Parodia e “nenit Basha”: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

24 Qershor 2025, 19:42Politika TEMA
Parodia e “nenit Basha”: Kush mund ta sfidojë Sali

Nga Ylli Pata

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija poiltikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike po si rrënim tragjikomik.

I cili, pasurohet çdo ditë me “xhevahiret” e rrjedhjes së lirë si pasojë e stresit të shtuar, vapës, shëndetit e natyrisht moshës.

Kjo është koha më normale, më optimale, më e logjikshme dhe më dialektikja për të zbritur në fushë “kuajt” e rinj të politikës opozitare për të bërë galopin pranë demokratëve, e më pas garën, ku secili të vërë bast për të referuarin.

Ndër vite, madje që në kohën kur Sali Berisha ishte i aftë të bënte shiun dhe diellin, në PD kanë ekzistuar dhe dalë personazhe të rëndësishme politike.

Me profile intelektuale dhe karaktere të spikatura që zgjonin idenë e një lidershipi alternativ dhe me të dhëna jo të vogla nga ana e përmbajtjes.

Por të gjithë që bënë beteja në këto 34 vjet, beteja që u sollën kosto të mëdha edhe jetike e familjare, në fund u lodhën dhe disa herë u rikthyen si djemtë plangprishër në prehrin e doktorit, për interesa të vogla apo “vese minore”.

Të gjithë big-ët e Partisë Demokratike, të cilët kanë ose moshën e Berishës, ose më të mëdhenj, apo edhe më të vegjël, nuk kanë hapur gojë në të gjithë periudhën 12 vjeçare të “mbretërimit” të Edi Ramës.

I vetmi që ka bërë atë pjesën e tij të betejës ka qenë Dash Shehi, i cili megjithatë, edhe pse e ka thënë të tijën, e ka pasur simpatinë për çka ka folur dhe mënyrën e thënies, asnjëherë nuk e ka marrë mbrapsht atë votën e elektoratit opozitar.

Votë, e cila është arsyeja e madhe e hezitimit të zbritjes në fushë të kalorësve të rinj e të vjetër, për të dueluar me “plakun Sali”.

I vetmi në historinë e “së djathtës” shqiptaret që gati e sfidoi Sali Berishën ishte i ndjeri Leka Zogu. I biri i Mbretit, i ardhur me derte të shumta në një kohë të tmerrshme si 1997, arriti të marrë në një referendum surreal për formën e regjimit, një shifër që sot është një ëndërr për çdo politikan. Gati nuk preku 50 përqindshin e konsensusit popullor.

Por i shkreti “Pretendent për fronin”, në vend që ta marrë këtë mrekulli që i erdhi nga qielli, që siç dihet vijnë vetëm njëherë, shkoi u bashkua me gardistët e Saliut me kobure në brez dhe veshje ushtarake përpara Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si një skenë filmi neorealist me donkishotë.

Në vend që të bëhej zëvendësuesi apo sfiduesi i Sali Berishës, i dha një kauzë, duke e rifutur në politikë, e vetë u largua i drobitur e i mërzitur me vendin e tij. Për tu kthyer më pas 3 vjet më pas për të vdekur në tokën e të parëve.

Të gjithë këta raste nuk janë pjesësa eposi por njësi dokumentare të asaj që përbën historinë politike të Partisë Demokratike.

E sot, kjo histori po shikon thjeshte një pjesë dialektike të saj, të ashququajturën rikthim apo përsëritje pas ikjes false të 2013-s. E sipas aksiomës tashmë monumentale kur historia përsëritet ajo vjen si komedi apo tragjikomedi. Kurse amerikanët, të cilët ishin ata që i dhanë dy herë dorën këtij politikani shqiptar, e më pas e këshilluan të bëjë mënjanë, kur nuk ndodhi e ndëshkuan, tani thjeshte po shikojnë me cinizëm. Të ndodhë ajo që ata kanë paralajmëruar; përkatësisht: “Profecia e barit”.

12 Komente

  1. P
    Pensionisti i Porcelanit

    E ka thene Namik Hoti: "Bajraktarin nga kali e zbret vetem plumbi ne lule te ballit!"

    Përgjigjjuni
    1. W
      Washington post

      DUHET TA SFIDOJE LIGJI! GJYKATA E LARTE TI HEQE VULEN E LOGON SALIUT, PASI. ME EDVININ IA GRABITEN BASHES, DHE TJA RIKTHEJNE BASHES. KAQ E THJESHTE ESHTE. CDO KOMOLIKIM QE I BENI JU MERCENARE TE REGJIMIT E GAZEKARE ESHTE TRADHTI NDAJ INTERESIT PUBLIK DHE MBAREVAJTJES SE DEMOKRACISE! PARATE E QELLIMET E PISTA E TE LIGA DO TE SHKOJNE NE PLEHRA ME GJITHE JU!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mondi

        te qifsha Lul Bashene ne bythe ty

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mondi

          te qifsha Lul Bashene ne bythe ty

          Përgjigjjuni
        2. V
          Vjosa

          Zoti YLLI i lexoj shpesh shkrimet e tua , por ne shkrimin sot me befasove kur na permend nje biçim te vete quajtur princ apo mbret qe u be me ndihmen e sebeve. Nje sharlatan qe e lane SHQIPERIN DHE SHQIPTARET NE DITET ME TE ZEZA.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Ton Toni

            Na pelqen sna pelqen 500 mije vota e votuan. Ate e duan nje pjese e konsiderueshme e shqiptareve.....

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rrofte Lexhenda !

              Ton Toni ! 500 mije ishin per opoziten . Jo per Saliun.

              Përgjigjjuni
            2. s
              sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

              hidhini. hekurat. kriminelit qe. ti mbyllet. goja. sali kermes. berish

              Përgjigjjuni
              1. A
                Asd

                Berishen do ta munde kalbesia e tij.

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Jugokracia si atavizem POLITIK

                  500 mij vota jane 30 parti Brenda. Aq me teper ato vota u dhane per USA se kujtuan njerezit se trump do ta sillte ne pushtet Saliun! I mashtroi Saliu, si gjithnje, me cekun e bardhe fajdet etj etj etj. Le te krijoje parti te re Saliu dhe te shoe kur te marre 0 vota! Nje njeri i diskretituar e mbaruar si Saliu i duhet jugut se e mund 1p here ne dite. Jugu se e mund e mban dhe nuk ia jep vulen e logo lulzim bashes. Veriu miniera pyje pasuri ujore energjitikr dhe tani po ben trafikun e droges, ndersa jugu qyl rri ne zyra e administration PUBLIK DHE dredh ZINXHIR shijon jeten dhe tall trapin. me ata qe i quan maloke! Por DARDHA ka bisht....!

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Ethem LALAJ,TepeleNSI

                    Kemi 35 vite që ndjekim SHPELLARIN E VIÇIDOLIT,SHPIFSIN,HAJDUTIN,VRASËSIN PLANETAR: 1.Sb ka deklaruar..Nuk largohem nga PD edhe sikur 1 militant të jet ATY. 2.Në PD nuk ka më KONKURENT për ta zëvendësuar,Pasi Sb i eleminoi siç eleminoi P.Arbnorin A.Sapahia,S.Zhulali,B.Gazidede,K.Gjoka,G.Pashko,A.Hajdari,S.Olldashi,G.Bogdani,etj. 3.PD,OPOZITA,SHQIPËRIA SHPËTON NGA PSIKO I 1970 VETËM NGA SPAK GJKKO PËR HAPJEN,GJYKIMIN

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Emigrant

                      Ke plotesisht te drejte ETHEM.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje