Enigma presidenciale: Një i djathtë, pa lidhje me tranzicionin dhe me bekim amerikan?

8 Prill 2022, 20:03Politika TEMA

Enigma presidenciale: Një i djathtë, pa lidhje me tranzicionin dhe me

Më të zëshmin në procesin e zgjedhjes të presidentit të ri deri më tani janë Edi Rama dhe ish- paraardhësi i tij Sali Berisha, ndërkohë ndërkombëtarët paçka se nuk janë shprehur publikisht, po e ndjekim me shumë vëmendje, ndoshta për faktin se edhe ata, kanë një zarf me emra kandidatësh surprizë.

Deri më tani në distancë Rama dhe Berisha pajtohen vetëm në një pikë. Përjashtimi i Lulzim Bashës prej ekuacionit presidencial.

Një pikë që përcillet më shumë me humor, sa me seriozitet në qarqet politke të vendit.

Edi Rama: Lulzim Basha mund të bëhet president i Republikës me votat e kësaj shumice aq sa Sali Berisha mund të fitojë çmimin Oscar me mbështetjen e “Syriqimit.net”.

Berisha: A mundësi mos të bëni shaka? Lëreni se ai e përgënjeshtroi këtë gjë, dhe t’i qëndrojmë asaj, mos të merremi me gjëra të tilla.

Pas 5 vitesh martese me sherr e shamata me Ilir Metën  të cilën Rama e quajti “Fatkeqësi Naturore”,  busulla orientuese e shumicës është të çuarit në Presidencë një figurë e cila se paku, nuk do të përleshet si polic rrugor apo rolin e rojeve te mërzitura në selitë e partive politike.

Edi Rama: Është hera e parë që Partia Socialiste i ka votat për të zgjedhur presidentin dhe nuk varet nga vota të të tjerëve, kështu që edhe përgjegjësia është e jashtëzakonshme për t’i dhënë Shqipërisë një president që të jetë një njeri normal.

Vetë Sali Berisha ka një hall tjetër. Që të jetë ai personi që të pyetet në konsultat presidenciale. Benzinë zjarrit i hedh edhe heshtja ironike e Enkelejd Alibeajt, i cili megjithëse thotë se nuk e ka në axhendë zgjedhjen e presidentit, nuk mohon se nuk ka folur me vendas e të huaj për këtë. Berisha sigurisht nuk është dakort.

Berisha: Partia Demokratike, si opozitë e vërtëtë, nuk pranon asnjë propozim të Edi Ramës.

Por populli thotë “Halli- hallit nuk i ngjan”, dhe Edi Rama ka një hall tjetër. Që edhe Saliu mos mërzitet shumë, nëse ftesa e negociatave i shkon me detyrim përcaktim, jo atij por Alibeajt.

Edi Rama: Ne po bëjmë përpjekje për të komunikuar me të gjitha copat dhe çikat e mundshme, me të cilat mund të komunikojmë se jo me çdo copë në atë Parlament ne kemi ndërmend të komunikojmë. Do komunikojmë me të gjitha copat dhe çikat që përfaqësojnë të gjallët.

Për ters, kryeministrit nuk i erdhi në ndihmë as populli. Në këshillimin publik nuk pati as pyetje as përgjigje për zgjedhjen e presidentit nga populli. Kështu, zoti Rama na la takim për këtë çështje, pas pesë vjetësh.

Edi Rama: Unë personalisht, e thashë, jam kundër për të parën, por jam i hapur për të dytën, që nëse duan njerëzit mund të rishikohet mënyra se si është konstituuar e gjitha por kjo kërkon shumë punë, konsultime dhe shkon përtej vendimmarrjes së qeverisë.

Me rënien e votës së popullit, Rama tani ka kthyer vëmendjen ndaj votës së deputetëve. Votë e fshehte sigurisht përmes zarfeve anonime.

Por udhëzimi është i qartë, emrat socialiste nuk janë preferencë e parë. Kështu portreti i presidentit të ardhshëm merr kornizat e para. Një kandidat jo nga e majta, i papërlyer, i pakontestuar nga e djathta, e cila është përjashtuar nga mundësia e propozimit dhe mundësisht i parapëlqyer nga ndërkombëtaret.

Dhe nga ndërkombëtaret mund të vijë një emër, i cili është kaq i njohur, sa shumë vetë mund të habiten që e kanë pasur para syve dhe nuk e kanë kuptuar.

Në ditën e lindjes të Edi Ramës më 4 korrik, vitin e shkuar, ish-zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, sot ambassador i SHBA në Londër, Philip Ricker, trazoi politikën shqiptare.

Reeker vizitoi kryeministrin Edi Rama, ish- kryedemokratin Lulzim Basha, duke krijuar idenë se po sillte në Tiranë dosjen e shumëpërfolur kundër Sali Berishës. Por ndërsa dosjen e nuk e pamë, të gjithë ama pamë, pa kuptuar përse, ndalesën e tij në rezidencën e Princit Leka Zogu.

Fotot e takimit të Philip Ricker me pricin Leka Zogu, trashëgimtarin e familjes mbretërore shqiptare u shpërndanë rrufeshëm, pasi Ricker mbaroi takimin.

Ishte hera e parë që një zyrtar i  lartë amerikan publikisht takohej me trashëgimtarin e ish-mbretërisë shqiptare, i shkolluar në Angli në akademinë mbretësore Royal Military Academy, Sandhurst, me nota të shkëlqyera.

Princi Leka, apo Leka Zogu xhunior me emrin civil, shpenzoi orë të tëra me zotin Riker dhe ambasadoren Kim. Askush nuk e di se çfarë folën.

Ajo qe dihet është se pas 25 marsit, Leka Zogu mbushi 40 vjeç dhe filloi të jetë super aktiv ne rrjetet sociale.

Kështu pinjolli i të djathtës klasike, student i shkëlqyer i Londrës dhe në moshë kushtetuese për tu bërë president, një figure e pastër dhe e papërlyer me të shkuarën e tranzicionit shqiptar, a plotëson të gjitha kushtet për të qenë i pari i vendit, pa interesa politike, ose një mbret me kurore presidenciale? Kush e di se çfarë kanë në kokë, Rama apo amerikanët.

Ajo qe dimë të gjithë është se kushdo që do ulet ne karrigen e Ilir Metës, do jetë një figurë shumë më e pranueshme se politikani i fortë i Skraparit.(TCH)

26 Komente

  1. S
    Sara

    hajt mos ia q.r.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Rama nuk genjen kurre dhe ai premton qe Lulzim Basha, dashnori i tij i cadrave, nuk do behet President. = Rame Mashtrusi dileranti dhe gamori i ballkanit global... bariu i bagtise shqiptare.

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bobi

      Kush me mire se pr Perparim Kabo apo Aurrel Plasari mund te perfaqesoj unitetin e popullit

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqipe

        Daut Gumeni

        Përgjigjjuni
        1. q
          qytetari na skrapari

          Bobi , te dy Propozimet Kabo

          Përgjigjjuni
          1. C
            Chris

            Perparim Kabo .I agree with you Bob.

            Përgjigjjuni
          2. q
            qytetar

            Tallni b.....me popullin. Presidenti duhet te zgjidhet nga populli. Ne te kundert do jete Kukull.

            Përgjigjjuni
            1. b
              boll na cat Karin me te Djathet e Halese esadiste

              Cfar te Djathte ,le qe ne Shqiperi s'ka fare te djathte ,por imitues sharlatane qe s'jan kan pasur kurr idene te dhjathtes edhe sikur te kishte , nuk ka me shkerdhate ne bote se te djathtet jane te gjithe kriminele dhe idiote . Duhet te zgjidhet nji Intelektual i shuqar i ktij vendi qe s'a pas te bej me asnji plehre te te Bandave Opozitare . Dhe te tille s'i mungojne Shqiperise , dike qe di te mbroj interesat e Shqiperise dhe perfaqsoj shqiptaret jo si kan qen deri tani Dallkauket e shkerdhatave te Opozitare ca funderina qesharake hajna qe slan gjo pa vjedh Shtetit por edhe Karikatura qe ndynin Presidencen

              Përgjigjjuni
              1. q
                qytetar

                Presidendin duhet ta zgjedhi POPULLI Ne te kendurt...jemi aty ku ishim. Ose edhe njehere Lexhenden ....dhe marrim rrugen e mutit

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Ladi

                  I biri i Ahmet Zogut qe shiti Shqiperine e vodhi thesarin e popullit!!!!!!!!!!! Turp te keni - funderrina. Ai mund te jete djale shume i mire por eshte pjelle e nje tradhetari, njeri qe ka bere vrasje politike per te sunduar. Ahmet Zogu eshte kopje e shemtuar e nje sundimi autarkik, despotik. Cka me keq sali berisha nga Ahmet Zogu, do thoja me pak. Ahmet Zogu ka bere vrasje te dokumentuara nga historia. Mos harroni historine o popull se do te ndeshkoheni ne perjetesi.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Drini

                    I biri i Ahmet Zogolli qe shiti Shqiperine e vodhi thesarin e popullit!!!!!!!!!!! Turp, turp,turp te keni - funderrina. Ai mund te jete djale shume i mire por eshte pjelle e nje tradhetari, njeri qe ka bere vrasje politike per te sunduar. Ahmet Zogu eshte kopje e shemtuar e nje sundimi autarkik, despotik. Cka me keq sali berisha nga Ahmet Zogu, do thoja me pak. Ahmet Zogu ka bere vrasje te dokumentuara nga historia. Mos harroni historine o popull se do te ndeshkoheni ne perjetesi.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Ladi

                      Perparim Kabo ose Aurrel Plasari - figura te shkelqyera akademike.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sahale-Shpellari

                        Sa i turpshme eshte niveli i gazetarise ne Shqiperi, duke degraduar deri net ate pike me shkrime qe s'jane tjeter vecse thashetheme. Po kaq posht te paskemi ren qe na duhet te tjeret te na thone se kush duhet te zgjidhet si President...???? Pos pse s'paska burra ky komb qe t'i japi postin e presidentit te nipit te hajdutit te vetshpallur mbret, qe ne kohet me te veshtira te kombit per te ruajtur bythen vodhi floririn nga arka e bankes shqiptare dhe ja mabthi ne mergim...!!!??? Do ishte me dionjitoze te zgjidhet nje president qe perfaqson te gjithe shqiptaret dhe unitetin e kombit. Per mendimin tim Prof Rexhep Qosja do ishte nje figure e perosur per te perfaqsuar denjesisht te gjithe shqitaret ne Shqiperi e Kosove dhe ne ter boton ku ndodhen. Por keshtu e kane punet ne Shqiperi, ku kemi pasur "fatin" te kemi Shtangista, Shpellar (Penicilina), Kapterra e Topra per president.

                        Përgjigjjuni
                        1. H
                          Haka Tekizoti

                          Princ qoftë për ty që bën kë shkrim dhe hedh këtë ide, pēr shqiptarët është një copë mish me dy sy. Në qoftë se vënë atë president le t'i bëjnë edhe një mender të madh përsipër kushtetutës se e tillë është ajo që do t'i bëjnë Republikës me këtë president. A thua shteti ynë do të mbetet përherë parcelë eksperimentale për presidentë horra, vrasës, kusarë e lloj-lloj idiotësh.

                          Përgjigjjuni
                          1. Ndroheni LUANIN , me një UJK !

                            Me qe ky LUANI i Skraparit (si ç’është vetëdeklaruar) e katranosi pak Institucionin e Presidentit , hidhni sytë andej nga Cëriku për ndonjë UJK , se më mirë se ky luani, do t’a bëjë detyrën !

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Vranakonti

                              Opo çjane keto budalleqe? Biri i Leka Zogut president.Jini ne vete apo kini luajtur menç? Presidenti kete radhe duhet nga PS-te se presidentet gjithemon kane qene nga PD-ke dhe kane qene te poshter,shume te keq.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Plani 5te pesevjecar

                                Une mendoj se Fatos Lubonja eshte I vetmi person qe ka perkrahjen e gjithe shqiptareve brenda dhe jashtë Shqiperise. Biles edhe te atyre ne burgjet greke dhe italjane. Eshte patriot dhe cdo mengjes ngrihet per te sjellë diçka te re per Shqiperine????

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Një qytetar

                                  A doni të shihni qartë ndryshimin midis të djathtës së vërtetë dhe të majtës së vërtetë? Ja, shikoni ndryshimin midis nipit të Ahmet Zogut dhe nipit të Enver Hoxhës. Nipi i Zogut si drita, model i sjelljes së ndershme, fisnik i vërtetë, nipi i Enver Hoxhës bredh burgjeve si rrugaç ordiner që merret me drogë. Tani nëse doni të mos jemi tifozë të politikës por të duam sinqerisht mëmëdheun, atëhere zgjidhni kush duhet të drejtojë Shqipërinë?

                                  Përgjigjjuni
                                  1. C
                                    Chris

                                    Perparim Kabo ,nje intelektual me shume njohuri mund te jete zgjedhja perfekte per President,por langojve te sotem te politikes shqiptare nuk u intereson ky personalitet i rralle do te thosha.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Arber iliri

                                      Leka i 2, ide e bukur,rob tamam.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Martin

                                        Leka Zogu II Te besh nipin e ish-nbretit Zog, i cili vrau udheheqesit demokrate te viteve 1920-1925, vendosi sistemin diktatorial dhe e sundoi Shqiperine pa Opozite, duke e shitur pjese pjese tek Musolini. Te propozosh Leka Zogun II per President do te thote ta kthesh rroten e historise mbrapsht. Do te jete katastrofe nese shteti me i vjeter dhe i me i madh demokratik ne bote, sic eshte SHBA-ja t'i rekomandoje Shqiperise se vogel e te varfer per President nje pretendent per postin e "Mbretit te Shqiptareve", sic deklaroi vete ne varrimin e te atit, Leka Zogu I. Nese Shqiperia do te behet ndonje dite shtet demokratik, Presidenti i Republikes duhet te zgjidhet me konkurs nje jurist konstitucionalist me integritet profesional e moral, qe te forcoje me tej Pushtetin Gjyqesor, i cili ka per detyre te balancoje dhe te kontrolloje dy pushtetet e tjere: Legjislativin dhe Ekzekutivin. Nese Edi Rama nuk e do nje President, qe ta mbroje Kushtetuten si jurist konstitucionalist, do te thote se ai do te sundoje si "mbret i pakurorezuar", ose po ecen ne rrugen e restaurimit te Monarkise ne Shqiperi.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. N
                                          Ndryshe

                                          Kur presidente behen ish komunistet, pse jo ish familja mbretrore? Eshte ndoshta nje projekt qe lidhet me te ardhmen e shqiptarve. Merreni qete.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. r
                                            river

                                            Emri me i pranueshem akedemiku Aurel Plasari .

                                            Përgjigjjuni
                                            1. r
                                              river

                                              Emri me i pranueshem akedemiku Aurel Plasari .

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Anti256553cenusra

                                                ....Pak nga oak , ce=cent e Rames ne mbare Shqierine do binden qe Lulzim Basha eshte Presidenti i duhur...se keshtu urdheron EdmUshka.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. G
                                                  Gomari i Babatasit

                                                  Pse jo nje grua,Arta Dade pershembull

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje