Dosier shtator 1992/ Azem Hajdari: Kur shkoj te fëmija im në darkë dhe ai më pyet "Pse deshe të më lësh jetim?” Dhe unë dua t'i them...

23 Dhjetor 2024, 12:22Politika TEMA
Dosier shtator 1992/ Azem Hajdari: Kur shkoj te fëmija im në

Fjalimi i jashtëzakonshëm i Azem Hajdarit kur sulmohej nga PD, partia që kishte themeluar. Dy reagime në  seancën e heqjes së imunitetit dhe citimi i fjalëve të një këngë si mesazh për “regjizorin” e sulmit ndaj Hajdarit

Çdo herë që vjen dhjetori, Partia Demokratike dhe Sali Berisha shkojnë tek monumenti i Azem Hajdarit për ta nderuar si heroin e tyre. E përmendin shpesh, veçanërisht gjatë protestave dhe aksioneve politike, kur iu duhet ta përdorin si simbol. Por në të vërtetë, ka një histori tjetër që tregon betejën e ashpër të drejtuesve të PD-së kundër Azem Hajdarit në vitet e para të pluralizmit. Një moment i tillë është seanca parlamentare kur po i hiqej imuniteti, një ngjarje që tregon devijimin e rrugës drejt demokracisë.

Në shtator të vitit 1992, vetëm pesë muaj pas fitores së madhe të 22 marsit, Partia Demokratike kërkoi heqjen e imunitetit për deputetin Azem Hajdari, themelues i kësaj partie dhe lider i lëvizjes studentore të Dhjetorit 1990. Beteja e Hajdarit me të vetët do të vazhdonte shumë larg, me akuza të ashpra dhe sulme të dhunshme nga partia e tij. Ai u akuzua edhe si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, ndërkohë që Hajdari kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor për të zbuluar të vërtetën.

Azem Hajdari

I kërkoj këtij Parlamenti të nderuar të ngrejë një komision, i cili të studiojë veprimtarinë time që kur kam lindur. Ç'lidhje kam me Ramiz Alinë? Ç'lidhje kam me Sigurimin e Shtetit? Ç'lidhje kam me të huajt? Ç'lidhje kam me grupet? Jam gati të deklaroj të ardhurat e mia financiare. Të ngrihet një komision dhe të vijë të shikojë ku jeton Azem Hajdari. Me kë është i implikuar? Për gjithë veprimtarinë time jam gati të ngre një komision hetimor, komision parlamentar, të kryejë një aktivitet dhe t'ia paraqesë Kuvendit Popullor një raport për të përcaktuar se si është e vërteta.

 Dikush mund të mendojë se Azem Hajdarit ia ka zënë kush bishtin. Azem Hajdari vetëm besën jep dhe e mban atë. Të dini një gjë, zoti Kryetar,  nëse nuk dini të flisni ndershmërisht, unë mbi nderin tim dhe të familjes time nuk lejoj njeri të më shkel me këmbë; dhe kur tërhoqa zvarrë plepat si Enver Hoxha e Ramiz Alia, kallamat që kanë ngritur tani kokën unë do t'i tërheq zvarrë. E them edhe njëherë, kur tërhoqa zvarrë plepat si Enver Hoxha e Ramiz Alia, unë për kallama nuk pyes.

E ngre këtë, sepse kur shkoj te fëmija im në darkë dhe ai më pyet: "Pse deshe të më lësh jetim?” Dhe unë dua t'i them: "Për demokracinë, për Shqipërinë, për të ardhmen e këtij vendi".

Duke dalë përpara opinionit publik dhe jam i bindur si deputet, si qytetar, si student nuk kam humbur asnjë votë. Me demokracinë në Shqipëri nuk ka pasur lidhje demokracia. Lidhja studentore ishte e pastër si shpirti i studentëve. I thirrëm njerëzit dhe erdhën. Atëherë do të flas përpara jush. Ç'kërkoi këtu Mahmut Bakalli? Me kë u takua Mahmut Bakalli në janarin 1990? Ç'direktiva i dhanë? Sot po shohim direktiva të tjera deri në detajizim. Ju lutem, më vendosni nderin në vend si Parlament. Ju lutem, verifikoni dhe jam gati përpara jush të deklaroj çdo gjë, në rast se nuk dalin këto të vërteta. U bëj thirrje deputetëve që janë të implikuar me Sigurimin e Shtetit të largohen. Nuk po përmend emra sot. Janë këtu. U them edhe njëherë atyre që janë munduar të furnizojnë opinionin publik me shpifje. Populli shqiptar mua nuk ka me më ndalur. Familja ime është e ndershme . Në rast se nuk do të jem i ndershëm, të ma vënë litarin aty te Skënderbeu, përndryshe kallamat ta dinë mirë se unë do t'i heq zvarrë në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme. Mbi nderin tim nuk lejoj njeri të shkelë më....

Ju, të nderuar deputetë, sot duhet të kërkoni autorët e gjyqeve politike të kohës së Enver Hoxhës dhe jo të sajoni gjyqe politike në kokën e demokracisë. Harxhoni kohën tuaj të çmuar me çështje boshe, siç është çështja “Hajdari”, sepse kështu ju thotë regjisori. Për ta pasur ndërgjegjen të pastër, unë do t’ju thosha juve se imuniteti i Azem Hajdarit hiqet sot, dhe kjo do të thotë se asnjë në këtë Parlament nuk ka më imunitet. Sepse nesër, kur ndonjëri prej jush do të bëjë gabim, gabimin tim, duke u përpjekur të thotë të vërtetën ndershmërisht, do t’i hiqet në çast imuniteti. Dëshmitarë të rremë në një vend të varfër gjen plot.

Duke u justifikuar, ne i hoqëm dje imunitetin Azemit, jo të mos ia heqim këtij apo atij. Prandaj, pa lypur mbrojtjen tuaj, ju këshilloj të merrni që sot masa për të mbrojtur veten.

E treta, Shqipëria është vend i varfër ekonomikisht, por e pasur mendërisht. Në Shqipëri Enveri provoi dhe përvoja e tij la një proverb: “Kur punët shkojnë keq në fushën ekonomike, lumi kapërcehet me procese të montuara politike”. Në Shqipëri nesër do të thonë: “Domethënë, vështirë se e kapërcejmë këtë dimër, prandaj mos u merrni sot me një kundërvajtje ligjore, po merruni me ata profanë ekonomikë, që janë projektues të katastrofës.” Është turp të marrësh një njeri nga shtëpia dhe t’i thuash: “Është faji yt që ecën keq ekonomia”. Zotërinj deputetë, mos kërkoni koka turku, sepse s’ua ka kush borxh t’i ndërroni kombësinë.

E katërta, procesi im i sotëm është një proces luksi në një vend lypsarësh. Le të zhvillohej procesi im, por pasi të ishte zhvilluar procesi i deklaratave skandaloze në Maqedoni, deklaratave të tjera që u komentuan nga shtypi brenda vendit, në Lezhë; pasi të ishte zhvilluar këtu procesi i imagjinuar i mikrofonave i Serreqit, pasi të ishte zhvilluar procesi i qeveritarëve antikapitalistë (kam parasysh fjalën e Presidentit Berisha mbajtur me kapitalistët e vegjël shqiptare); pasi të rizhvillohej çështja “Gazidede” në Parlament, ku për turpin tonë brenda javës e bardha u bë e zezë dhe bloza u bë qumësht. Ne deputetet kemi një “të dashur”: ajo është e vërteta. Zgjohuni, zotërinj deputetë, zgjohuni, se “e dashura” ju ka ikur nga shtrati.

Përpara se të diskutoni dhe të ngrini kartonët tuaj, desha t’ju kujtoj një thënie të një shkrimtari të madh dhe një këngë të Veriut. Shkrimtari i shquar thotë: “Burrat gjykojnë me argumente, kurse gratë gjykojnë ne dashuri”. Ndërsa kënga e Veriut thotë:

Paska ra nji pushk’ e shkretë,

vra i paska dymbëdhetë vetë,

njëmbëdhetë gjallë e nji ka vdekë...

Unë nuk po qaj atë që ka vdekë, por po qaj ata që kanë mbetë. Sot nuk sulmohem unë, sot sulmoheni ju, të dashur deputetë. Pra, demokracia shqiptare. Sot goditem unë, po kambanat bien për ju.

Azem Hajdari është ai i dhjetorit 1990 dhe nuk luan nga pozicioni i tij i atëhershëm, sikur edhe malet të luajnë nga vendi. Populli e di mirë këtë, mësojeni edhe ju.

28 Komente

  1. R
    Rorirota

    Hipokrizia e Sali Berishës që nga koha kur ka ardhur në Tiranë është rrënjosur aq thellë sa nuk i bën përshtypje fare kur gënjen. Po fare, këtë ka bërë në socializëm këtë po bën në kapitalizëm, si kur është dhe kur nuk është në pushtet. Shkatërruesi i Shqipërisë do ngelet Sali Berisha.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Treshja Sali Berisha, Azem Hajdari, Gramoz Pashko shkaterruan industrine e Shqiperise. Nuk i akuzoj per asnje lidhje agjenturore, injoranca e tryre ishte motivi i shkaterrimit. Te mendosh se mund te tregoj rrugen e zhvillimit Azem Hajdari, duhet te jesh pak i vonuar nga mendja, ose te pelqen shkaterrimi, te justifikohesh mbas shkaterrimit se nuk ke ku te punosh, je dembel.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pensionist i Michiganit

        Ben moral familje Azem Hajdari, qe e kapi gruaja ne krevat me dashnoren, filluan te ziheshin, Azemi i shikonte dhe qeshte. Azemi nga njerezit me te paskrupullt, ka sjelle pa dogane kushedi sa maune me cigare nga Kakavija, i shoqeronte vete maunet.

        Përgjigjjuni
    2. t
      tom

      Azemi hero, meriton nje bust te selia e PS, se faqet e portalit socialist Tema ka kohe qe i mbush

      Përgjigjjuni
      1. M
        Muci

        Po nuk keni turp qe merreni me Hazem Hajdarin, nje vagabond, nje maskara, llumi i shoqerise shqiptare, Mero Baze e njef me mire sepse e ka pase atje. Turpi i ketij vendi eshte qe ka nje bust per nje horr, per nje mashtrues, per nje perdhunues

        Përgjigjjuni
        1. t
          tetovari2

          Bustin nuk i'a ngriti shteti por vrasësi,tradhëtari Sali Berisha!Pra Saliu e vrau NATËN dhe i ngriti bustin që t'a qajë DITËN!

          Përgjigjjuni
        2. U
          UNE SALIU D'ORA VETE

          ME GJITHE ATE I LE QE I LE JETIME POR NUK I LE PA BUKE. I USHQEU BACA SALI

          Përgjigjjuni
          1. p
            pilo Lala

            Gruaja e tij ishte superhajdute. Keta zaptuan nj shtepi, aty ndertuan pallatin, ku jetojne te lumtur.

            Përgjigjjuni
          2. T
            Tirana

            Nje Mut i Madh . ky ishte"Heroi" Dhjerokracise Serbe .

            Përgjigjjuni
            1. R
              Realisti

              Ehh mor Azem, dikur të thashë që Berisha është i Ramizit por më ofendove dhe ngrite zërin duke siguruar të tjerët rreth nesh se Berisha është ai që na duhet për vazhduar me grevat ngaqë ti e njeh se është nga Tropoja. Për një gjë kishe të drejtë... Berisha edhe nga ballkoni, për gati një vit të tërë, prapë i duhej PDsë.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Drejtësia

                Ajo Partia qe ka themeluar ky ishte, eshte dhe do mbetet nje bande paralimitare deri sa te shkermoqet fare mga historia.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  RA

                  Paramilitare dhe jo paralimitare

                  Përgjigjjuni
                2. S
                  Skenderbeu

                  Mut Saliu,Mut Azemi,Mut PD qe e pollen dhe I polli. Njesoj si fjala popullore:- Mut I ati , Mut I biri, Mut ai qe beri te ane.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Doktori

                    Azemi pas 97 u pajtua dhe u kthyhe ne shembetore i Saliut por harroi kaseten qe ju dha Haklajve. Donte te perdorte Haklajt per te zhdukur Saliun e te merrte PD. Por si nje rrugace i remdonte aq tru kishte.. Saliu e afroi dhe e vuri para dilemes ose te vriste ose te vritej. Vertet eshte turp qe nje njeri ordiner, hajdut, perdhunus femrash, vullnetare i sigurimit te shtetit komunist eshte hero i demokracise.

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                      PO NUK U KUPTUA NGA 'KOKPALARET' QE SOT,PAS 34 VJETESH,GOBELSI EDVIN ESHTE SHUME ME I RREZIKSHEM SE GERINGU AZEM PSE JO EHE SE HITLERI SALI ....NA KA MARRE LUMI NE P Ë R J E T Ë S I !!!!!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Plaku Mere

                        Kush. eshte. ky. Me. duket se ka. Vdekur lëreni rrehat

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sigurimsi i xhaxhit Kadri....!!!

                          Hahahahahaha, ky kok-derr Hankari, paska çlirue Shqiprinë, dhe paska vendosë me jau dhanë Shqiptarve demokracinë...!! Hahahahahahaha, o ta ri-shkerdheftë rracën krejt Tirana, sepse Tropoja ta ka shkerdhyer. Kurse, spihun i sigurimit nuk ka qënë kurrë, as Azemja, as i jati dhe as vellai që punonte në komitetin e partisë së rrethit si instruktor i ngarkuar për kontrollin e drejtesisë dhe degës së punve të brendshme...!!! Kurse ti Sali pallosh-xhepist Lusha, na trego njiherë hoistorinë kur Azem legeni e rrahu babën e tij në shtepi, të cilit ja dha nja 10 shpulla e 3 - 4 shqelma bythve...?!!! Nuk don të na tregosh...?!! Nuk të kujtohet..!! Ok, po ta ri-kujtoj unë o moter e grua-kurvë : Kur u kthye Saliu me leje nga Kota e Vlorës ku ishte "internuar" me urdher të sigurimit, për të spihunuar të internuarit në Kotë, e thirri Azemi për drekë në shtepinë e tij. Bashkë me Sali xhepist-spihunin shkuan tek Azemi edhe 3 persona të tjerë, që per rrespekt nuk po jua shkruaj emrin sot, SH.H, P.D dhe Y.H, që njëri prej ketyre të dy-ve, në atë kohë ishte burri i motrës së Sali Pallosh xhepistit. Nejse, kur po hanin dhe po pinin në tavolinën e mbuluar me napë të bardhë, tavolinPe e cila kishte disa syrtarë , SH.H i cili ishte edhe pak kleptoman, kishte futur duart poshtë napës së tavolinës dhe po kontrollonte lehtë-lehtë në syrtarët e tavolinës, dhe në një moment e nxjerr mbi tavolinë një manjetofon që po rregjistronte bisedat e tyre, dhe aty per aty e shan Azemin me moter, me nënë e me rracë. Në të njëjtin moment, Azemi betohet qe nuk dinte asgjë për ketë manjetofon dhe nuk ishte i familjes. Në keto debate me zë tê lartë, hyn në pjesen ku po hanin, babai i Azemit dhe Azem shkerdhata ngrihet në këmbë dhe ja jep nja 10 shpulla kokës dhe disa shqelma bythve babait të tij duke e sharë dhe duke e akuzuar që ti, si spihun i sigurimit na ke futur manjetofonin nën tavolinë. U prish dreka dhe të ftuarit dolën nga shtepia. Sapo kanë arritur në qender të qytetit, këta të ftuarit, ju kanë kallzuar të gjithve ketë histori. Pas pak minutash ka ardhur edhe Azem rracë-qiri, i cili betohej dhe perbetohej, që baba e ka futur manjetofonin nën tavolinë, ju e njifni babën që është një spihun i sigurimit i cili e shet edhe djalin e vet per degen e brendshme, etj etj etj. Sali rracë-qiri, po nuk tregove të verteten, do të të shkerdhej rracen në mes të Tiranës, do ti pres balluket e lyera me bojë këpucësh, dhe do ti publikoj emrat e 3 personave të tjerë, që ishin atë ditë me ty tek Azem spihuni. Emrat e tyre i njef krejt brezi 40 - 70 vjeç i qytetit B.Curri, por dua që ti njofin mosha e Tik-Tok-erave të atij toksit tënd, Arqimede dhëmbë prishurit....!!! Hahhahahahahahahah, Azem zagari, paska marrë në shpindë, çlirimin e popullit nga sigurimi i xhaxhit Kadri. Hahahahahahahaha, Azem legeni, paska rrëzuar plepat e komunizmit me një të goditur karrateje.....!!! ps- Kur Azem kurva, ju merrte pashaportat 15 a 20 personave të pakten 2 herë në muaj, dhe shkonte tek ambasada Greke dhe dilte me viza në keto pashaporta, që pa qi nanen Shiqere ketë sherbim e bënte "falas", për jo më pak se 2.000 dollarë ose marka, më lind kurioziteti : ketë "nder" që Azemit ja bënte ambasada Greke, përveç që kishin %-ndjen e vet, a ka mundesi që ketë sherbim ja bënin "Sorgos" tyre.....???!!! Kurse Tropoja ja nguli vehtes në mes të bythës, statujen e zagarit më të zgjebosur.....!!!

                          Përgjigjjuni
                          1. .
                            ...

                            Heqja e imunitetit ka qënë çështje përëllëku, siç e kanë në malësi, për t'i treguar këtij se lideri (hjekës) do të qe vetë doktori. Në këtë kuptim, si lider Azemin, nuk ishte vetëm doktori që nuk e donte, pasi ishte tip anarkisti, që nuk duronte ti zgjidhte problemet me fjalë e politikë brenda partisë por me forcë (për rrëzimin e listave të mëdhenj, Enverin, që kishte vdekur dhe Ramizin, që tashmë e kishte lëshuar, që kur Azemi ishte ende galantjer në Tropojë), me heqje zvarrë e kërcënime, që i kthente në realitet me bandat e tij "studentore", duke mos ndjerë për asnjë çast presionin e diktaturës shtetërore, se shteti-shtet kishte cof me vaft e me kohë nga presioni i huaj. Më shumë të ndaluar kishte në një dashje deri futbolli nga zënkat mes tifozësh se në rrëmujat studentore që "udhëhiqte" Azemi me shokë. Vrull i dhanë asaj lëvizje, kur me ta u bashkuan "sindikatat", levat lëvizëse të Partisë, me kërkesat absurde "ekonomike", që dihej se qenë të pa realizueshme për qeverinë: rroga me nga 3000 deri 5000 US$ në minierat e qymyrit... Nejse, këto qenë absurditetet e kohës, që njëra palë bënte sikur nuk donte ta lëshonte, e tjetra sikur ne vështirësi po ua merrte atyre, duke bërë kurban, për faqe të zezë, fytyrën dhe dinjitetin e kombit. Një shtet që kishte rezerva për vite luftë, në prag të "demokrcisë", shpallte falimentin: nuk kishte bukë, në një kohë që buka si bukë, ishte siguruar kaherë në vend. Ja, zvarritësisit e "lisave", Azemi me shokë dhe shokët, që bënin sikur nuk donin ta lëshonin i bënë rrafsh rezervat; i shpërdoruan, i dogjën, i vodhën për të justifikuar pamundësinë e mbajtjes së pushtetit, ku ato mund të qenë rezerva për ta kaluar sa më me pak dhimbje tranzicionin, që tashmë i kishte ardhur koha. Sidoqoftë situatave, Azemi kurdoherë dhe me përkushtim ka qënë pishtari në duart e Saliut që në fund e çoi në pritë, si mashë për të nxjerrë gështenjat (nga prushi i pritës për të) dhe duke nuhatur përfundimin, bazuar në karakterin e nxituar dhe shpërthyes të tij, për të fshehur gjurmët e bashkëpunimit kriminal. Berisha dhe Azemi, pasqyrë e PD-së të sotme.

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Beuni

                              Keshtu u qepen keto poturre dhe keshtu do te grisen . A. Hajdar ( e imiton Flamur Leshi ) , orrnok si banoret e kolonive te Makarenkos. ... S. Berisha revolucionar I revoltuar ( keshtu quheshin superheronjte , superkomunistet qe edhe nenen , edhe veten e tyre I kallnin ne arkivol ne emer te PP-se dhe sh. Enver ) , nje komunist qe ende nuk njeh limit ne vepren e tij mizore . C'prisni qe ta therrisni me emrin e vertete : Partia BERISHISTe , se Po na cani derrasat me emrin fals : Parti Demokratike !

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Fuad Cela Verzheshtes

                                Azem Qen Hajdari Spiun .i Sigurimt....................! Azem Qen Hajdari Hajdut xhepash......................! Azem Qen Hajdari Injorant total...........................! Azem Qen Hajdari Malok i Tropojes....................! Azem Qen Hajdari Vrases serial..........................! Azem Qen Hajdari Kopja e ndyre e Sali Kermes ! Azem Qen Hajdari Shpellare njelloj si Saliu........! Te gjithe maloket e Sali NonGrates jane i njejti model me ne Krye Sali NonGraten e Vicmindolit.

                                Përgjigjjuni
                                1. F
                                  Fuad Cela Verzheshtes

                                  Azem Qen Hajdari Spiun .i Sigurimt....................! Azem Qen Hajdari Hajdut xhepash......................! Azem Qen Hajdari Injorant total...........................! Azem Qen Hajdari Malok i Tropojes....................! Azem Qen Hajdari Vrases serial..........................! Azem Qen Hajdari Kopja e ndyre e Sali Kermes ! Azem Qen Hajdari Shpellare njelloj si Saliu........! Te gjithe maloket e Sali NonGrates jane i njejti model me ne Krye Sali NonGraten e Vicmindolit.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. F
                                    Fuad Cela Verzheshtes

                                    Azem Qen Hajdari Spiun .i Sigurimt....................! Azem Qen Hajdari Hajdut xhepash......................! Azem Qen Hajdari Injorant total...........................! Azem Qen Hajdari Malok i Tropojes....................! Azem Qen Hajdari Vrases serial..........................! Azem Qen Hajdari Kopja e ndyre e Sali Kermes ! Azem Qen Hajdari Shpellare njelloj si Saliu........! Te gjithe maloket e Sali NonGrates jane i njejti model me ne Krye Sali NonGraten e Vicmindolit.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Tutu

                                      Azemi ose standarti i demokracise shqiptare… kriminel.. kontrabandist..gangster .. injorant.. kafshe pylli…!!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. N
                                        Nismetari i demokracise

                                        Nuk e di se cili eshte kontributi i Azemit ne dobi te demokracise, pervec akteve te rrugacerise. Ky ishte nje anarkist i shitur tek te huajt dhe misionin e tij kur nuk mundi ta realizoje me propoganden pseudemokratike , kerkoi mbeshtetjen e rrugaceve te tjere dhe te spiunit te serbit Sali Berisha. dhe kur konkurenca u ashpersua klani berishsist e shmangu deri ne eliminim fizik. Me thoni ne cilin vend demokracia ka nisur si ne vendin tone, me rrugace, me spiune me anikombetare t eetshem per pushtet??? Ndaj kur egersohet mut Saliu mos kerkoni ta zbutni me shurre Azemin.....

                                        Përgjigjjuni
                                        1. N
                                          Nua rroki

                                          Sali berisha Azem hajdari Agron kulici Sali lushaj Izet Haxhia tropojan qe i ben mutin shtetit, krijuan celula hajdutesh dhe ndan placken e shqiperis Per keto nuk ka nje gjykat qe ti pushkatoj

                                          Përgjigjjuni
                                          1. d
                                            drejtesi e munguar

                                            Azemi me bemat e tij ishte per tu haruar emri.Pushtetaret e ketyre viteve e ben Hero qe te laninin krimet e kryera.Kurre nuk u bene hetime te rregullta se perse u vra dhe kush inxiti vrasesit. Vendosja e tij ne Varezat e Deshmoreve eshte turp.Duhet pa tjeter te sqarohet qe te mos lendohen ata qe i dhanevendit gjene me te shtrenjte ,jeten.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              NgaNJË I RI 96 VJEÇAR.

                                              Azemoi ushtrin e ka kryer në ish Divizionin e pukës,në atë periudhë dinte të bënte rripa orësh,pantallonash,pra me nkë fjalë galanterist.Si kand.iP.P.SH, për të pun a e tij.Sa pë atë që ka tërhequr plepa si ENVER HOXHA ai TË HANTE MUTIN e TYRE.Po të mos deshteRamizi dhe ca dallkaukë të ish byros politike e SHIKONTE Azemi me kompani ze zi rdëzohej SHTATORIA E BABAIT TË KOMBIT SHQIPTAR.RESPEKT N.Q.S. DO E PASQYRONI.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. 1
                                                1234

                                                Kane turperuare boten keta horra me ne krye kryekreminelin Sali Viçidoli nga vatha.

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje