
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar gjatë punimeve të Kongresit të PS-së kohën kur qeveriste PD-ja dhe ministër i Shëndetësisë ishte, kreu i PDK-së Nard Ndoka.
Rama tha gjatë fjalës së tij se Shëndetësia gjatë kohës që qeverisej nga Partia Demokratike ka qenë “sektori që u jepej nga partia e madhe kaçakëve të koalicionit sepse askush nuk donte t’ia dinte për të, ishte një kockë për tua hedhur bandave politike”.
Ndërsa tallej me ish-ministrin e koalicionit salla shpërtheu në të qeshura kur ai u shpreh: “Merreni me mend vetë takimin në zyrën e ministrit mes COVID dhe Nard Ndokën”.
“Ai 5% do të duhet të marrë pjesë me para në këtë përpjekje të përbashkët, sepse kjo është situatë e jashtëzakonshme ku përpjekja e jashtëzakonshme nuk i kërkohet atyre që kanë më pak, por atyre që kanë më shumë. Them se ndryshimi që kemi sjellë në përkujdesjen sociale është më i thellë se dallimi i ditës më me dritë me natën më të errët.
Apo shkonin me çarçaf e batanije në krahë për të shtruar njerëzit në spital. Parafytyroni që shëndetësia për vite ishte sektori që u jepej nga partia e madhe kaçakëve të koalicionit sepse askush nuk donte t’ia dinte për shëndetësinë ishte një kockë për tua hedhur bandave politike, dhe simboli i këtij ndryshimi për të mos thënë fjalë të gjata ka dy fjalë: Nard Ndoka ministër i shëndetësisë.
Merreni me mend vetë takimin në zyrën e ministrit mes COVID dhe Nard Ndokën!”- tha Rama, ndërsa salla shpërtheu në të qeshura.
Hahahahahah je i madh plako ... p.s Kongresi i sotem ishte zjarr
Rama do duhej të ishte kryetar i PD qysh në dhjetor 1990, por nuk ishte në axhendën e Ramizit, përkundër emisarit të tij ditziut Saleh Berisha. Ky e kishte kuptuar mire misionin që i ishte ngarkuar, ndaj dhe e detyroi Edi Ramln që të largohej nga mbledhja themelyese që bëhej në shtëpinë e Pashkos. Ja që nuk qe e shkruar të ishte kismet i PD, por i PS. Nëse ndërrohen logot dhe simbolet PS i ngjan nën drejtimin e Ramës më shumë një partie demokratike të vërtetë, ndërsa ajo që e ka trashëguar atë emër kaq të ëndërruar nga shqiptarët mesa duket po e mbaron misionin si dështake e aspiratës popullore pas rënies së diktaturës. Ku i dihet, mbase ky do ketë qenë dhe misioni i fshehtë i Saleh Berishës. Të formësonte një parti pronë, që t'i bindej verbërisht atij për ta mbajtur në politikë dhe pushtet deri në vdekje. Por që për fatin e mirë të së ardhmes së shqiptarëve dështoi me 'sukses'. Çështje kohe është që në mos paftë qelinë, të shohë rënimin e tij të turpshëm. Ëndërronte mbase që ta përcillnin në banesë e fundit me arkivol mbi shtrat topi dhe mbuluar me flamurin kombëtar, por kjo u ka rezervuar e do t'u rezervohet të tjerë burrave, nëse këtu nuk kemi parasysh diktaturën ku vepronin të tjera metoda e ligje.