FOTOT: Benet Beci merr detyrën, Bardh Spahia i dorëzon zyrën me shtrëngim duarsh

19 Qershor 2023, 18:30Politika TEMA

FOTOT: Benet Beci merr detyrën, Bardh Spahia i dorëzon zyrën me

Benet Beci, kandidati fitues i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit, ka kryer sot betimin si kryetari i ri i bashkisë së Shkodrës.

Në fjalimin e tij të parë, Beci tha se nga sot, nis një erë e re për bashkinë e Shkodrës dhe qytetarët e saj.

Në fjalën e tij si qytetar i parë i Shkodrës, Beci u shpreh se duhet të nisë puna për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

“Duhet të punojmë për fëmijët e së nesërmes, për Shkodrën që tejkalon veten dhe u pararend zhvillimeve dhe sfidave”, u shpreh ai.

Ndërkohë në një postim në Facebook, Beci ka postuar edhe foto nga momenti i marrjes së detyrës, ku është takuar me ish-kryebashkiakun Bardh Spahia.

"Kënaqësi që mbledhja e konstituimit përfundoi me një takim me z.Bardh Spahia. I urova atij suksese në angazhimet e tij të reja dhe e sigurova se dera do të jetë gjithmonë e hapur për të mirën e Shkodrës", shkruan Beci.

11 Komente

  1. I
    Ilirjan

    Fillim i mbare per te gjithe! Bravo shkodranve pa perjashtim, uroj qe mos lejojne ma kerrkend me i perca per politike!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Murgu

      Bravo z.Bardh Spahija intelektual dhe Shkodran i vërtetë.Ja këta i duhen PD-së e jo lëpirësit që kundërshtarin e quajnë armik sepse kështu i mëson Sali ziu që këtë parim e ka marrë nga Enver Hoxha.

      Përgjigjjuni
      1. F
        F-22 Raptor

        Pune te mbare Becit, respekt per Z. Spahia!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Po

          Pse egzistojn keto gjera ne ate vend baxhell. Respekte

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nikolla

            Shume respect per te dy de pune te mbare

            Përgjigjjuni
            1. M
              Muzaka i Ri

              Bravo te dy djemve, keta lloji politikanesh i duhen vendit qe te beje perparim. Nuk ka armiq ne politike, kjo fjale duhet hequr nga fjalori politike, ka kundershtar idesh dhe programesh, kush bind masen, suksese ne detyre. Respekte edhe per z. Spahija, tregoj tjeter klas .

              Përgjigjjuni
              1. J
                Ju lumtë !

                Ju lumtë , për qytetarinë !

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dosi

                  Respekt per te dy, bravo Shkodra me keta drejtues.

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    shqipetari

                    Nqs rruga per be Europe kalon nga Greqia mu ne gop te semes shkofshi bashke… hale….

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Imigranti

                      Me ne fund pame edhe nje te PD-se qe vepro i si njeri i civilizuar perendimor; nje shkodran i vertete. Te lumte Z. Spahia ja ke ritur vlerat vetes, familjes dhe Shkodres.

                      Përgjigjjuni
                      1. d
                        doni

                        Spahia ka vepruar si individ me karakter dhe dinjitet ,populli foli dhe ai e respektoi ,sa per becin ,do flase koha ... Kjo eshte Pd qe duam te shohim ,as e Lulit as e Berishes ....

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje