Pasi u sulmua nga njerëzit e Berishës, Bardh Spahia i “qetëson” se nuk i ka “tradhtuar”

20 Qershor 2023, 09:44Politika TEMA

Pasi u sulmua nga njerëzit e Berishës, Bardh Spahia i

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, është sulmuar ashpër një ditë më parë nga vetë njerëzit e partisë së tij, pse priti në zyrë Benet Becin dhe ia dorëzoi Bashkinë me ceremoni.

Për këtë arsye, me një reagim gjatë orëve të vona të natës, ai është përpjekur të justifikohet, në mënyrë që të qetësojë Sali Berishën dhe njerëzit e tij.

“Sot prita në zyrë z. Benet Beci. E bëra me kulturën e qytetarisë me të cilën jam rritur dhe e kam trashëguar prej Shkodrës time.

Por pa dyshim në ato 10 minuta takim, i përsërita z. Beci ç’ka kam shprehur publikisht në mënyrë të përsëritur, se në Shkodër nuk pati zgjedhje, por një masakër të vërtetë elektorale, ku votat u blenë masivisht me milionat e eurove të hedhura nga pushteti, u grabitën me dhunë e kërcënime të paprecedent nga krimi i organizuar i mbështetur dhe koordinuar nga vetë shteti, të shoqëruara me retorikën shantazhuese të kryeministrit, për mosdhënie investimesh për Shkodrën. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në 32 vjet pluralizëm dhe është një njollë e errët, që do i shoqërojë, të gjithë ata që u bënë pjesë e vjedhjes dhe deformimit të vullnetit të zgjedhësve.

Mirënjohje e respekt bashkëqytetarëve të mi, të gjithëve që më mbështetën si në këto zgjedhje ashtu edhe gjatë rrugëtimit të shkurtër në krye të bashkisë.

Qytetaria, dinjiteti dhe integriteti janë tiparet që na dallojnë, e që padyshim do na bëjnë prapë bashkë shumë shpejt, sepse ne demokratët e kemi provuar që jemi qëndrestarë”, shkruan Spahia.

9 Komente

  1. S
    SPAK

    Vetem Qytetari dhe dinjitet s'ka PD s'ka Saliu! Qenija me e peshtire e historise te kombit tone!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Mbani fort kadavren se "fitorjen" e keni mbrapa.

      Përgjigjjuni
      1. d
        demokrati

        Do me thene sipas teje ai sahanlepirsi i syrit dhe shefi uy Sali nuk jane qytetare !!!!!!! Bravo me ne fund e paske kuptuar.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emigranti

          I dhjere dhe krenarë ????????????????

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gurabardhi

            Kur guxojnë këta lehësit e Berishës dhe flasin për dinjitet. Dora dhe njerëzit e kryekriminelit të kombit tonë, Sali Shpellar Berisha, duhen zhdukur nga pushteti dhe shteti, në të gjithë vendin tonë.

            Përgjigjjuni
            1. p
              prokurori

              z.Spahija!Dorëzimi miqsor i pushtetit bashkiak është me të vërtetë një akt qytetarije,është një akt demakratik.Deri këtu mirë boll nga ana tuaj. Më tutje mos u sill si krap Shkodre,siç thoni vetë ju shkodranët për ataqë s’janë të ekilibruar.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sokoli

                Ja qe ketu duket niveli demokratik i demokrateve. Keta po zhvillojne luften e klasave me keq se ne kohen e PPSH. Ne jo vetem kemi ngrene me ish- balliste e tedenuar per politike,por nuk kemi guxuar t'ja permendim biografine. Keta kritikojne nje demokrat perse i dorezoi ne menyre njerezore dhe me plot edukate zyren atij qe e votoi populli. Hajde demokrat - hajde. Shikoni Saliun e Flamurin dhe shoqeruesen e Berishes Vokshin e flisni....

                Përgjigjjuni
                1. p
                  prokurori

                  z.Spahija!Dorëzimi miqsor i pushtetit bashkiak është me të vërtetë një akt qytetarije,është një akt demakratik.Deri këtu mirë boll nga ana tuaj. Më tutje mos u sill si krap Shkodre,siç thoni vetë ju shkodranët për ataqë s’janë të ekilibruar.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pipi

                    Këta krapat blu edhe kur duket se thonë ndonjë gjë të hajrit, e dhjesin po vetë më pas me budallallëkun karakteristik.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje