Konflikti me SHBA, Fatmir Mediu "tradhton" Berishën

8 Prill 2022, 17:42Politika TEMA

Konflikti me SHBA, Fatmir Mediu "tradhton" Berishën

Agron Duka është i bindur se Edi Rama e ka të caktuar tashmë në kokën e tij emrin e Presidentit të ardhshëm, por pohon se në parim do të ishte dakord të votonte një kandidaturë mbi palët, nëse negociatat me mazhorancën do të ishin të sinqerta.

“Unë personalisht jam gati që të votoj një kandidaturë që është me integritet dhe që mendoj se e bën mirë rolin e presidentit. Dëshira imë do ishte të ishte nga e djathta sepse ekuilibrohet pak pushteti, por ndoshta edhe jashtë politikës”.

Në një intervistë për A2 CNN, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste pohon se i qëndron besnik frontit opozitar, pavarësisht problemeve të brendshme mes demokratëve. “Bashkëpunoj me këdo që merr PD”, tha ai.

Por a vështirëson të ardhmen e opozitës konflikti mes Berishës dhe Uashingtonit?

Fatmir Mediu, ndër aleatët më besnikë të ish-kryeministrit, thekson nevojën e gjetjes së rruge komunikimi me SHBA. Sipas Mediut, opozita duhet të ketë një raport të qëndrueshëm si me SHBA, ashtu edhe me përfaqësuesit e tyre në vendin tonë.

7 Komente

  1. A
    Arber iliri

    Hahaha ky ka shku dhjetëra herë në USA,por as ka kuptuar gjë se kush është Amerika.

    Përgjigjjuni
    1. k
      kacaku

      Pse flet anglisht qe te kuptoje ???? Nje ushkur brekesh eshte dhe asgje me teper .....sa here shkonte merte perkthyes me vete ....

      Përgjigjjuni
    2. F
      Frank

      Ky legeni mediu duhet urgjent te shkoje ne burg! Se kujt I hy ne pune ky pusht ,hajdut e vrases ,nuk e din as eli! AQ me pak PD e amerikes!shume po livadhis e tolerohet ky kriminel?! Me qe ra fjala e can't, PSE po zvaritet denimi I kesaj monstre!?apo prisni te Marin hak gerdecaret!?

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sotiraq Kuqali

        Je me bones o shoku

        Përgjigjjuni
        1. v
          viktimat e gerdecit qe kerkojne drejtesi e drejtes

          Ne presim qe Mediu te vej para SPAK per Gerdecin ,Ai vete ne Amerike.Ajde kuptoe kete pune.Nejse SPAK dor per dor eshte i zene me ca polic qe mernin ryshfet nga 10 euro.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sheshi i flamurit

            Futeni ne burg kete rendomesiren se eshte fyerja me e madhe e shqiptarve, ose me mire e beni president dhe e mbyllim historine

            Përgjigjjuni
            1. M
              Muzaka i Ri

              O Duka I krimit, (apo jo) po sa here ka patur e majta President kur ka qene Sala yt ne pushtet ë, apo te shkoj uje vetem ne mullirin tuaj.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje