
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi përshëndeti operacionin që çoi në arrestimin e dhjetëra punonjësve të policisë në pikën kufitare të Morinës, këtë të premte.
“Përgëzime Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (ish SHÇBA) për hetimin profesional që çoi në pranga dhjetëra punonjës policie të Pikës Kufitare në Morinë. Ishte një hetim model për ndëshkimin e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Jemi të vendosur për të pastruar Policinë e Shtetit nga punonjësit e korruptuar, për të cilët s’ka vend në radhët e kësaj trupe”, tha Çuçi.
Një total prej 34 masash të sigurimit personal u lëshuan nga gjykata me kërkesë të SPAK. Mes tyre, 32 janë punonjës të Policisë Kufitare Kukës, të akuzuar për korrupsion, shpërdorim detyre, kontrabandë e deri tek ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Lini një Përgjigje