Partia Socialiste cakton tre sekretarë të rinj, ja kush janë dhe detyrat që do mbajnë

9 Prill 2022, 16:06Politika TEMA

Partia Socialiste cakton tre sekretarë të rinj, ja kush janë dhe

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike emrat e tre sekretarëve të rinj, që do të jenë pjesë e Partisë Socialiste.

Eridjan Salianji është emëruar Sekretar i Çështjeve Zgjedhore, ndërsa Blerina Gjylemeti Sekretare për Organizimin. Sekretar për Emigracionin është emëruar Larter Duraj.

"Për cështje që kanë të bëjnë me riorganizimin e brendshëm dhe punën e partisë, mendova se do më duroni dhe një herë tjetër. Sic dhe ju e keni parasysh, në Kongresin e mëparshëm kur bëmë zgjedhjen e kryesisë dhe sekretariatit, e lamë që do ti lihej një kohë dhe më pas do të bëhej votëbesimi, kështu që besoj sot që pasi të mbyllet cështja e parë, të gjithë sekretarët e PS do të paraqesin materialin e tyre për të marrë votëbesimin me përjashtim të sekretares së rinisë sepse është shkëputur për një kohë të gjatë për arsye familjare dhe e kemi mirëkuptuar.

Së bashku me sekretarin e përgjithshëm dhe me propozim të tij, unë jam dakord që t’i propozojmë kongresit që të kemi dhe 3 sekretarë të tjerë, një për koordinimin, e kemi pasur në struktura të mëparshme, detyrë që kërkon t’ia delegojë Blerina Gjylametit, një për cështjet zgjedhore që dëshiron t’i besohet Eridjanit që e njihni të gjithë se ka gjithë jetën që është militant i spikatur i luftërave në tryezat e zgjedhjeve dhe një sekretar për emigracionin, detyrë të cilën duam t’ia besojmë Laertit, i cili është edhe shumë i lidhur me zonën andej se ka dhe ritualet e kecave andej", tha Rama.

7 Komente

  1. J
    Jorgo

    "ritualet e kecave"?!! o te llifsha me nje mut mu ne parti qe ke ti

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kopenhagen

      Keni kaq kohe ne qeveri, por nuk u kujtuat per te drejten e emigranteve per voten. Sa jeni ne opozite, i bini legenit per te drejten, kur merrni fuqine, kujtoheni vetem per te vjedhur.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec Dega

        Te rroje Partia me ne krye Gamorin Global!

        Përgjigjjuni
        1. d
          dulja

          Me vjen mire per koleget komentues te sotem qe ja u pasken dhene te plote racionin,byreket me gjize megjithe dhalle,kurse ne te shkreteve vetem nga nje kalcone na dhane

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arben

            Perderisa jane perzgjedhur keto tre sekretare kemi besim qe do e bejne punen sic duhet dhe do jene te afte te mbajne qendrimin e duhur ne detyren qe u eshte dhene

            Përgjigjjuni
            1. j
              jani

              Blerina Gjykameti eshte nje nder me te mirat e meriton plotesisht vendin

              Përgjigjjuni
              1. L
                Ladi

                Urojme qe keni bere zgjedhjen e duhur z.Kryeminister

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje