Partneriteti strategjik SHBA-Shqipëri, çfarë u diskutua në Uashington?

26 Tetor 2022, 18:38Politika TEMA

Partneriteti strategjik SHBA-Shqipëri, çfarë u diskutua në

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës rikonfirmojnë partneritetin strategjik dhe angazhohen për të vijuar bashkëpunimin me interes të përbashkët në fusha si: mbrojtja, siguria kibernetike, energjia, transporti apo tregëtia.

Kjo ka qenë garancia e dhënë nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken në përfundim të dialogut të partneritetit strategjik.  

Në takimin me dy delegacioneve shqiptare dhe amerikane sekretari Blinken vlerësoi u shpreh se SHBA janë krenarë që kanë një aleat të besueshëm si vendi ynë.

Ai vlerësoi bashkëpunimin në të gjitha fushat dhe shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e SHBA për ta thelluar bashkëpunimin në energji, biznes e të tjera duke e parë Shqipërinë si një pikë referimi në rajon.

Sekretari Blinken shprehu mirënjohjen e SHBA ndaj Shqipërisë si një aleat që gjithmonë ka marrë përsipër përgjegjësitë e saj; vlerësoi faktin që Shqipëria strehoi shtetasit afganë dhe nënvizoi se SHBA do të jenë gjithmonë në krah të vendit tonë.

Kryediplomatja Xhaçka falenderoi sekretarin Blinken dhe qeverinë amerikane për mbështetjen dhe bashkëpunimin në mbrojtjen e demokracisë, situatës në Ukrainë, mbrojtjes kibernetike modernizimit të Forcave të Armatosura apo projekteve në zhvillimin në fushën e energjisë.

“Shqipëria e vlerëson shumë partneritetin e saj strategjik me SHBA-të dhe jemi të bindur se kjo marrëdhënie do të thellohet dhe zgjerohet më tej në të ardhmen duke u bazuar në  themelet e qëndrueshme të miqësisë midis vendeve dhe njerëzve tanë”, u shpreh ministrja Xhaçka gjatë takimit me dy delegacionet.

Të martën në Departamentin e Shtetit u mbajt, takimi më i rëndësishëm i marrëdhënies politike mes dy vendeve:  dialogu i partneritetit strategjik SHBA - Shqipëri.

Në dialog morën pjesë përfaqësues nga 6 ministri si dhe nga Departamenti i Shtetit, Departamenti i Mbrojtes, ai i Tregëtisë, Korporata Financiare për Zhvillimin Ndërkombëtar, si dhe agjenci të tjera qeveritare ku u diskutuan rrugë për të thelluar bashkëpunimin strategjik.

3 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Le te grije e te han mut Berisha me Meten se do rrezojne Edi Ramen dhe qeverine e tij me protesta se ai na qenka rrezik per shqiperine ne nje kohe kur Amerika e perkrah dhe e ndihmon ne te gjitha drejtimet. Kushe eshte Berisha qe kerkon t'a rrezoi Ramen nga kryeminister? Eshte ai qe eshte shpallur non grata nga Amerika. Kushe eshte Edi Rama? Eshte ai qe perkrahet totalisht dhe ka miqesi me Ameriken. Prandaj Berisha,Meta dhe qent e tjere le te lehin sa te duan se Ramen nuk e rrezojne dot. Populli di t'i beje dallimet kush eshte pozitiv dhe kushe eshte negativ. Pozitiv eshte Edi Rama,PS-te dhe do votohet masivsht,negativ eshte Sali Berisha,Ilir Meta nuk do votohen dhe e kane te sigurt humbjen ne 14 Maj.Pike. Kjo eshte e verteta.

    Përgjigjjuni
    1. z
      zalli

      Qeveria "Rama"ne Washington,Shpia e Lirise takim entuziast ne Ndroq..

      Përgjigjjuni
      1. E
        Erdogan

        "Partner" bile strategjike (Strategy)! Midis nje Superfuqie dhe nje shteti (State) Vasal?Te Colonizatoreve Angloamerikane me nje Pashallek turk te krijuar (criate angl) nga po keta ne dem (damage angl) te Kombit Greko-Ilyre ne Epirin e Veriut Osmane dhe te Jugut Greke? Nuk mbeshteten Heroizmin e Arvaniteve te cilet luftuan per tu cliruar nga Barbaret Osmane pkr Deputetin turk Ismail bej Vloren,Frashellinjte, Hasanet, Tahsimet etj. Perca e Sundo. Pse mos te jete Strategjike Albania per keta? Nga kjo Strategy po merr fund ky Pashallek i Telinit deri ne Preveze.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje