PD publikon formularin dhe kriteret që duhet të përmbushë kryetari i ardhshëm

19 Qershor 2023, 14:20Politika TEMA

PD publikon formularin dhe kriteret që duhet të përmbushë

Partia Demokratike ka publikuar formularin dhe listën e kritereve që duhet të përmbushë kryetari i ardhshëm i kësaj force politike.

Kandidatët për Kryetar të Partisë Demokratike duhet të plotësojnë tre grupkriteresh, që lidhen me aftësitë e angazhimit politik,  aftësitë e integriteti moral dhe aftësitë organizative.


Aftësitë e angazhimit politik

Të jetë anëtar i Partisë Demokratike prej të paktën 3 vitesh;
Të ketë kontribuuar aktivisht në fushatat elektorale të Partisë Demokratike në 3 vitet e fundit;
Të mos ketë dëmtuar interesat elektorale të Partisë Demokratike në 3 vitet e fundit;

Integriteti moral

Të ketë mbrojtur dhe promovuar në vazhdimësi interesat, vlerat themelore dhe programin e Partisë Demokratike;
Të mos ketë masa disiplinore në fuqi sipas parashikimeve të Statutit të Partisë Demokratike;
Të ketë figurë të pastër gjyqësore, duke plotësuar kushtet e dekriminalizimit (sipas kërkesave të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”);
Të ketë figurë të pastër ideologjike, duke plotësuar kushtet e dekomunistizimit (të mos ketë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, funksionar i Partisë së Punës të Shqipërisë, kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i Degëve të Punëve të Brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset politike të posaҁme);
Të ketë reputacion të lartë në radhët e anëtarësisë së Partisë Demokratike, tek partnerët ndërkombëtarë, si dhe në opinionin publik;
Të jetë i përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe oligarkisë, që kanë krijuar plagë të rënda shoqërore;


Aftësitë organizative

Të ketë kontribut të spikatur profesional dhe politik;
Të ketë demonstruar në të shkuarën aftësi të shquara organizative ose të ketë program të qartë politik për riorganizimin e Partisë në përputhje me vlerat themelore statutore;
Të ketë njohje të mirë të strukturës organizative të Partisë Demokratike.

5 Komente

  1. S
    Stefan

    Domethon përjashtohen gjith armiqt e shpallur nga Saliu! Edhe do hapen bythësh gjith tjerët pastaj ha ha ha ha ha

    Përgjigjjuni
    1. B
      Besi

      Te kete kontribut ne 3 vitet e fundit?!? Hahahahah o cfare zgjyrash! Po pse ata qe kane kontribut 30 vjet dhe nuk paskan kontribuar per bythen tuaj 3 vitet e fundit nuk paskan te drejte te drejtojne! Jeni thjesht letyra qe dhe neser te ikni asaj sigle nuk i del era juaj!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Drini

        Pse nuk keni vene qe kandidati duhet te kete 4 shtepi dy ne Long Hills dhe dy ne Hamallaj buze detit si dhe te kete takuar te pakten nje here Taulant Ballen ne 6 muajt e fundit!

        Përgjigjjuni
      2. E
        Enno

        Luli bie poshte ne piken e fundit. Ai e ka demtuar fushaten elektorale te 14 majit. Hap krahun zotni Basha e merru me vajzat tani meqe i ke edhe ne adoleshence.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Real

          Te jete i perfshire ne aferen koruptive te rruges se kombit me nje shume mbi 200 milion. Ta kete mbyllur padine ne gjykate me procedure.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje