Ilir Meta ka dhënë një intervistë për portalin e familjes Berisha, nga burgu.
Pyetje: Z. Meta si po ecën çështja juaj?
Përgjigje: Besoj se avokati i nderuar Z. Cakrani po e informon në vijimësi opinionin publik me farsën e shekullit të fabrikuar nga Narkoregjimi dhe veglat e tij.
Pyetje: Duket se ai është aq i sigurtë sa ka thënë se është gati të verë garanci pasurinë e tij për lirimin tuaj. Kaq i varfër jeni ju?
Përgjigje: Besoj se avokat Cakrani e ka shprehur vetë këtë gatishmëri, duke shprehur bindjen e tij jo vetëm për pafajësinë time, por edhe në karakterin tim.
Unë nuk u rrëmbeva se mund të largohesha, se fiks atë ditë unë po kthehesha nga Kosova.
Po kështu një nga qëllimet kryesore të Narkoregjimit që urdhëroi SPAK-un publikisht nga tribunat e PS-së, për të më arrestuar mua, ishte pikërisht largimi, sepse kështu unë vetë fajësohesha për tërë ato shpifje të investuara prej dy dekadash ndaj meje.
Që mbas largimit të Arben Ahmetaj, çdo javë Dumani thërriste gazetaret e besuara duke u thënë informalisht se këtë javë e atë javë arrestohet Meta, se erdhi porosia nga X shtet e nga X ishull.
Dhe ju i mbani mend lajmet që dilnin çdo ditë.
Po kështu, në 21 Tetor 2023, isha në Austri për një kontroll mjekësor, ditën kur u rrëmbye në aeroport Prof. Jamarbër Malltezi dhe SPAK ju vërsul Sali Berisha, një mesazh interesant i erdhi personit që ishte me mua nga një bashkëpunëtor i Charles McGonigalit, i cili i thoshte me pak fjalë se ky është fillimi, se qëllimi është te Meta.
Po kështu, pata shumë telefonata se ku isha, pasi ishin shpërndarë lajme se po shkoja në Hungari për azil politik.
Madje edhe një gazetar i njohur opozitar e dashamirës më tha mos u kthe këto ditë sa të qetësohen gjërat.
Të premten, u thashë, pasdite arrij në Rinas, u thuaj të gjithëve të më presin.
Shumë miq, të njohur edhe ndërkombëtarë, jo vetëm më paralajmëruan se do më arrestonin, por edhe më ofruan mbështetje për azil politik edhe në vendet e BE dhe NATO.
I falenderova shumë për përkujdesin e tyre, por u thashë se unë s’mund të realizoj ëndrrën e armiqve të vendit tim dhe mercenarëve të tyre, që nga Rama e gjithë veglat e tyre në drejtësi e kudo.
Nëse do kishin një provë apo fakt penal, sado minimal, ata kurrë s’do kishin inskenuar atë rrëmbim mafioz që në historinë e Gjykatës së Strasburgut do hyjë si precedent më skandaloz deri më sot.
Ata i arritën disa qëllime afatshkurtra, si izolimin tim ekstrem, dobësimin e fuqisë opozitare në publik, frikësimin e shumë njerëzve, por në afatgjatë fitorja më takon mua dhe gjithë patriotëve.
Ata shpresuan që përmes izolimit ekstrem dhe përpjekjeve për të korruptuar disa nga personat që komunikonin me mua, të krijonin prova apo fakte penale, siç bënë me kolegun e tyre Veliaj.
Edhe zvarritjet e hetimeve të nisura nga Dumani që në Dhjetor 2019 me urdhër të Ramës e McGonigal, i shtyjnë qëllimisht për të zvarritur gjyqin në themel, i cili do jetë i hapur.
Pyetje: A keni besim te drejtësia?
Përgjigje: Te drejtësia po dhe prandaj gjithmonë kam respektuar ligjin, por kurrësesi te Ramaforma, të cilën e kam denoncuar e çmontuar në çdo moment që nga koha si Kryetar i Parlamentit, President i Republikës (madje edhe në Komisionin e Venecias) e kudo.
Në një vend ku Kryeministri thotë se shpatën ia kam dhënë Dumanit për të goditur e izoluar kundërshtarët e mi, nuk mund të pritet drejtësi.
Në një vend ku kreu i SPAK-ut deklaron publikisht se gjykatat vendosin çfarë kërkojmë ne, s’mund të pritet drejtësi.
Por drejtësia do të vijë dhe ajo ditë do të jetë shumë më e shpejtë se ç’e mendojnë këta mendjelehtë e mercenarë që i bashkon shumë fort afera McGonigal, por edhe shumë të tjera.
Pyetje: Retorika juaj kundër SPAK-ut mbetet e pandryshuar dhe shumë kritike. Ndërsa ndërkombëtarët japin vlerësime.
Përgjigje: Vlerësimet e vërteta për SPAK- un, pas 5 vitesh, i jep vet përshkallëzimi skandaloz i korrupsionit dhe vet Narkoekonomisë.
Vlerësimet e vërteta do vijnë shumë shpejt, pas paralajmërimit të shumë organizatave ndërkombëtare në rezolutat e tyre, ku dënojnë përdorimin e gjyqësorit si armë politike kundër opozitës.
Mos harroni se edhe pa ndihmën e ‘ndërkombëtarëve’, si McGonigali e të tjerë si ai, Rama nuk do e kishte kapur totalisht drejtësinë.
Pastaj mos harroni se edhe drejtësinë e ‘plepave’ me ndërkombëtarët dhe Rajersonin e bëmë dhe pastaj e zhbëmë.
Çështjet e SPAK-ut sapo kanë nisur të mbërrijnë në Gjykatën e Strasburgut, pavarësisht zbardhjeve të qëllimshme që bëhen këtu nga njëra gjykatë në tjetrën.
SPAK-u është aleati më i ngushtë i Edi Ramës në garantimin e paprekshmërisë së tij dhe kollonës vertebrale të regjimit që është krimi i organizuar dhe elektoral, i cili ‘luftohet’ vetëm pasi vijnë kërkesa nga partnerët ndërkombëtarë dhe në mënyrë fiktive (kuptohet edhe pasi vidhen zgjedhjet).
Megjithatë një falënderim e kam për SPAK-un, se pa hetimet e tij të gjithanshme dhe tendencioze, nuk do të kisha mësuar shumë të vërteta, nuk do kisha provuar shumë gënjeshtra dhe do kisha vazhduar të besoja te njerëz që vetëm të tillë s’kanë qenë kurrë.
Kështu që këtë meritë unë ja njoh SPAK-ut.
Dhe kjo do më ndihmojë shumë mua dhe Partinë e Lirisë për të ardhmen, e cila u përket atdhetarëve.
Po kështu kurrë s’do kisha bërë këtë detoks 8-mujor dhe të kem parametrat fizike si në kohën kur merresha me sport.
Dhe njëkohësisht nuk do të kisha njohur shumë miq besnikë që kujdesen për mua, me të cilët kemi një rrugë të gjatë përpara për Shqipërinë me 4 milionë shqiptarë plus.
Kjo betejë po skarcon plaçkaxhinjtë dhe po rrit politikanë të kauzave të mëdha.
Legen. Ti ishe me putane se Monika. Me qe po te ha bytha e po rrefen perralla, ja na thuaj cilet ishin keta miq qe te ofruan azil?
Cope m…ti divorcove bes kollakun me xhensilen, kane pergjegjesi ata polic qe e lejojne te vij ne takim. O Hale rri aty se ben vap po bisedoj qe te japin nje biruc te fresket qe mos te bie dielli
Ilir Meta eshte modeli ,e i perkryer se si nuk duhet te jete nje politikan , njeri me rrezikshmeri te larte shoqerore qe ka prekur fundin e hipokrizise , paturpesise e cinizmit , qe ka shperdoruar ne menyren me kriminale besimin e shqiptareve , kryesisht te spektrit te majte ! Ai arriti deri atje sa te korruptoje e frikesoje drejtesine , per te marre vendime skandaloze qe i pa e degjoi direkt ne video i madh e i vogel dhe t`i beje odjote si veten , se ai bandit aq i korruptuar e degjeneruar NUK ISHA UNE . Tani del e derdellit si te ishte PROSTITUTE E VIRGJER ! ASNJE MESHIRE per keta kellira kanceroze .
Pse paska shkerdhata te huaj te ngjashem si ty
Ik o Meta spiuni na ler rehat mos na ca karin se kemi halle te tjera
Ate dite ne Kosove, kur ktheve dhe te arrestuan si ordiner, thuhetvse nukbdoli gje plano yt per tu arratisur ne Hungari. Ai shqiptaribi Maqedonise, mik I Gruevskit, nuk te mori paradysh per kete veprim. Keshtu perflitet.
Nuk jam fort i bindur nese eshte e drejte qe po te mbajne ne paraburgim per nje kohe kaq te gjate, ashtu sikurse nuk me la shije te mire menyra si te arrestuan. Por nuk kam kurrfare dyshimi qe je krejt i pavlere si njeri dhe nuk je aspak intelektual. Kape majat e pushtetit pa bere asnje dite pune tjeter si te gjithe, pa konceptuar vete asnje shkrese, raport a informacion si cdo zyrtar e nepunes i shtetit. Kjo te la krejt te paformuar si njeri dhe si intelektual. Ndersa si politikan, me cfare ke thene e me sa ke bere, mendoj se je i rrezikshem per vendin. A je i korruptuar? Berisha ka thene po, madje te ka vene dhe epitetin Like floriri. Nga cka kemi pare e degjuar, duket qe je me shume se i korruptuar. Te shpresojme qe drejtesia do ta provoje kete dhe ti te marresh denimin e merituar, natyrisht, nese je i fajshem.
Po normalisht, pasi "populli" të zgjodhi për të qeverisur dhe të besoi, ti ja shpërbleve me të grabitur floririn, tani dhe" miq" si puna jote ka dhe në Europë. Po ti nuk je që tjetër veçse një armik i popullit shqiptar, se gjatë gjithë veprimtarisë tënde e ke grabitur duke bërë "miq" si vetja në Europë, se dhe Europa ka në instanca të larta shtetërore si puna jote, por më të rrafinuar, më profesionistë dhe më "elegancë" në përvetësim dhe abuzim pushteti.
ti ishe ai spurdhjaku pazarit mo, qe i bie me te fortit? na degradove si popull kur ishe president