Rama replikon me Tik Tok: Nuk ka çfarë sqarimesh kërkoni nga ne

22 Dhjetor 2024, 17:36Politika TEMA
Rama replikon me Tik Tok: Nuk ka çfarë sqarimesh kërkoni nga ne

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën “X” për ndalimin e TikTok-ut në Shqipëri, duke theksuar se ky vendim erdhi pasi mbi 90% e prindërve donin këtë gjë.

“TikToku nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria, sepse në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit të TikTokut. Ndërsa Shqipëria është shumë e vogël për t’i kërkuar TikTokut të mbrojë fëmijët dhe rininë nga humnerat e frikshme të algoritmit të tij, por uron që TikToku ta bëjë këtë për të mirën e të gjithë njerëzimit, përfshirë edhe Shqipërinë”, thekson Rama.

Postimi i plotë

“Ndalimi i TikTokut për (të paktën) një vit në Shqipëri, nuk është një reagim i nxituar ndaj thjesht një ngjarjeje, por një vendim i këshilluar gjerësisht me komunitetet e prindërve në shkollat e gjithë Shqipërisë.

TikToku nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria, sepse në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit të TikTokut. Ndërsa Shqipëria është shumë e vogël për t’i kërkuar TikTokut të mbrojë fëmijët dhe rininë nga humnerat e frikshme të algoritmit të tij, por uron që TikToku ta bëjë këtë për të mirën e të gjithë njerëzimit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Të thuash se vrasja e nxënësit adoleshent s’ka lidhje me TikTokun, sepse konflikti nuk qenka gjeneruar nga Tik Toku do të thotë të mos kesh kuptuar as seriozitetin e kërcënimit që ajo platformë ka sjellë për fëmijët dhe rininë e kësaj kohe, as fillin e arsyetimit të vendimit tonë për të marrë përgjegjësinë e reagimit ndaj atij kërcënimi.

Fortlumturisht Shqipëria është një vend demokratik, ku kur mbi 90% e prindërve kërkojnë ndalimin e TikTokut dhe kur shumica dëtrmuese beson se shëndeti i fëmijëve tanë nuk mund t’i shërbejë platformës, po platforma duhet t’i shërbejë shëndetit të fëmijëve tanë, atëherë vendimi ynë nuk ka se si të jetë më i qartë: Ose vetë TikToku duhet t’i mbrojë fëmijët e Shqipërisë ose Shqipëria do t’i mbrojë fëmijët e vet nga TikToku”.

28 Komente

  1. B
    Baca Bajram

    Shume drejt dhe e bukur pergjigjia e Rames. Kush qenka Tiktoku qe t’i kerkoj llogari qeverise se nje vendi sovran sec’vendime marrin per popullin. Nepermjet ketyre platformave mediatike po rritet nje brez dembel qe kujtojne se jeta eshte TikTok, Snapchat, Facebook dhe mund te behesh milioner brenda dites…

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rreziqet që paraqet TikTok për fëmijët

      Përmbajtje vizuale e papërshtatshme: Fëmijët mund të ekspozohen ndaj përmbajtjes eksplicite ose të rrezikshme që mund ta imitojnë pa e kuptuar rrezikun, si sfida të rrezikshme si "Blackout Challenge." Mungesa e nevojës për të hapur llogari: Fëmijët mund të shikojnë përmbajtje në TikTok pa krijuar një llogari, duke anashkaluar kështu kontrollet prindërore dhe kufizimet. Privatësia dhe siguria e të dhënave: TikTok është i njohur për monitorimin e gjerë të të dhënave, përfshirë përdorimin e gjurmuesve nga palët e treta, duke ngritur shqetësime për abuzimin e mundshëm të informacionit personal. Kontakt me të panjohur: Funksione si mesazhet direkte dhe "Duet" mund t'i ekspozojnë fëmijët ndaj personave me qëllime të këqija ose sjellje manipulative. Cyberbullying (Ngacmimi në internet): Fëmijët mund të bëhen viktima të ngacmimeve për përmbajtjen e tyre, veçanërisht nëse ajo nuk arrin standardet e larta krijuese të platformës. Varësia: TikTok krijon varesi për përdoruesit, dhe fëmijët mund të kalojnë orë të gjata duke e përdorur, gjë që mund të çojë në izolim shoqëror dhe ndikime negative në shëndetin mendor dhe emocional.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Torino

      Hallall!Ta besh dot dhe me rracat e tjera(sidomos me ato rretherrotull)-tu tregosh dhembet mire do jete!Se cdo kinezi qe kerkon llogari ne nje vend te pavarur,zoti e di.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Loni

        Që në Shqipëri nuk vendosin shqiptarët, këtë e di edhe bufi, ti prandaj e mbylle, për të treguar se këtu këndon vetëm një bilbil dhe bënë çfarë të dojë ai. Por me këtë jemi mësuar si popull tashmë, nuk na bënë përshtypje, ajo që na shqetson është se mos na ndodh si me Bechettin, se nuk na mban më kurrizi të paguajmë qindra milion për kapriçot e tua.

        Përgjigjjuni
        1. q
          qyterari

          Loni-as une dhe as zotrote nuk mundet te flasim ne emer te popullit, prandaj korigjo fjaline perkatese. Qe Tik-Toku eshte nje platforme qe shkakton shume probleme tek adoleshentet ajo eshte nje fakt mese i vertete. Per mendimin tim, Rama me mbylljen e kesaj platforme ka bere gjene e duhur.

          Përgjigjjuni
        2. F
          Fieraku Demokrat

          Aman o Edi cfar na bere! Ke vene ne siklet Sali komunistin se ai e perdorte tik - tokun per te share ty . Hahahaaaaa pandaj e mbylle ti te shpetoshe nga sharjet e tij

          Përgjigjjuni
          1. t
            tetovari2

            Bravo,përgjigje ekselente!Le t'a dijnë që Shqipëria vendos vet për popullin e vet! Pra ky shtet ka pronar,popullin!?

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fak Tik Tak

              Fuck Tik Tok dhe motherfuckers qe e kane. Ju qifsha robt moren me qafe njerezimin me plehrat e llojit Kozak e te tjere. Glorifikimi i injorances, kafsherise, kurverise dhe veseve. Ta hiqte pergjithmone mire do bente. Ne Kina kurvat e Tik Tok nul lejohen te japin pislleqe

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kalec Dega

                ...po po..se ke shkelur ligjin..Arbitrazhi nderkombetar do te shkaterroj.. fatkeqesia eshte se do paguaji Shqiptari per humbjen skandaloze me ligjin... Narco-Dictator Rama!

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xha

                  O karuc, e hapë atë halen edhe ti?

                  Përgjigjjuni
                2. K
                  Kontroll Prinderor

                  S'do shikemi më Chili cone carne epice

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Maks

                    Pse si fut nji gjob te majme ashtu sic beri franca e disa shtete te tjera Dhe keto pare jepua njerezve ne nevoj

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Human

                      Rama nuk e mbyll tik tokun si nje mase kunder demokrateve apo Saliut, por per tu treguar padroneve te tij devotshmerine e Shqiptareve. Populli shqiptar ka qene gjate gjithe historise nje puthadore i mire i fuqive qe e kane dominuar. Edhe kete radhe Edi Rama nje sharlatan i vene nga fuqia qe dominon Shqiperine sot, perpiqet te kenaqi menjehere c'fare padroni deshiron.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dakord

                        Koment interesant, por nëse populli shqiptar ka qenë puthador i fuqive të mëdha për gjatë historisë atëhere Rama është koherent dhe vepron në përputhje me mendimin kolektiv të popullit të tij.

                        Përgjigjjuni
                      2. V
                        Vini

                        Ne kete rast ka te drejte, per te tjerat flasim

                        Përgjigjjuni
                        1. 1
                          1

                          Si me apo pa Tik-Tok njerezit nuk ndryshojne, ajde tashti te mbyllim tv e gjithçka se mos na luan mendesh ndonjeri e bene çudira. Mbyllni çte doni ky Popull veshtire se ndreqet edhe kete shekull

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            ILIR

                            Me e kollajte eshte ta mbyllish TIK-TOK-un,por te tjerat a i mbyll dot ? Kjo qe thote ky i gjati eshte vetem per te fituar pike per fushate,por nuk e zgjidh problemin.Tek ne qe heret,ne moshat e reja krijohrn ca shembuj te hajduterise,korrupsionit,te pasuruarit me shpejtesi qe ne te shumten jane ne menyre te pandereshme,droga etj,etj. Keto duhen luftuar dhe jane themelore per nje shoqeri me te shendoshe...........nga prinderit e tek brezi i ri.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Endri

                              Pike me mbylljen e tik tokut? Ku jeton ti lali,ne hene apo ne mars.Ose je sylesh.Rama e ka ne xhep mandatin pa bere fushate fare.Mendon se jane aq budallenj shqiptaret tia lene shqiperine ne dore Sali asadit me grupin islamik qe ta rrafshojne shqiperine me keq se ne 97.Bobo cfare niveli.Apo nuk ke te drejte dhe te drejte vote.

                              Përgjigjjuni
                            2. I
                              ILIRIA DHE FISET ILIRIKE

                              E prishi me Kinen si Enveri, ndiek te njejtat strategji ato qe mesoi ne shkolle analfabeti te tine origjinale ka vetem fytyren si picture e bere bashke me urrejtien dhe degjenerimin.

                              Përgjigjjuni
                              1. a
                                a.a

                                1 vit ??? mbylle fare. jeni rehat se u cmenden kalamanjt.shume vende po diskutojn ta mbylin per arsye se kinezet keshtu kontrollojne te dhenat e perdorusve.

                                Përgjigjjuni
                                1. a
                                  afrimi

                                  Budallenj jeni te gjithe: Tick Tok eshte Rama dhe Berisha Tick eshte Rama dhe Tok eshte Berisha Se bashku ata jane Ticktack ose TickTok Rama thote ta mbyllim se te rinjte jane bere gangester nga tiktok por ne te vertet jane bere Tick nga Rama dhe Tok nga Berisha. Per shembull sa te shohesh Berish gangesterin dhe qente e tije ne parlament dhe jashte ke pare gangesteret nga te cilet mesojne te rinjte e pashkolluar si te sillen. Keshtu qe me pare mbyll Ramen dhe Berishen dhe parlamenting e tyre for ja 10 vjet dhe krimet do eleminohen plotesishte

                                  Përgjigjjuni
                                  1. I
                                    ILIRIA DHE FISET ILIRIKE

                                    Je shum I qarte, tik tok jane Rama e Berisha.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. X
                                      Xha

                                      O afrim, mëso te shkruash.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. a
                                      afrimi

                                      Budallenj jeni te gjithe: Tick Tok eshte Rama dhe Berisha Tick eshte Rama dhe Tok eshte Berisha Se bashku ata jane Ticktack ose TickTok Rama thote ta mbyllim se te rinjte jane bere gangester nga tiktok por ne te vertet jane bere Tick nga Rama dhe Tok nga Berisha. Per shembull sa te shohesh Berishe gangesterin dhe qente e tije ne parlament dhe jashte, ke pare nga te cilet mesojne te rinjte e pashkolluar si te sillen. Keshtu qe me pare mbylle Ramen dhe Berishen dhe parlamenting e tyre for ja 10 vjet dhe krimet do eleminohen plotesishte

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Enea

                                        Kjo nuk ka lidhje fare, por fare me rrezikun ndaj femijeve. Tik Tok eshte nje media qe ka shume popullaritet tek te pakenaqurit ndaj regjimit te Edi Rames. Eshte e vetmja media qe Rama nuk e blinte dot dhe duke qene se perdoret shume nga shqiptaret vendosi ta shmange rrezikun per zgjedhjet.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. J
                                          Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

                                          Në Shqipërinë e mafjes, tribalizmit, vorjoqimarizmit, helenizmit, islamizmit, kishës sëLaçit, pedofilisë, prostitucionit dhe imoralitetit, duket më shumë si lëvizje për t'i lëpirë bythën në mënyrë histerike amerikanëve në kurriz të bizneseve kineze. Thjesht po prostituojmë. Tik Toku, nuk është më i rrezikshëm se alkoli, bixhozi, droga, gjithë qeveria e hajdutëve, opozita që prostituon, apo gjithë pjataformat e tjera social në internet. Përdorimi që ne i bëjmë është skandaloz. Kështu që më mirë që kryeministri të investojë jo në qeveritarë hajdutë, por në rritjen e kulturës së qytetarëve shqiptarë, ku në çdo platformë online të konfrontojnë arritjet teknologjike, sportive, opinionet qytetare, kulturën e punës dhe jo kafshërinë, gryklsinë, tërbimin, prostitucionin dhe mizerje në të cilën pluskon shoqëria dhe elita shqiptare.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. j
                                            jani

                                            O cfar fytyre ky i gjati...i peshtire..

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              Për piçkën e bllokut

                                              Me bujqësinë në mesjetë, pa ushtri, pa industri, pa flotë, pa hekurudhë pa asnjë mut, mos i bëj karshillëk Kinës se do përfundosh i sodomizuar siç t'a bëri Irani dhe " aleatët" tallnin karin. Po pate bole kërko pavarsi për Çamërinë, të drejta për shqiptarët etnikë të Greqisë dhe Arvanitasit, shporr Janullën,, bashko Shqipërinë me Kosovën dhe varros motërqirin e Viçidolit

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje