Aksioni i arrestimeve në Morinë, Rama: U godit një çerdhe të korruptuarish

8 Prill 2022, 16:51Politika TEMA

Aksioni i arrestimeve në Morinë, Rama: U godit një çerdhe

“Përgëzime SHÇBA-së dhe SPAK-ut për operacionin shembullor të goditjes së një çerdheje të korruptuarish në Policinë e Shtetit!”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Twitter ka reaguar lidhur me arrestimet gjatë ditës sotme të punonjësve të policisë të Pikës Kufitare në Morinë.

“Uroj që kjo frymë e cilësi bashkëpunimi të vazhdojë në funksion të fshirjes së çdo njolle që ndot uniformën e policisë”, shkruan kreu i qeverisë.

Më herët ishte ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili e konsideroi si hetim model për ndëshkimin e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

“Jemi të vendosur për të pastruar Policinë e Shtetit nga punonjësit e korruptuar, për të cilët s’ka vend në radhët e kësaj trupe”.

Prokuroria e Posaçme dokumentoi 312 episode të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë kufitare të Morinës, duke urdhëruar arrestimin e 31 personave. Ndërsa ka pezulluar tre të tjerë.

Mes tyre, i arrestuar është edhe drejtori i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Ndërsa, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, tha se aksioni do të vijojë ndaj çdo efektivi e punonjësi që abuzojnë me detyrën.

“Në këtë operacion policia e shtetit është ndaluar dhe, që në fillim të marrjes së detyrës, unë kam synuar dhe i qëndroj fort pastërtisë së figurës së punonjësve të policisë dhe ato që nuk e gjejnë veten le të largohen dhe nuk mund të bëhet pis uniforma nga disa elementë. Inkurajon të gjithë kolegët për të gjithë personat që abuzojnë me detyrën”.

Të gjithë akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në bazë të hetimeve të SPAK-ut, të gjithë këta shtetas me detyrë punonjës policie favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë, persona që trafikonin automjete dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Sakaq ata ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre në vendet e Bashkimit Evropian, sa u përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar.

Po ashtu, ata ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë masën “arrest me burg” për 17 persona, “arrest në shtëpi” për 14 dhe “pezullim nga detyra” për tre prej tyre.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka ekzekutuar masat e sigurimit personal caktuar nga ana e gjykatës.

16 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    O hajduti i Lindes, si vajti puna e inceneratoreve? Po Ilir Beqja kur do arrestohet? Po Arben Ahmetaj ? Po Damian Gjiknuri ?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Donald Trap

      Mos u mer me cerdhen e Morines o mik as me policet qe i kane mor ndonje 10 Euro ndonjerit qe te kaloje pa tampon a pa u regjistru. Meru me universitetin e korrupsionit. Nese se di ku eshte ta tregoj une Dekanatin dhe Rektoratin i ka te Pajtoni Center ne kat te 5. Deget i ka ne te gjithe Shqiperine. Kshu qe po do me u mor me korrupsionin fillo me DPD DDT DDD etj etj.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Albion Kumbulla

        Mire more zoti Rama. Por nuk eshte arrestuar Zija Sula, ish Drejtori i Kufirit ne Kukes kur ndodhnin keto gjera. Zija Sula eshte njeri i Fatmir Xhafes ne policine e Shtetit . Ai kishte emeruar nipin e tij si komandant i PKK Morin. Bente jete sheiku. Ka qene i akomoduar ne hotelin turistik Lekeside ne Vermice. Aty flinte dhe ushqehej. Keto eurot qe grabisnin policet drejtori Zija Sula merrte pjesen e luanit. Kane pezulluar Fran Kacorrin e ngrate qe kishte vetem nje muaj ne detyre

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jo korrupsioni

          Pervec heqjes se detyres meritojne nje denim te mire qe tju vin mendte ne vend

          Përgjigjjuni
          1. V
            VANDAM

            kokes ti bien, smund te prishet gjithe stuva nga disa drunj te shtrember. policia e shtetit duhet te jete krahu me i forte i qytetareve

            Përgjigjjuni
            1. a
              asllan

              super aksjon bravo te goditen njerzit e korruptuar dhe ato qe shfrytezojn punen e tyre per interesat e tyre personale. bravo

              Përgjigjjuni
              1. V
                Viola

                Venia ne vend e drejtesise dhe pastrimi kriminelave ne pozicione te tilla shpetim per popullin, njerez qe abuzojne me postet e tyre turp

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fitimi

                  Kush do qe e njollos figuren e policis edhe thyhen ligjin me vepra te tilla duhet te mar nje denim maksimal

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zyber Hima

                    Duhen perpjekje te medha per te gjetur derrasen e kalbur. Fakti qe kjo struktur e mirorganizuar korrupsioni eshte kapur eshte nje tregues i qarte i punes se policise dhe pastrimit nga njerezit e korruptuar.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Alfred

                      Ishalla vazhdon kshu Ky SPAKU qe te fillojn tia ken friken ligjit kta zagare pa pik dinjiteti

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Manjola

                        PS me 3 mandate rresht, nuk i ka marr kot, i ka marr per kte pun qe ben. Nuk lejon qe te shfaqet korrupsioni. Po zhduk cdo krim, se nuk mbron e mbulon asnje. Secili mban pergjegjsi pwr veten dhemirw ben. Te pastrohet policia, vazhdoni me punen. Respektw zoti Rama ????????????????????????????????

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Enki

                          Nje pune shume e mire nga spak per te zhdukur kete grup kriminal qe fshihej pas uniformes se policis.

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Genti

                            Bëni vetting edhe për dogianerët përveç politikanëve se doganierët ja ushtarë të politikanëve që zhvasin xhepat e bizneseve duke varfëruar të ardhurat doganore. Korrupsioni është pkaga që po gërryen buxhetin e shtetit dhe po u teash qafën e var xhepat si hejbe të doganierëve hajdutë.

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              agim

                              Urime shcba-as dhe spak-ut per kete operacion per pastrimin e ketyre te korruptuarish qe njellosin uniformen e policis

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Trojan

                                Po ka me cerdhe te korruptuarish se qeveria jote o hajdut i rilindjes

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Lida

                                  Spaku ka realizuar nje super pune????????Me ane te ketyre puneve po zhduken korrupsionet

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje