
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali duke folur për legalizimin e kanabisit tha se me këtë proces do të hapet një front i ri pune dhe rritjeje ekonomike për vendin.
“Luftën kundër kanabisit ne e kemi fituar e Shqipëria ka dalë nga harta e vendeve problematike në këtë drejtim. Për këtë shkak e shumë të tjera arsye ne vëmë re që mbi 60 % e qytetarëve që janë përgjigjur, 309 mijë shqiptarë janë dakord që vendi të lejojë kultivimin, përpunimin e eksportimin e kontrolluar rreptësisht nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore por duke vijuar ta kriminalizojë atë për trafik apo përdorim vetjak.
Shqiptarët gjykojnë në shumicë se një qasje e tillë do dekurajojë ilegalitetin dhe kriminalitetin e lidhur me këtë problem madhor jo vetëm shqiptar por dhe ndërkombëtar. Ne do e dëgjojmë zërin e tyre për legalizimin e kanabisit mjekësor dhe do hapim një front të ri pune dhe rritje ekonomike duke vënë në binarë ligjore e duke luftuar kriminalizimin e këtij fenomemni si kemi bërë deri më sot”, u shpreh ajo.
Dhe kur e thotë shoqja Spiropalikari ska dyshim. Eshte nje nga ekonomistet vizionare qe ka eksperience plot sukses ne praktikat ekonomike. Hyn me zero lekë në doganë. Fap del me pesë milionë euro. Keni më dyshime ?
Akoma nuk keni sqaruar kush ishin grupet e interesit qe ju keni hapur partine?? Ju keni ndermend te legalizoni grupet e droges jo drogen. Jane keta grupet e interesit... Keni menduar per nje referendum per legalizimin e droges??? Nqs jo futni mbyth ata zhgarravinat e patronazhisteve dhe mbani pergjegjsine ligjore dhe morale per cka doni te beni