Peleshi: Shqipëria eksportuese sigurie në rajon, çdo centimetër katror i mbrojtur nga NATO

9 Prill 2022, 10:26Politika TEMA

Peleshi: Shqipëria eksportuese sigurie në rajon, çdo

“Çdo centimetër katror i Shqipërisë është i sigurt dhe i mbrojtur nga parimi i mbrojtjes kolektive të NATO-s”.

Kështu deklaroi ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, para nisjes së Kongresit të Partisë Socialiste, nga paneli Rajoni, Evropa, Siguria i cili tha se Shqipëria është eksportuese sigurie në misionet paqeruajtëse dhe faktor stabiliteti në rajon.

“Vokacioni historikisht perëndimor i shqiptarëve u materializua 13 vjet më parë me anëtarësimin në NATO. Rreth 8 mijë efektivë të FA kanë shërbyer në misionet e NATO, BE, OKB, nga Afganistani, Iraku, Letonia, Mali, Sudani e deri në Bosnje-Hercegovinë e padyshim në Kosovë”.

Ai bëri me dije se këtë vit nisi puna për jetësimin e Bazës Taktike Ajrore të NATO-s në Kuçovë.

“Në mars u hap në Shqipëri Shtabi i Përparuar i Forcave të Operacioneve Speciale amerikane në Evropë. Vitin e kaluar Shqipëria u bë vendi pritës i “Defender 21”, stërvitjes më të madhe të zhvilluar në 30 vitet e fundit në rajon”.

Ndër të tjera theksoi se zhvillimet e fundit e kanë forcuar unitetin e Aleancës në mbrojtje të hapësirës së përbashkët dhe sovranitetit të vendeve anëtare.

“Forcat e Armatosura duhet të përmbushin detyrat që burojnë nga NATO”.

2 Komente

  1. A
    Atehere per se i do Shteti kto Ministra Parazit !

    Ka shume MInistri si edhe kjo e Mbrojtjes qe Shteti Shqiptare i mban kot Formalishte , qe duhet te reduktohen ne Maksimum dhe perfaqsohet thjeshte nga nji Dikaster perfaqsues i MiniUshtrise Shqiptatre operbere nga tre kater Persona ne nji zyre pa qen nevoja fare per mInsiter por Specialiste te Fushes asnji Parazite Politike te Pushtetareve . Sepse e kjo fryrja e Ministrive me parazite joeficente i kushton Shtetit Shqiptare sa te mbaje 10.000 Familje shqiptare me buke ose financpj ne institucione per zhvillimin e rinise . ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- S'kam asgje kunder Politikanit Niko Peleshi ,perkundrasi kam Rrespekt si njeri i afte qe mundet fare bukur te jet Minister ne cdo institucion tjeter ,por ktu ne MM eshte ofsajt jovetem sepseaty duhet njeri i Fushes te ket mbaruar nji Akademi Ushtarake etj . Eshte Skandaloze qe disa MInistri te Shqiperise gelltisin Miljarda per personelin kot fare ,pa qen te nevojshem nderkohe qe kto shume mundet ti financoshe aty ku ka nevoje vendi . Dhe e fundit - eshte per te ardhur keq dhe injoruese per ne popullin dhe Situaten qe Qeverria nuk kthen Sherbimin e Detyrueshem Ushtarak !!!!!!!!!!!!!! Cfar trush kane kta Pushta dreqi e mer vesh .Kur kta te injorojne si popull ,edhe populli duhet ti injoroje kta e ndenshkoje me Vote . Boll me me kte arrogance te pashembullt . Nuk me rrespektove mua si popull .ska Vote . Cfar kujtojne kta se Shqiperia eshte Prona e Politikes . Maskaraööek me te madhe qe ndodh me qeverrite Shqiptare nuk bo vaki asgjekundi

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqipe

      Jo or jo ,pos ishe i zoti i vetes eshte kot. Turp per te gjithe kjo “teori “ Per cilen Shqiperi e ka fjalen,me keto teori edhe cereku qe ka ngelur (nje nate me hene)nuk do te jete me.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje