Kumbaro: Më 1 qershor, ndalohet përdorimi i qeseve plastike! T’i kthehemi zakonit të vjetër me torba

9 Prill 2022, 10:55Politika TEMA

Kumbaro: Më 1 qershor, ndalohet përdorimi i qeseve plastike!

Në Kongresin e Partisë Socialiste, ministrja e Turizimit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka folur për ligjin për qeset plastike. Ky ligj që ndalon përdorimin e qeseve plastike nga 1 qershori i këtij viti, ndërsa Kumbaro theksoi se gjobat për shkelësit do të rriten.

Ministrja u shpreh se ka ardhur koha që t’i kthehemi zakonit të vjetër të çantave për të bërë blerje.

“Në 17 mars miratuam ligjin që ndalon prodhimin tregtimin e import e qeseve plastike se na rezulton që është ndotësi kryesor i ujërave e lumenjve. Duhet t’i kthehemi patjetër e këtë e kemi shumë seriozisht se jemi të vendosur t’i qepemi e mos i ndahemi t’i kthehemi zakonit të torbave prej cope, rrjetave me të cilat ishim mësuar kur nuk e dinim që kishte qese.

Do e ndjekim me masa e sanksione, se nga sondazhi i fundit i Këshillimit Kombëtar 77% e të pyeturve kërkojnë rritjen e sanksioneve e ndëshkimeve e gjobave për ndotësit në mjedis.

Ndotja nuk është thjesht gabim por krim mjedisor, do i rrisim gjobat por do jemi të qendrueshëm deri sa të mos lëmë asnjë cep të Shqipërisë për të cilën krenoheni e zihemi në FB ta kemi të pastër si kemi shtëpitë tona brenda derës sonë”, deklaroi ministrja.

2 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    Nuk ka ministre me idiote se Mirela Kumbaro.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Erion Hoxha

      U kthyhem ne kohen e qemanes se shpejti fillon tolloni jo nga mungesat pornga cmimet e larta dhe pagat e ulta.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje