“Çdo deputet i PS do propozojë 3 emra”, ja si do përzgjidhet presidenti i ri, që me gjasë do jetë socialist

8 Prill 2022, 11:28Politika TEMA

“Çdo deputet i PS do propozojë 3 emra”, ja si do

Arben Pëllumbi zbulon se si do përzgjidhet emri i presidentit të ri të Republikës. I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, anëtari i kryesisë dhe deputeti i PS-së tha se përzgjedhja e emrit do vijë nga propozimet konkrete që do bëjë çdo deputet i Partisë Socialiste. 

“Të 74 deputetëve të Partisë Socialiste do t’u shpërndahet një letër me zarf në të cilin duhet të shkruajnë tre emra si kandidatë të mundshëm që ata mendojnë për të qenë president i Republikës. 

Në fund këto do dorëzohen në një komision të posaçëm që do nxjerrë rezultatin se cili emër rezulton më i preferuari. 

Mbi bazën e këtij rezultati pritet të bëhet edhe përzgjedhja e emrit zyrtar”, tha Pëllumbi. 

Sipas tij, nga ajo që ka kuptuar dhe që ndjehet si frymë, është se gjasat më të mëdha janë që presidenti i ri pritet të jetë nga radhët e Partisë Socialiste. 

Ky është presidenti i 11-të në historinë e shtetit shqiptar që nga Ahmet Zogu, që është i pari në këtë detyrë në vitin 1925 dhe që pasohet nga Omer Nishani dhe Haxhi Lleshi gjatë regjimit komunist. 

Pas vitit 1990 janë zgjedhur gjashtë presidentë. Nga këta, katër janë zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike, Sali Berisha, Alfred Moisiu, Bamir Topi, Bujar Nishani, një nga radhët e Partisë Socialiste, Rexhep Meidani, një nga LSI, Ilir Meta, dhe një nga PPSH Ramiz Alia.

33 Komente

  1. A
    Ard

    Nje president i zgjedhur nga radhet e cdo partie nuk mund te jet i paaneshem dhe nuk i hyn ne pune askujt vec partise nga ka ardhur.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Klimax

      Po mirë, gjithë kjo parti nuk ka një ose dy personalitete për të qënë kandidatura të mundshme për postin e presidentit? Çfarë, duhet një letër me zarf me tre emra për çdo deputet? 74 deputet ×3 emra =222 emra kandidatë të mundshëm!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arjanit

        Kam une dy propozime : Daut Gumeni ose Visar Zhiti te dy te nderuar.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Presidenti

          Po ju propozoj disa emra qe me duken me integritet: Et'hem Ruka, Arta Dade, Selami Xhepa, Ilir Rusmali, abasadori jone ne BE, Majlinda Bregu, Eduart Selami, Valentina Leskaj

          Përgjigjjuni
          1. N
            Një qytetar

            Është mënyra tipike sesi diktatorët tallen me bashkëpuntorët, ju marrin mendim vetëm sa për t'u treguar që janë thjeshtë Lilo, më pas ai që vetë shkruan dhe vetë vulos nxjerr një emër që askush nuk e ka parashikuar. Me daljen e këtij emri nga Zeusi, atëhere të gjithë lakejtë në kor si të habitur thonë "Sa mirë! Si nuk na vajti mëndja! Bravo shoku Edi, për zgjedhjen që ke bërë!"

            Përgjigjjuni
            1. 1
              19

              Dhe une Daut Gumeni dhe Visari

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kosovari Romantik

                E mira e kombit shqiptar e ka emrin Albin

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Patrioti

                  Eshte anadollak dhe jo politikan qe ti sherbeje Kosoves, qe te drejtosh duhet te jesh diplomat dhe jo populist

                  Përgjigjjuni
                2. Y
                  Ylli Pango

                  MBULOHET EDVIN MUTI ME PLUHUR. KY SHARLATAN PO VRET CDO DITE NE SHQIPERI MBI 15/20 TE RINJ. BANDAT POLITIKE ANTISHQIPTARE NE BASHKEPUNIM ME TRAFIKANTET E KANABISIT PO VRASIN SHQIPTARET. BERISHA FOR PRESIDENT!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. m
                    mos me keqkuptoni thjesht nje opinion

                    perparim kabo daut gumeni visa zhiti

                    Përgjigjjuni
                    1. f
                      fatmiri

                      Arjanit ke dhe voten time per keto emra.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Martin

                        Shqipëria ka 30 vjet që nuk po shndërrohet dot nga një ish-shtet Diktatorial Komunist në një Shtet të ri Demokratik, sepse Sali Berisha dhe Edi Rama e shndërruan brenda natës, më 21 prill 2008, në një instrument diktatorial në duart e kryetarit të Partisë në Pushtet, siç ishte dikur në duart e Sekretarit I të PPSH, Enver Hoxha. Sipas devijimeve të Kushtetutes më 21 prill 2008: 1. Kryetari i Partisë që fiton zgjedhjet ngjitet në kreun e Pushtetit Ekzekutiv, bëhet Kryeministër. 2. Kryetari i Partisë-Kryeministër zgjedh Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, bëhet edhe Kryetar i Pushtetit Legjislativ. 3. Kryetari i Partisë, Kryeministër e Kryetar i Pushtetit Legjislativ zgjedh Presidentin e Shqipërisë. Pra behet edhe Kryetar i Pushtetit Juridik. Kështu, në Shqipëri, në vend të tre pushteteve që balancojnë dhe kontrollojnë njëri-tjetrin, kemi një Kryetar Partie që kontrollon të tre Kolonat Themelore të një Shteti Demokratik. E vetmja mënyrë për të balancuar dhe kontrolluar tre pushtetet në Shqipëri do të ishte zgjedhja në postin e Presidentit të një juristi konstitucionalist me votim direkt nga populli, i cili do të përfaqesojë Pushtetin Juridik.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kristi

                          Po ne a ftjellojme mendjet e deputeteve.../ qe jane te gjithe me diploma...nga shpk_ te ., Spartak Ngjela ose Pellumb Xhufi..

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Meroban Ymeri

                            Ylli Pango për president !

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Dušan Mugoša

                              Edi Rama është bërë pjesë e politikës proserbe, kundër interesave kombëtare shqiptare!

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Një qytetar

                                President ka për t'u bërë Gramoz Ruçi.

                                Përgjigjjuni
                                1. V
                                  Vito mashtruesi, shoku i Nikos

                                  Nje emer si Agim Fagu do i bente nder presidences, por nje sharlatan si hajduti i Lindes, pra Edi Rama, nuk mund ta pranoje faktin qe dikush mund t'i beje hije. Ndersa ata qe propozojne Visar Zhitin, me vjen keq por ai ka qene spiun biruce, pra bashkepunetor i sigurimit te shtetit.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. H
                                    Hasim

                                    Mendoj propozim i duhur qe presidenti mos te zgjidhet nga ne sepse fundja fundit ska ndonje ndikim te madh

                                    Përgjigjjuni
                                    1. V
                                      Visi

                                      Kryeministri mund ta zgjedhi vet, por gje shum e mire qe ai do te degjoj zerin e te gjitheve dhe i pyet ne lidhje me kte teme. Shume mire qe perfshihwt i gjithe grupi parlamentar

                                      Përgjigjjuni
                                      1. F
                                        Flavio

                                        Kjo tregon qe brenda partise ka bashkepunim dhe merret per baze mendimi i gjithesecilit. Rama e ka shume te lehte ta zgjedhe vete dhe ta mbylle punen shpejt e shpejt. Por ai vlereson mendimin edhe te pjesetarve te tjere te partise

                                        Përgjigjjuni
                                        1. b
                                          bardhi

                                          gjithomn rama ka qen i pregatitur dhe per kete zjedhje besoj se eshte i pregatitur une per vete do doja nje rikthim te fatos nanos me eshte dukur presidenti ideal per shqiperin por besoj se zjedhja e 3 kandidateve te rames do jet e sakt

                                          Përgjigjjuni
                                          1. y
                                            ylli pango

                                            eshte nje ide shume e mire qe gjithsescili perfaqsues i partise qe eshte ne pushtet te jape alterntiva per presidentin shpresojme qe ky i rradhes te jete me i mir se hajduti i thesarit

                                            Përgjigjjuni
                                            1. m
                                              mihati

                                              Kjo do te jete nje menyre shume e mire per te perzgjedhure dike te denje dhe pastaj per ta propozuar ate emer ne parlament.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. M
                                                Meriton

                                                Nje kryetar partie dhe kryeminister mund ta zgjedhi shum lehte vet emrin qe ai mendon se do i shkonte presidences.E megjithate ai po mer mendimin e te gjith deputeteve per ta bere procesin sa me te hapur dhe gjithperfshires

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Alban

                                                  Nese zgjodhet nga radhet e ps mendoj qe do kete shume bashkpunim jo si tani qe president sben asgje , sepse eshte figura e shtetit dhe duhet dikush qe te punoje fort per te

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. A
                                                    Armenda Mance

                                                    Jam e sigurte qe do merret vendimi i duhur. Na nevoitet nje president i afte dhe besoj qe nje i till do vij ne pushtet

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Afrimi

                                                      Rama eshte pregatitur per kete dite shpresoj se deputetet e Ps do bejn nje zgjdhje te duheur per nje President qe do jet me te vertet ne sherbim te vendit e jo per nje kukull si ai qe kemi ne keto momente

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. v
                                                        vezhguesi

                                                        Tre jane kanidaturat me te spikatura Pellumb Xhufi , Ermelinda Meksi dhe Luljeta Bozo!S'do as koment as vrasje truri!Presidenta e ardheshme eshte Luljeta Bozo.Me nje gure Edi Rama vret dy zogj pasi eshte vendosur.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. M
                                                          Matilda

                                                          Zgjedhja e presidentit eshte shume e rendesishme per te gjithe ne.Jo te gjithe mund te jene ne nje mendje se kush eshte i duhuri per kete post ndaj duhen mendime te ndryshme nga persona te ndryshem qe zgjedhja te jete me transparente dhe te gjithe te bien dakord per me te votuarin

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. S
                                                            SHABAN ARUSHA

                                                            Defakto plehsident i Shipnis osht Aleksander Vuqiqi. Qysh spi kuptoni hala ket pun ju shipecat nonqim. Shtetin e mutit jav pshurrsha.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. B
                                                              Benidorm

                                                              Un them qe presidenti duhet te jet femer! Emrat me te spikatur per mua jan Enca, Kejvina dhe Bleona . Po Bleona ka me teper munci se dy te tjerat jan ne Dubai. Me ket rast her pas here shkon dhe Likja e keshillon.

                                                              Përgjigjjuni

                                                              Lini një Përgjigje