Shpopullimi, qeveria teknike, ndalimi i Tik Tok dhe rritja e pensioneve dhe pagave, janë disa nga motivet që PD thotë se e ka nxjerrë sërish në protestën e pestë të mosbindjes civile.
Ndryshe nga herët e tjera këtë herë protestës i bashkohet edhe kreu demokrat, Sali Berisha.
Te sheshi Wilson protestuesit kanë bllokuar rrethrrotulllimin, pavarësisht se policia ka njoftuar se bllokimi i rrugëve përbën vepër penale.
Po kështu edhe te Bashkia e Tiranës është paralizuar krejtësisht qarkullimi.
Edhe këtë herë demokratët janë shpërndarë në 5 pika dhe pritet që tubimi të zgjasë rreth tre orë. Kërkesa edhe në këtë protestë vijon të jetë e njëjtë, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Policia e Shtetit ka reaguar me anë të një deklarate ku bën të ditur se PD ka bërë kërkesë për 3 orë tubim, nga ora 17:00 deri në orën 20:00. Në reagim, policia thekson se garanton të drejtën për tubim, të drejtat dhe liritë e pjesëmarrësve në tubime, por pa cenuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve.
Bllokimi i akseve rrugore është vepër penale dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni, thekson policia duke sugjeruar ndërkohë rrugë alternative për qytetarët.
Policia te mos i lajmeroi .. por tu futet dhe tu shkerdheje nenen ketyre plehrave te politikes shqiptare qe kane 35 vjet qe e zvarrisin kete vend pa meshire… zbatoni ligjin.. ligji eshte njelloj per te gjithe ..!!
Dolen pocaqite e ketij vendi yyyyyy ju shkerdhefte populli robt ku ti kini plehra ne pidh te kurves do shkoni per zgjedhjet e reja po pastaj çkarin do thoni o moterqira
O perëndi lan nam.........keta nuk mund te quhen më opozite me kaq njerez sa kane dale keta nuk jane me opozita shqiptare. Nuk mund te thuash qe ne pjesen me te madhe shqiptaret jane te kenaqur dhe nuk u protestohet, thjeshte keto fytyra te zhubrosura qe kane dale neper udhekryqet e tiranes nuk perfaqesojne me opoziten shqiptare.