Akuzat e Erion Braçes: Tregu kontrollohet nga 3-4 vetë, kemi lejuar abuzime të tmerrshme me çmimet (përplaset me deputetin e PS)

9 Prill 2022, 11:28Politika TEMA

Akuzat e Erion Braçes: Tregu kontrollohet nga 3-4 vetë, kemi lejuar

Deputeti i PS Erion Braçe ka vënë theksin në fjalën e tij sot në panelin për bujqësinë tek plaga e madhe e prodhimit vendas të goditur edhe nga importi.

“Bujqësi jo aq sa duhet e nevojitet dhe importe te shtrenjta të produkteve të gatshme që na vijnë nga Evropa e më gjerë e kjo është kriza jonë, këtë krizë ne duhet ta adresojmë për ta zgjidhur”, theksoi Braçe.

Sipas tij, kompanite e importit te inputeve bujqesore kane abuzuar duke shitur 50% me shtrenjte se sa e kane sjelle ne Dogane kete vit dhe ate qe kaloi.

“Pandemia, lufta në lindje të Evropës do duhej të na kishte bërë të vetëdijshëm për nevojën jetike të fshatit, bujqësisë, blegtorisë, prodhimi vendas, fshatarëve, ta themi troc se është përdorur me konotacion negative, ndërkohë që s’është turp të jesh nga fshati.

S’ka ndodhur, duhet ta pranojmë e nga unë i pari të pranojmë një nga arsyet e rëndësishme, se ne kemi pak afrimitet me importet, madje dhe afrimitet klientelist dhe të lëndëve të para e produkteve te gatshme që vijnë nga importi.

Është themelore kjo vecanërisht ndarja e tregtarëve të mëdhenj të lëndëve të para që cmimet e tyre po i vuajnë të gjithë që janë këtu sot.

Katër veta sjellin sot vajin, 3 veta sheqerin, 4 veta orizin, sic dy veta zotërojnë tregun e inputeve bujqësore që vuani të gjithë cmimet e tyre.

Nuk është e vërtetë ajo që ne themi zakonisht që në atë treg ka konkurrencë.

Një pjesë e madhe e tyre kanë abuzuar barbarisht gjatë këtij viti e vitit që kaloi.

Të dhënat qe kam une nga Doganat e Tatimet tregojnë që kanë shitur 50% më shtrenjtë nga sa kanë sjellë në doganë plehrat kimike që një pjesë janë dhe të pacertifikuara.

Pra bujqësi jo aq sa duhet e nevojitet dhe importe te shtrenjta të produkteve të gatshme që na vijnë nga Evropa e më gjerë e kjo është kriza jonë këtë krizë ne duhet ta adresojmë për ta zgjidhur”, tha Braçe, që ka replikuar më pas me deputetin tjetër të PS, Arben Pëllumbi.

Arben Pëllumbi: Të lutem, përmbylle se duan të flasin dhe të tjerë….

Erion Braçe: S’kam nevojë për lavdërime. Unë me thënë të drejtën dëgjova deri tani, i pranoj lavdërimet, po do dëgjoja disa sugjerim që duhet t’i marrim, se vitin tjetër do jetë vonë, për PS dhe për bujqësinë. Vitin tjetër do të jetë shumë vonë Ben, më beso. Ja ku i ke pyeti.

Arben Pëllumbi: Po atë po bëjmë, atë po pyesim.

Erion Braçe: Tani do që unë mos të flas, po kjo nuk ka ndodhur që nga 1990.

24 Komente

  1. J
    John Qelbashi

    bRacja eshte bere xhakete e vjeter e PS. Te vriten syte te shikosh figura te tilla duke bere gam,gam. Kujt i ankohet, a nuk ishte zv kryeminister, pse se beri? Koha te vihet ne prove ne pozicioin te veshtire zgjedhor

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mal Cori

      Po ik o Qelbash, se qelbesh erë ! E vetmja opozitë që i ka mbetur Shqipërisë, është Erjon Braçe, ju edhe atij doni ta mbyllni gojën. Le të ngrenë shqetësime për bujqësinë ata të PD-së, aq sa bën Braçe, por nuk e bëjnë sepse janë miqtë e okigarkëve...

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec Dega

        Keshille nga doktori, mos harro ilacet, lol

        Përgjigjjuni
    2. s
      shqip

      Vetëm 30% e politikanëve dhe ministrave të ishin si Erjon Braçe , sot Shqipëria do ishte më mirë në shumë aspekte.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lab Cori

        Ene ju t'keni harru ilacet- doktori!

        Përgjigjjuni
      2. B
        BARDI

        PER BUJQESIN mund te themi qe PS dhe ne veçanti Rama jane treguar miop.Duke e lene bujqesin e blektorin ne mëshirën e fatit u lejua qe te largohen te gjithe nga fshati dhe sot ne fshat gjejmë vetem pleq.U punua per turizmin pa objektivitet ,nuk ka turizëm pa bujqesi e blektori.Konceptet e kryeministrit per bujqesin jane pothuajse te pa njohura ,kjo ka sjell qe ne ministrin përkatëse te vendos kuadro koti sic jane dhe sot e jo njerez pa njohje minimale per bujqesin.Z.Brace pse si thua Deputetit PELLUMBI qe kame folur dhe me pare por se ka dëgjuar njeri.Si nje shtet qe jemi katandis as mish e as peshk bujqesia duhet te jete prioritet ,por me njerez ne drejtim qe as këshilltare nuk denjon te marrin çer bujqesi e blektori nuk ecet përpara le ti leme xhaketat e vjetra ne keto detyra se te rejat nuk njohin as delet e dhite pa le Lopez qe ne fshatrat me pleq dhe ato nuk jane ne gjendje ti mbajnë.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tetovari

          Bravo Bardhi fjal me vend, por ata shiqojn xhepat e vet e jo te fshatarve, pa fshataret qytetet ngordhin,tfl mbç.

          Përgjigjjuni
        2. B
          BARDI

          PER BUJQESIN mund te themi qe PS dhe ne veçanti Rama jane treguar miop.Duke e lene bujqesin e blektorin ne mëshirën e fatit u lejua qe te largohen te gjithe nga fshati dhe sot ne fshat gjejmë vetem pleq.U punua per turizmin pa objektivitet ,nuk ka turizëm pa bujqesi e blektori.Konceptet e kryeministrit per bujqesin jane pothuajse te pa njohura ,kjo ka sjell qe ne ministrin përkatëse te vendos kuadro koti sic jane dhe sot e jo njerez pa njohje minimale per bujqesin.Z.Brace pse si thua Deputetit PELLUMBI qe kame folur dhe me pare por se ka dëgjuar njeri.Si nje shtet qe jemi katandis as mish e as peshk bujqesia duhet te jete prioritet ,por me njerez ne drejtim qe as këshilltare nuk denjon te marrin çer bujqesi e blektori nuk ecet përpara le ti leme xhaketat e vjetra ne keto detyra se te rejat nuk njohin as delet e dhite pa le Lopez qe ne fshatrat me pleq dhe ato nuk jane ne gjendje ti mbajnë.

          Përgjigjjuni
          1. C
            Chihuahua

            Mos u mërzit Braçe! Kjo është partia e Ed artistit. Partia e 99-ve dhe e "Tutti fruti". Vënë në dispozicion të oligarchs dhe mqs Rama thotë se ata nuk marrin vendime, për rrjedhojë i bie mini diktaturë. Rilindje e lodhur, Rilindje e pjerdhur... Pushteti i njëshit si edhe partia e Saleh-ut

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bastriu

              Po kater vite ishe zv/kryeminister o Braçe perse su ndieve apo s'te linte detyra e larte qe te kishte dhene partia!Je bere si ai qeni qe sa here qe eshte i lidhur nuk leh e kur e lene pa litar ai i leh kujdo.Konstatues ka kudo problemi eshte zgjidhja!!!Apo ti bene opozite brenda pozites per te siguruar ndoshta edhe ndonje mandat te peste.Se fundemi eshte nje shprehje e kahereshme:Qeni qe leh nuk te kafshon,keshtu ke mbetur edhe ti o Braçe sot.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kristi

                Z.Brace,eshte nga te vetmit njerez te politikes dhe shtetit qe ka folur e flet drejte dhe per probleme konkrete.... Keto vrejtje ..me cilesine e deputetit duhet ti zhvilloje ne kuvend e qeveri... Se keshtu ndahet shapi nga sheqeri.. Cben ministria e bujqesise ,apo nuk i ben pershtypje...,po qeveria.. Po presim zhvillimin e kesaj situate..

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Anti256452censura

                  Shume kane harru ilacet ti marrin sot!...te pakten mos harro per neser, o Kristi, lol

                  Përgjigjjuni
              2. V
                Vito mashtruesi, shoku i Nikos

                Bravo Erion. Ama thuaje tulle : kryeministri yne eshte hajdut. Dhe kush vjedh fukarane eshte legen

                Përgjigjjuni
                1. Q
                  Qytetar

                  I dashur Erjon , ka norme fitimi te sanksionuar nga shteti qe nuk respektohet , shprehet ne perqindje ne gjithe boten . Nuk e di a e kemi ne dhe sa zbatohet.. Ketu po konkurohet ne menyren me te pandershme prodhimi vendas , duke perfituar dhe nga "lehtesirat" e mosdeklarimit te importit , gje kjo qe ndikon direkt ne uljen e cmimit ,duke mbajtur monopolin qe si rregull ka nje ose me shume politikane qe e mbeshtesin dhe fshihen prapa saj.Kjo eshte e pandershme. E te jete nje fillim i mbare , asnjehere nuk eshte vone per te bere gjera te mira per popullin dhe vendin.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Loni

                    Llapaqen....sikur ne qeveri ka qen berisha na flet...po hape tregun e kontolloje kush te pengoi,ke nje jete me fjale boshe.....bujqesia ceshtje e te gjithe popullit....autokritike si ne kohe te qoftelargut na ben...vepra brace vepra ben dot?Kaq kohe zv kryeminister na thuaj per dicka konkrete qe bere...gjume,gjume dhe gjume.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Albi

                      shyqyr qe foli dikush e tha disa te verteta ... se te tjeret i bejne hije Zeusit te spiropalit aha me falni Zeusit te Bilalit ...

                      Përgjigjjuni
                      1. g
                        goliku

                        Nje gje nuk kuptohet me kete Bracen qe po behet debutet i perjetshem dhe pervec qe ben si gore asgje tjeter nuk ka bere. O ZOTERI KE QENE ZV. KRYEMINISTER DHE VETEM GJUME KE BERE, NUK E HAPE GOJEN NJE HERE PERSE..... PERSE..... PERSE...... Na cave trapin sikur nuk i di populli keto qe thua, zgnidhi pra se hyre femije ne politike dhe mbete i till....

                        Përgjigjjuni
                        1. d
                          drin

                          Erjoni eshte njësh, ai i di problemet e bujqeve sepse shkon qendron mes tyre, bujqit nuk kane lekë te sigurta si rrogetaret, prandaj bërrtet Erjoni

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            Ilirian

                            Brace le te flase e kritikoje gjithe diten e naten, po fakti qe ai ka 30 vjet ne politike e deputet, ka qene zv Kryeminister e ben te pabesueshem me, aty ka qene ka vu firme, ka ngritur kartonin ne parlamentin tone, pra shkurt e sakte eshte pjese e krizes, deshtimit, e keqmenaxhimit, sdo shkence ta kuptosh. Bertet tani se kujton se do zgjatet me shume se sa eshte jo nuk ndodh aq ka per te ngele

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Fatmiri

                              Per kete minukun,qe kinse po ben opoziten brenda Rilindjes shkodranet ka nje shorehje te vjeter:”Eshte si fen syfyri.”

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Abdurahim Ashiku

                                PRANVERA ERDHI, TOKA KËRKON FARË TË MBUSHË HAMBARË… Pamflet Por a e sheh këtë i gjati... i shkurti, i trashi, i holli, bukuroshi, i thati? Po, po, pranvera erdhi… Me lule mbi degë pemësh… Molle, qershie, vishnje, dardhe, kumbulle, kajsie… Me lule shumëngjyrëshe mbi qilimin e blertë shtruar nga bregu i detit në majat e maleve… Pranvera, ajo e vërteta, natyralja, nuk pyeti as për korona e as viruse… As për krizë, Bomba e zjarr mbi Ukrainë.. Erdhi… Ngujuar askush s’e sheh, As e dëgjon, As e nuhat, As e përqafon… Poezi për Të askush nuk thuri, as melodi shkroi, as këngë këndoi… Ngujuar, mbyllur në shtatë dryna, gjithësia njerëzore koronën mendon… koronavirusit i këndon… Askush lart, As i gjati, as i shkurti, as i holli, as i trashi, as bukuroshi… Nuk e shikon. E natyrshme është se edhe ata mbyllur janë, në karantinë ngujuar, hall të madh kanë… Ata, më shumë se kushdo, të hapen, të hapen… nga karantina të “dalin”, ngujimin ta “çajnë”, hallet e popullit të mbajnë. Pranvera ka ardhur… Toka do pluguar, gruri do lesuar… Patatja në Korçë, Dibër, Kukës… do mbjellë, në Divjakë, Vlorë, Sarandë…do vjelë. Kohë mbjelljesh zotëria i gjatë, i shkurtër, i trashë, i hollë, në shumicë, i/e bukur, në pakicë… Do mbjellë misri se duam bukë… Do mbjellë fasulja se duam gjellë… Mbollën të parët në zinë e madhe 1918, Zi nga gripi që botës i mori 2 milionë frymë, zi nga lufta botërore që milionat kurrë nuk u numëruan, maleve, kodrave, fushave shtrirë mbetën, pa mbuluar… Ata që mbetën në këmbë, tokën punuan, mbollën për të korrë, jetën shpëtuan… Në kohëra lufte, malarie, kolere, flame… njerëzimin gjallë e mbajti fshati, bujku, blegtori, punëtori… Po mos ishin ata, qytete s’do kishte, e as qytetërim… pa bukë, pa gjellë, pa mish, pa qumësht, pa perime… jetë nuk ka… Mund të provojë ndonjëri të kundërtën? I gjati, i shkurtri, i holli, i trashi… Kryeministri, presidenti, kryekuvendari, ministri, parlamentari? Toka, e mbjellë, ujitur, prashitur, korrë e vjelë nga fshatari… botën ka mbajt gjallë… Ai dhe vetëm Ai ! “Tre muaj rezerva kanë supermarketet”, i gëzuar thërret ministri Meti… Po pastaj?, pastaj, pastaj, pastaj… ku do marrësh grurë, misër, fasule, perime, patate, mish, qumësht… po nuk mbolli e rriti fshatari? As i gjati, as i shkurti, as i holli, as i trashi, as Rama, as Meta, as Basha, as Kryemadhi, as Vasili-doktor Allamudhi… Pa lere Berisha... një fjalë s’e thanë, një çek s’e dhanë, për bujkun, për fshanë, Vegla e tyre për fshatin, shati është… mbledh lehtë paranë… Toka është në afsh, pret farën… Është nënë, lind të ardhmen… Mësoje këtë, piktori i gjatë, Mos e le popullin, në skamje, varfëri, barkthatë… Populli ka një fjalë: Po mbolle grurë në arë, Ke bukë, drithë në hambarë… Abdurahim Ashiku 4 prill 2020-2022

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Abdurahim Ashiku

                                  ËSHTË KOHA E MBJELLJES SË GRURIT ZOTI KRYEMINISTËR Një thirrje e bërë në tetor 2021 Një heshtje morti nga kryeministri... E tash kërkojmë grurë, misër, vaj nga...SERBI. KA ARDHË KOHA E MBJELLJES SË MISRIT ZOTI RAMA, ZONJA KRIFCA... Me 80 për qind të tokës djerrë nuk ka bukë, nuk ka Shqipëri të pavarur, KA VETËM KRIZË... Në vitin 1950 Shqipëria mbillte 87 mijë hektarë grurë... Në vitin 1991 mbillte 144 mijë hektarë... Në vitin 2020 mbillte 53.946 hektarë... Në vitin 2020 nuk mbillej as sa mbillej në vitin 1950 por plot 33.054 hektarë më pak. Në vitin 2013, kohë kur ju u bëtë kryeministër, sipërfaqja e mbjellë me grurë ishte 71.200 hektarë, 15.800 hektarë më pak se sa ishte mbjellë në vitin 1950 kur Shqipëria e merrte bukën me triskë... Po, po. Është pikërisht koha. Tetori është muaji më i mirë për mbjelljen e grurit. Po qe se nuk e din (dhe s’ke si ta dish se piktor je), pyet ndihmësit tuaj për bujqësinë, pyet ministren e bujqësisë, pyet këdo prej specialistëve (të vjetrit që kanë qenë në ballë të “fushatës së mbjelljeve” më se tri dekada më parë) por edhe të rinjtë ata që sapo kanë mbaruar universitetin, sapo kanë dhënë provimin e lëndës “Bimët e arave” apo “Fitoteknisë”, siç e quanin një herë e një kohë. Dhe mos na tremb me gogolin e “krizës energjetike”, “krizës së bukës” e refreneve politike me “krizën-kryefjalë”. Diku, në një dalje publike kapa një fjalë tuajën: “Shqiptarit kurrë nuk i ka munguar buka”. Dikur, në vitin 1959, Nikita Hrushovi urdhëronte të mbjellim agrume se aq grurë sa konsumonte Shqipëria e hanin mijtë në depot ruse (!) Nuk e dëgjuam. Disa thonë se Enveri bëri keq, disa se bëri mirë. Nejse ombrella pas shiut të mbetet në dorë. Që të hymë pak në të “thella” le tu drejtohemi shifrave që “s’luajnë” Në vitin 1950 Shqipëria mbillte 87 mijë hektarë grurë... Në vitin 1991 mbillte 144 mijë hektarë... Në vitin 2020 mbillte 53.946 hektarë... Në vitin 2020 nuk mbillej as sa mbillej në vitin 1950 por plot 33.054 hektarë më pak. Në vitin 2013, kohë kur ju u bëtë kryeministër, sipërfaqja e mbjellë me grurë ishte 71.200 hektarë, 15.800 hektarë më pak se sa ishte mbjellë në vitin 1950 kur Shqipëria e merrte bukën me triskë... Në vitin 2020 kur ju ishit kryeministër në mandatin e dytë kjo sipërfaqe zbriti në 53.946 hektarë, me një minus prej 17.300 hektarësh. (Të dhënat janë marrë nga INSTAT dhe nga vjetarë statistikorë në bibliotekën e autorit Asnjë qeveri në këto tridhjetë vjet kalimi nga “diktatura” në “demokraci”, nuk mendoi të mbjellë, nuk mendoi për bukën e popullit por për “bukën e xhepit” Nuk po hyj në “të thella”; për thekrën, misrin, orizin, tërshërën (aq e preferuar për fëmijë e të rritur për përshesh në mëngjes) e drithëra të tjerë. Sipërfaqja e mbjellë me ta është disa herë më e vogël... Aktualisht në Shqipëri gruri dhe drithërat e tjerë janë bërë “bimësi e kopshtarisë”, mbillen për konsum familjar, prodhimi nuk del në treg. Për mbjelljen e tyre nuk flitet nga askush, as nga qeveria, as nga ministria, as nga bashkia, as në fshat, as në familje. Mendësia e qeverisjeve të kohës së “demokracisë” është: pse ta mbjellim kur na vjen nga Kanadaja, Ukraina, Rusia, Australia, madje-madje edhe nga fqinji më i afërt, Serbia? Bile-bile kjo e fundit na e mbillka (më mirë me thënë na e korrka) edhe për bagëti dhe na e sillka ne për bukë (!) Është koha të mbjellim grurë. Thekrës i ka kaluar koha. Çfarë u mboll, u mboll. Thekra e ka kohën në shtator, muaji kur mbillet por edhe muaji kur korret. Ajo mbillet në zonat e larta malore, në Klenjë, Shishtavec... Dhe është edhe bukë, edhe lëndë ndërtimi, madje kërcejtë e saj përdorur në punishte artistike, të nxjerrin në treg të sigurte ndërkombëtar. Në vitin 1950 mbillej 1000 hektarë thekër, në vitin 1990 mbilleshin 12 mijë hektarë kurse në vitin 2020 u mboll 1321 hektarë dhe kjo vetëm në rrethet Dibër (158), Elbasan (114), Korçë (644) Kukës (400) dhe Tiranë (5) hektarë. Nuk gjej të dhëna për tërshërën. Ajo futet në thesin e vjetër (tagjira) kur mbushte torbat e qeve në zgjedhë gjatë punës në arë apo të kuajve në transport. Tani tërshëra është bërë më e kërkuara në treg dhe e ka kaluar “luksin” e fillimit, është bërë ushqim kryesor për fëmijë, madje edhe për të rritur në nivelet e larta të plutokracisë. Gruri ka kohën më të mirë për mbjellje në zonat malore. I mbjellë në tetor ai ka kohën e vet të plotë të mbijë e të vëllazërojë, të futet në dimër dhe ti shpëtojë paq “krizës së ngricave” e të dalë në pranverë me plot vëllezër e ngjyrë jeshile të thellë, të lëshojë shtat, të nxjerrë kallëza, të piqet e të mbush hambarë. Nuk e them unë këtë, e thotë shkenca, e thonë studimet shumëvjeçare të Institutit të Lushnjës shtrirë në të gjitha stacionet bujqësore të rretheve dhe në lartësitë nga niveli i detit në male. Sot nuk e thotë askush, thjesht se Institut nuk ka, stacione studimore nuk ka, shtet për bujqësinë nuk ka. Koha për mbjelljen e grurit në zonat malore po kalon. Askush nuk e mat, askush nuk flet. Për zonën e ulët bregdetare, zonë ku tradicionalisht është mbjellë gruri, Myzeqenë që ka qenë quajt “hambar i grurit” është koha e punimit të tokës dhe përgatitja për mbjellje. Kaq do të thosha për afatet me rezerva agronomike në hollësi. Kryeministri ynë flet për bukën, krizën e saj, rritjen e çmimit, masat lehtësuese për të vobektët zyrtarë, pensionistë e të barabartë në burime jetese si ata. Flet nga zyra apo nga rruga kur kalon e i turren për ti marrë ndonjë fjalë gazetarët. Do të desha të fliste nga fusha e Myzeqesë, Thumanës, Nënshkodrës, Vlorës, Elbasanit, Beratit, Korçës... Me bujq, me mekanizatorë, specialist të bujqësisë. Ti pyeste dhe të merrte shënime se çfarë duhet bërë për rritjen e prodhimit të drithërave, rritjen e sipërfaqes dhe të rendimenteve, punën kërkimore shkencore për bimët e arave. Mbase nga kjo do të mësonte se është urgjente që të ngrihet përsëri Instituti i Kërkimeve Bujqësore në Lushnjë, Dhe jo vetëm ai, por edhe Instituti i Misrit dhe Orizit në Shkodër, Instituti i Perimeve dhe i Patateve në Tiranë, Instituti i foragjereve në Fushë-Krujë, Instituti vreshtave, pemëve frutore, agrumeve, ullirit... Nuk ishin kot ato institute. Atje punuan dhe përcollën një trashëgimi të madhe shkencore në prodhimin e farërave elite të grurit, misrit e të drithërave të tjerë shkencëtarët më të mëdhenj të Shqipërisë. Hibridet e misrit prodhuar nga shkencëtarët e mëdhenj si Hysen Laçej dhe Ahmet Osja ishin certifikuar si më të mirët në shkallë botërore. Për të mos vazhduar me qindra të tjerë që ose kanë ndërruar jetë ose nuk i pyet askush për veprën e tyre. Sot, fatkeqësisht, mbillet me farëra të degjeruara gjenetikisht, pa etiketë e pa garanci mbirëse... Do të ishte në nderin tuaj i nderuar kryeministër që në mandatin tuaj të tretë tu jepnit hapësirë të plotë instituteve shkencore të bujqësisë. Është koha. Bota po mendon se si të shfrytëzojë shkretëtirën për mbjellën e bimëve bujqësore, si të shfrytëzojë, lumin, liqenin, detin në shërbim të plotësimit të nevojave me bukë, perime, fruta e të tjerë. Jeta njerëzore në vështrim të parë ka bujqësinë dhe blegtorinë. Pa to nuk jetohet as edhe një dekadë ditësh. Është koha që bujqësinë ta nxjerrim në plan të parë. Që të realizohet kjo stimuloje fshatarin të mbjellë grurë, misër, thekër, tërshërë, elb, oriz... Lidh kontratë me të që tani duke i paguar në dorë hakun e punës, shërbimin bujqësor nga mbjellja në korrje, duke e bërë të interesuar atë që të mbushë “hambarët” e tij me lekë e hambarët e shteti me drithë. Shqipëria mund që në hapësirën e saj bujqësore të prodhojë “bukën në vend”, bukën për një popullsi prej 2 milionë banorësh sa japin statistikat zyrtare. Kur në titull vura thirrjen “ËSHTË KOHA MBJELLJES SË GRURIT”, shënjestrën e kisha larg, shumë larg... Abdurahim Ashiku Agronom, pedagog i bimëve të arave Tetor 2021

                                  Përgjigjjuni
                                  1. Z
                                    Zoti Lam

                                    Erion Konja ben gam gam se e paguajne per kete pune. Sa here del ne parlament te hedh perpjete a thua se iu dogj barku per fshataret e Lushnjes ne fakt hallin e ha diku tjeter ,degjojeni kur flet me emra te perveteshme biznesesh jane ata qe e paguajne. Cfar beri Erioni per bujqesine kur ishte sa e sa vjet numri 2 i qeverise ??? Vetem gam gam di te beje prandaj Edi ja fuste me shpulle ne ecje e siper. Bujqesia do financim nga shteti, mekanizim dhe grumbullim te prodhimit nga po shteti e me pas mbikqyrje ne shperndaje te prodhimit. Kreditoni dhe ngrini 2-3 Kombinate ushqimore qe te perpunojne produkte bujqesore dhe pastaj te shifje a ka ndonje produkt qe hidhet ne rruge apo kalbet???

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Ladi

                                      Bravo Erion, por kelyshet e PS duan servilat e njerez pa kolone si Ahmetaj, Gjiknuri,Balla etj

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje