botë.

“Ambasada e SHBA ka bërë deklaratën e saj. Për më tepër qe bota ndodhet në një situatë të tillë. S’ka vend për shqetësim!

Kjo kërkesë ka shkuar për të gjitha ambasadat e SHBA, është për qytetarët amerikanë, në të gjithë botën.

Këtu bën pjesë edhe Shqipëria. Jemi cënuar nga veprimtaria e aktorëve të atij shteti dhe të gjitha sistemet janë rikthyer dhe janë funksionale,” u shpreh ai.

5 Komente

  1. X
    Xha Tahipi

    Hallall Minister! Tani popullata mund te rrije e qete!

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xha Braho - ish ushtarak rezervist, komandant arti

      Po kur i gjuajne Turqise me raketa e pse mos i gjuajne edhe Shqiperise qe strehon armiqte e betuar te gardes revolucionare te Iranit? Nuk ka nevoje per panik, por vigjilence nga mbrojtja kunderajrore e NATO-s.

      Përgjigjjuni
      1. e
        edmond (koder rreshen)

        Kjo esht nje pergjigje politike e Nalt Madhnis qe te beri Minister( nuk ka Bir K..ve tek Rilindja, qe i del nga rrjeshti Rames) , edhe sikur tju ket dhen garanci Presidenti Iranian ,ai per momentin esht jasht funksionit ,perbiles i shnjerezuar si individ dhe si Politikan nga Ajatollahet ,te cilet e ben te gelltiste (brenda 24 oreve) faljen qe ju kerkoi vendeve Myslimane ne diten e par, duke then se gjuajtjet me raketa ishin inciativa individuale ne momente kaosi ?! 1- Nga e din Minstri yn se sa e kan rrezen e veprimit raketat Iraniane,ne nje koh kur deri dje thuhej se kishte raketa me distanc maksimale 2500 km , dhe me sulmin ne Diego Garcia tregoi se kishte Rraketa me distanc 4000 km . Sa e ka distancen Shqiperia nga Irani ? 2-Shqiperia nuk ka sistem mbrojtes anitiraketor ,asnje vend Ballkanik nuk ka pervec Rumanis dhe Greqis sistem Patriot,madje edhe Turqia e "fuqishme ushtarakisht " ( Mashallah Allahu e rujt, i bejn tifo vellezerit Shqipfoles qe perkulen ne Sheshin Skenderbej) nuk kishte siteme mbrojtese kunder raketave,dhe kater raketat e leshuara nga Irani ne teritorin Turk, jan rrezuar nga aleatet e Natos ne Turqi ! 3-Nga e din Ministri yn se nuk do ta sulmojn Iranianet Shqiperin ,ne nje koh kur Ali Khamenei do te thonte per Shqiperin : esht diku nje vend i vogel Djallezor ...?! Thenia e Ministrit pa argumenta logjike (sepse nuk esht i asaj fushe) do ishte me e ndershme dhe profesionale te thonte , per tema te tilla pyesni Oficeret ne Shtabin e mbrojtjes ,se un Juridikun kam mbaruar ,dhe profesioni im esht : me paguaj ,dhe ta shtremberoj te verteten si ta doj qejfi ty !

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tani

          Po Maxi me Engjëllin çthonë o Ermal edhe ata qe sdo ketë luftë por vetëm plaçkitje??

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arbion Presheva

            E sigurte! Tha Ermal Nufi qe nuk di nga lidhet gomari. Ka marre nje detyre te pa merituar qe ja kane bere dhurate si mekembes i Belinda Ballukut, perfshi edhe disa kuksiane te tjere si puna e Erlis Herenit.Keto kuksianet e bejne mire rolin e ushtarit dhe ndaj ajo i perzgjodhi. Tani Ermali mori edhe zevendese bukuroshen Pranvera Skana nga zona e Oroshit te Fanit te Mirdites nga ku Ermali e ka origjinen. Ndaj me Ermalin dhe me Pranvera Skanen e Mashterkorit jemi te sigurte. Hahaha

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje